8

174 19 4
                                    

E nesermja erdhi shume shpejt. Ajo e kishte lene t'i tregonte sot te verteten Aldit. Nuk mund ta shtynte me dhe as ajo vete nuk donte ta shtynte.
Shkoi ne shkolle. Sot ishte dita e pastrimit. Djemte do largoheshin, ndersa vajzat do qendronin te pastronin. Ndoshta Aldi do largohej dhe ajo s'do mund te fliste me te. Kjo gje e merziti. Donte te fliste me te.
Erdhi Eri.
- Po si e le Aldin ashtu dje moj ? - i tha Kendit.
- Ma bej hallall thuaj Aldit, po isha me kusheririn nuk flisja dot.
- I thash pa merak. Po mos harro qe sot duhet t' ia thuash.
- Po sot esht pastrimi.
- S'ka gje, do te te presim. S' ke shpetim kesaj rradhe.
"Se mos une dua te shpetoj." - foli me vete Kendi.

                              ***

Mesimi mbaroi dhe djemte u nisen per ne shtepi. Vajzat filluan te pastronin. Kendi qendronte ne dritaren e klases duke pare Aldin me Erin qe prisnin ne oborrin e shkolle.

"Ai po pret per mua. Dikush po pret per mua. Shikoje sa bukur qendron. Duart e tij, trupi i tij. Ejj Kendi cfare thua keshtu?! Haha ai duket qe eshte i stresuar. Prej meje me siguri. Epo duhet te presesh edhe pak Z.Aldi." - foli Kendi me vete dhe u kthye nga vajzat.

- O goca , a mbaruat? Keni 6 ore qe lani nje klase. Hajde pra, jepini duarve.
- Kendi te kerkon Eri,- tha njera nga vajzat.
- Epo ika une. Shihemi neser! -tha Kendi dhe u largua nga klasa bashke me Elonen. Shkuan drejt djemve. Aldi po priste te dera, nderkohe qe Kendi zbriste shkallet.
" O mos! Cfare po bej keshtu? C' pune kam une me keta?!"

Mesa dukej Kendi kishte filluar te nervozohej shume, por gjithsesi nuk mund te kthehej mbrapsht tani. Keshtu ndodhte gjithmone. Kendi merrte nje vendim. Vazhdonte ta zbatonte. Ne mes te rruges pendohej, e kuptonte qe ishte e gabuar , por kurre nuk kthehej mbrapsht.
" Eshte keq te kthehesh mbrapsht."- thoshte gjithmone kur Andrra i kerkonte te mos vazhdonte me me ate qe po bente.

Gjithsesi, vazhduan te ecnin te katert. Eri filloi te niste muhabete kot pa lidhje, por askush nuk i pergjigjej.
- Uff me cmendet. Do flisni ndonje fjale, se nuk po di as une si ta hap ate teme,- u tha Kendit dhe Aldit.
- Okj pra , po flas une qe edhe te mos keqkuptohen akoma me shume gjerat, - tha Kendi dhe vazhdoi.
- Isha une ajo vajza qe i kerkoi Elones te gjente mbiemrin tend dhe numrin tend te telefonit, porrrr.... mbiemrin e desha se ma kerkoi zysha per listen e nxenesve, ndersa ne lidhje me numrin thjesht beme nje loje te vogel me Elonen. Apo jo Elona?
- Po, ashtu ishte , -pohoi Elona.
Aldi nuk foli fare. Ai vetem e shihte Kendin ne sy.

" O Zott!! Po pse me sheh ashtu??! Syte e tu.. syte e tu po flasin. A po i lexoj sakte valle?? Ky shikim.. sa do te doja te me shihje keshtu gjithmone."

- Domethene ishte e vertete qe ishe ti. Kur te thash une..- tha Eri.
- Po ti nga e kuptove?- i tha Kendi.
- Nuk ishte shume e veshtire. E kuptova nga menyra se si e shihje Aldin kur po aktronte.
- Si e shihja??
- He he .
- Jo jo jo nuk eshte ashtu. Ufff po ti pse ngaterrohesh.
Eri dhe Elona filluan te ecnin para. Donin t'i linin vetem. Gjate gjithe rruges Kendi e kishte kapur per krahu Elonen qe mos te ikte, por ajo kishte perfituar nga pavemendja e saj dhe iku. Ndodheshin pak hapa perpara tyre. Aldi vazhdonte ta shihte ashtu, ndersa Kendi humbiste ne nje bote tjeter kur shihte syte e tij. Uli shikimin.
" Jepi Aldi, thuaj dicka. Per aq kohe sa nuk kam guxim te shikoj syte e tu, te pakten te degjoj zerin tend."
Por mesa dukej Aldi nuk kishte ndermend te fliste, keshtu qe Kendi vendosi ta thyente ajo heshtjen.
- E dije qe isha une ?
- Me kishte thene Eri,- iu pergjigj Aldi.
"Shyqyr, foli njehere."
Ne ate moment u afruan Eri me Elonen.
- He ia the ?
- Cfare ti them?- i tha Kendi, - Ky nuk flet fare.
- Po thuaj me ndonje gje, - iu drejtua Eri Aldit.
- Kater dite pa gjume, - tha Aldi dhe qeshi.
" What the ... ???!!! Ai ka ndenjur 4 dite pa gjume prej meje?!! Edhe duke e ditur qe isha une ?!!"
- Hahaha me fal! - i tha Kendi.
Mberriten ne rrugen ku do ndaheshin.
- Une e kam rrugen ketej, - tha Kendi.
- Ne e kemi ketej, - tha Eri.
- Ooo po une vetem do iki. Elona do vije me mua se keshtu me tha . Nuk do bej gjithe ate rruge vetem une.
- Epo i biem edhe ne andej pra,- iu drejtua Eri Aldit, - meqe edhe Kendi paska qejf qe ta shoqerosh.
Aldi pohoi me koke dhe filloi te qeshte tek shihte Kendin. Kendi buzeqeshi. Ne fund te fundit kete donte. Vete nuk kishte ndermend te thoshte asgje, por nga te tjeret i pelqente shume.

Vazhduan te ecnin dhe askush nuk fliste.
- Une kam vene re dicka, - tha Eri.
- He, thuaje se plasem keshtu ne qetesi,- vazhdoi Elona.
- Kam vene re qe Aldi pelqen Kendin dhe Kendi pelqen Aldi.
- No koment nga asnjeri, - u hodh menjehere Kendi, duke mos i lene mundesi as Aldit te fliste. Ne fakt ai nuk kishte ndermend ta bente po prape. U ndesh serisht me shikimin e Aldit.
" Po thuaje atehere! Thuaje ate qe me thua me sy!! "
Donte qe Aldi te fliste, te thoshte ate c'ka ajo lexonte. Donte te dinte nese po lexonte sakte.
- Mire atehere. Do ju bej nje pyetje te dyve, po po ta bej ty para Kendi,- tha Eri.
- Beje po nuk do pergjigjem,- iu pergjigj Kendi, duke e ditur se cila do ishte pyetja.
- A e pelqen Aldin?
- Te thash qe nuk do pergjigjem,- tha Kendi, - pastaj pse ma bere mua pyetjen para?
Mendoi se mos Eri po mbante me hater shokun e tij. Ne qofte se Kendi do thoshte jo , atehere edhe ai jo , nqs Kendi po edhe ai po. Tani mendoi qe meqe Kendi nuk u pergjigj , as Aldi s'do pergjigjej.
- Ne rregull, po pyes Aldin?
O Ald a e pelqen Kendin?




Si mendoni cila do jete pergjigjia e Aldit?? A do kete me pas nje kunderpergjigje nga Kendi??

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now