- Kendi me shiko ne sy!
Kendi filloi te dridhej dhe ngriti koken te shihte ate qe po e therriste. U ndesh me syte e tij. Syte me te bukur per te. Ndjeu zemren t'i rrihte shpejt, gjunjet t'i rendoheshin dhe syte ti mbusheshin me lote.
- Kend ma jep doren! - dhe dora e tij u zgjat drejt saj. Ajo vazhdonte te shihte syte e tij. Kishte humbur tashme aty, ashtu sic ndodhte sa here qe e shihte. Zgjati doren dhe kapi doren e tij. Nje elektricitet i pushtoi trupin dhe te dridhurat nuk pushonin. Ai e shtrengoi doren e saj dhe vazhdonte ta shihte ne sy me ate veshtrimin e tij, njesoj si diten e pare. Kendi filloi te qante dhe mbylli syte te ndalonte lotet. Hapi syte serish dhe asgje.
Ishte thjesht nje enderr. Nje enderr qe e beri te ndihej e shkaterruar. Filloi te qante me denese dhe me duart te lidhura grusht godiste kraharorin. Donte t'i jepte fund asaj dhimbjeje. Nuk mundej dot me keshtu. Duhet te bente dicka qe kjo dhimbje te zhdukej, perndryshe do ishte ajo qe do mbaronte bashke me te.***
Erdhi ora te nisej per ne shkolle. Fatmiresisht oret ishin te shkurtuara sot. U nis dhe pasi mbaroi mesimin mori Andrren ne celular.
- Hey Andrra , ku je ??
- Tani dola po do dal me gocat se ka njera ditelindjen.
- Aa okj, kalofsh mire zemer.
- Rrofsh. Cfare do besh ti ?
- Se di ja te shoh.
- Ok pra ika. Byee.
- Byee.
Dicka po thurte ne mendjen e saj dhe mesa dukej Andrra nuk mundi te ishte pjese.
- Ejj Sona, ca do beni ju? - pyeti shoqen e saj te klases, qe ishte bere nje nga shoqet e saj me te mira. Sona ka dhe nje moter binjake, Ina, por jane shume te ndryshem. Sona ishte me mistrece, ndersa Ina me e permbajtur. Kuptohet qe temperamenti i Sones pershtatej me mire me te Kendit.
- Se di dalim thone keto. Cfare ke ti? S'me dukesh mire.
- Ne fakt une dua te shkoj diku po jo vetem. A mund te vish me mua?
- Po patjeter. Ja te lajmeroj Inen dhe ikim.
Vajzat u nisen, por Sona ende nuk e dinte se ku po shkonin. Kishte vendosur te ndiqte miken e saj ne qetesi pa i bere pyetje.
- Une dua te shkoj ne varreza,- tha Kendi.
- Ne rregull,- u pergjigj menjehere Sona.
Kendi mbeti paska e habitur. E dinte qe mikja e saj do shkonte kudo me te, por pa bere asnje pyetje vertet ishte e cuditshme. Sona kishte arritur ta kuptonte mire Kendin. E dinte qe ne ato momente ajo donte qe clirohej dhe perderisa kishte nevoje te shkonte deri atje do e shoqeronte.Arriten.
- Ka nje problem te vogel,-tha Kendi.
- Ti nuk e mban mend se ku ndodhet varri i gjyshit apo jo ?- tha Sona dhe te dyja filluan te qeshnin.
- Teknikisht, jo, - u pergjigj Kendi.
- S'ka gje , eja kerkojme se ndoshta te kujtohet.
Kendi bleu dy karafila. Nje per gjyshin dhe nje per gjyshen. Gjyshja kishte 10 vite qe kishte nderruar jete, kur Kendi kishte qene ende e vogel, ndersa gjyshi para 2 muajsh. Ajo i donte shume te dy ata. Ishin engjejt e saj qe e mbronin gjithmone. E dinte se ata nuk do ta linin asnjehere vetem.Filluan te kerkonin varrin e gjyshit. Kishte kaluan 1 ore dhe vajzat ende nuk e kishin gjetur. Ishin shume te lodhura. Kendi filloi te behej akoma dhe me keq. Donte te ulej ne toke dhe te qante me te madhe, por jo duhet te gjente gjyshin e saj.
Ngriti koken drejt qiellit dhe filloi te fliste me vete."Gjyshi, te lutem, une e di qe me degjon. Te lutem me ndihmo te te gjej. Te pakten te te jap keto lule. Te lutem! Me ka marre shume malli per ty! "
Nje zog pa te fluturonte siper saj. Iu duk si nje fije shprese. Nje shprese e fundit.
- Eja ketej, - i tha Sones dhe filloi te ndiqte zogun. Ishte e sigurt qe ai do e conte te gjyshi i saj.
Filloi te ecte derisa mberriti ne nje kthese. Ndaloi. Dicka iu kujtua, nderkohe qe zogu filloi te rrotullohej ne vend diku ne rrugen ku te conte ajo kthese. Iu kujtua...
YOU ARE READING
Engjelli Im I Lumturise
SpiritualJeta na ve perballe ngjarjeve te ndryshme duke ndryshuar rrjedhen e saj. Kendi, nje vajze kembengulese, refuzon t'i dorezohet fatit te saj. Per aq kohe sa do te ekzistoje , do luftoje me gjithe forcen e saj per te marre ate qe do.