Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Do te kishte se s'ben dicka qe nuk shkonte. Cdo gje e ka nje fund apo jo?! Sa mund te zgjase nje lumturi? Nje sekonde.. nje minute.. nje ore..nje dite apo nje jave ?? Jo jo me falni nje muaj. Vetem kaq mund te zgjaste lumturia e Kendit. Madje per te kishte zgjatur shume. Kishte nje jave qe ishte nisur per pushime dhe gjate kesaj kohe nuk kishte folur fare me Aldin. Jo sepse nuk kishte patur mundesi, por sepse ai nuk i ishte pergjigjur mesazheve te saj.
Kishte shkuar per pushime ne qytetin e saj te preferuar. Aty ku mali, fusha dhe uji takoheshin bashke. Aty ku dielli nuk perendonte mbi uje, por mbi mal. Aty ku freskia nuk te lejonte te afroheshe prane ujit te kristalte me mikrogjallesa. Aty ku mrekullite e natyres kishin krijuar barrieren e tyre per tu mbrojtur nga gjallesat egoiste dhe shkaterrimtare, njerezit. Ishte natyra ajo qe kishte jeten nen kontroll. Te lejonte te shijoje gjithcka pa cenuar asgje, aq sa duhej. Ishte ne vendin perfekt, ku merzitja per Kendin ishte e ndaluar. Gjithnje qendronte me laps dhe leter ne dore e shoqeruar nga muzika dhe natyra. Gjithcka i duhej ishte aty. I dukej sikur ishte larg botes, asaj botes mizore ku ajo duhej te qendronte gati-tu per cdo "sulm". Aty mund te ishte njeriu i qete, i dashur, i brishte dhe pse jo naiv, qe mendonte se bota mund te ndryshonte. Kishte krijuar boten e saj brenda nje bote te tere dhe kjo i kishte mjaftuar gjithmone, por jo kesaj here. Kesaj here ndiente se dicka i mungonte. Ndiente se dicka kishte humbur. Cfare mund te ishte valle?!U largua nga ai qytet me koken pas per tu kthyer ne boten reale. Nuk donte te kthehej, por deshira per te zbuluar se cfare ishte ajo qe kishte humbur nuk e linte rehat. E dinte se pergjigjja do gjendej atje. U kthye ne shtepi. Aldi ende nuk i ishte pergjigjur mesazheve te saj. Mendoi se do te kishte ndonje problem.
Vendosi te fliste me Erin per te marre vesh dicka. Pasi biseduan per gjera te zakonshme, ajo e pyeti:
Kendi: Po Aldin e ke takuar?
Eri: Po mbreme isha me te .
Kendi: Ca thote ? Si eshte ?
Eri: Mire.
(E kuptoi qe dicka nuk shkonte.)
Kendi: Pse nuk me ka folur?
Eri: Nuk kishte bateri.Sigurisht qe ky justifikim nuk vlente per nje jave, por Kendi nuk do e zgjaste.
" Nqs nuk do mos fol, por me thuaj te pakten." , - tha me vete sikur te ishte duke folur me te.
Nderkohe bisedat me Erin po beheshin te shpeshta. Kendi ndryshoi mendim per te. Ne thelb ishte djale i mire. Pas disa ditesh, Eri filloi t' i fliste per nje vajze qe ai pelqente. Pas nje shpjegimi te gjate Kendi kuptoi qe Eri ishte i lidhur me nje vajze, por ne fakt pelqente nje vajze tjeter.
"Si te gjithe. Nuk e kuptoi se cfare u thote mendja juve. Perderisa je i lidhur, pse dreqin merresh me te tjera?!"
Mendoi per Aldin. Ndoshta ai po bente te njejten gje.
"Te pakten me thuaj. Nuk mund te ikesh pa dhene asnje sqarim. Nuk mundesh."Hapi profilin e tij dhe nje dhimbje te thelle ndieu ne kraharor. Perpara pak minutash, ai kishte hedhur nje foto me nje vajze. Ishte pikerisht ajo qe mendoi dhe ajo duhej te ishte tjetra. U acarua shume. Askush nuk mund te tallej me te. Nuk kishte te drejte ta bente.
"Thjesht mund te thoshte qe mbaroi dhe kaq. Pse e ben nje gje te tille??"Filloi ti shkruante.
Kendi: Ald a mund te flasim?
Kendi: Cfare mendon se po ben ?
Kendi: Okj e kuptoi qe nuk ke asgje per te thene, por kam une. Je i detyruar te me degjosh.
(Aldi vazhdonte t'i linte mesazhet unread. E kuptoi qe keshtu nuk do i pergjigje dhe vendosi te nderronte strategji.)
Kendi: Ne rregull. Dua vetem te te them me fal ne qofte se kam bere ndonje gje. Nuk do te te bezdis me. Je i lire tashme. Edhe jam e lumtur qe te njohta te pakten.
( Pavaresisht se si shtirej, kjo situate vertet po e lendonte shume. Kishte qene aq e lumtur dhe tani.. tani cdo gje mbaroi. Aldi iu pergjigj kesaj rradhe. Te pakten u pergjigj.)
Aldi: Nuk ke pse me kerkon falje. Nuk me bezdis, perkundrazi me kupton. Me fal ti😙.Kendi nisi te qante. Per here te pare po derdhte lote per dike qe nuk e kishte asgje. Aty kuptoi se sa i rendesishem ishte bere ai per te. Por tani ishte shume vone. E kuptoi se cfare kishte humbur...nje pjese te sajen. Nuk e zgjati me. Nuk donte te degjonte as sqarime asgje tjeter. Donte vetem te harronte gjithcka. Ate gjithcka qe e beri te lumtur per here te pare. Donte te harronte enderren qe iu realizua. Te harronte personi qe mundi t'ia realizonte ate enderr dhe personin qe ajo kishte qene gjate kesaj endrre.
Ndihej shume keq. Ndihej sikur e kishin perdorur, sikur kishin luajtur me te dhe me pas e flaken. Frika e saj per te mos qene nje loder u realizua."Nje gje eshte e sigurt. Kjo jete nuk eshte per mua! Duket qarte qe kam ngaterruar univers. Sa bukur do te ishte sikur te me largoje qe ketu! Te lutem , O Zot! Jam betuar qe nuk do te qaj me. Me ndihmo qe ta mbaj kete premtim. Si ka mundesi qe cdo gje e mesova ne kete jete, por vetem te jetoj pa njeri nuk e arrita dot. Dua te dini vetem nje gje. Ju kam dashur dhe ju dua shume! Se cfare do te ndodhe me pas nuk e di dhe nuk dua ta di. Por une nuk do jem me kjo qe jam. Kendi eshte larguar tashme. E shkaterruat aq shume ate vajze sa nuk mbeti me asgje prej saj. Sa e pafajshme qe ishte !! Deshira e saj e vetme ishte te ishte e lumtur, por nuk e realizoi dot. Donte qe ta donin ashtu sic ajo i donte te giithe. Por jo... te gjithe e lane vetem. Vetem..te vetme..pergjithmone..ne vetmi!! I kane dhene aq shume shtysa per ne humnere sa nuk do mund te dale me kurre qe aty. I bete cfare deshet, e merzitet, e lenduat , luajtet me te .. dhe ne fund do pyesni se cfare ndodhi..pse ajo u be keshtu?
Ajo qe do shfaqet perpara jush nuk do te jete me Kendi qe ju do donit. Nuk do te keni me kurre mundesine ta shkelni, t'i jepni shpresa, sepse ajo nuk do besoje me kurre. Vertete do ta shihni gjithmone te qeshur, por jo nga lumturia po nga inati. Ajo do qeshe, do qeshe ashtu sic do te donte te qeshte me te vertete. Do qeshe qofte edhe vetem. Ajo nuk ka me nevoje per asnje. Ajo do mesoje te jete e vetme. Ajo do ia dali mbane e vetme. Ju betohem! Ajo do arrije aq lart sa asnje s' do mund ta kape. Ajo do ju beje te paguani per gjithcka, per cdo lot qe e keni bere te derdhe. Do paguani per cdo gje! E shkaterruar, e vetme, e mjere, e vrare, ajo do arrije gjithcka dhe ju s' do mund te beni asgje. Qofte edhe e vdekur mos iu afroni me! Boll me hipokrizite tuaja, me dashurite tuaja fallco! S' dua te shoh me asnje prane meje! Ju urrej te gjitheve!
JU URREJ!! JU URREJ!! JU URREJ!! "
YOU ARE READING
Engjelli Im I Lumturise
SpiritualJeta na ve perballe ngjarjeve te ndryshme duke ndryshuar rrjedhen e saj. Kendi, nje vajze kembengulese, refuzon t'i dorezohet fatit te saj. Per aq kohe sa do te ekzistoje , do luftoje me gjithe forcen e saj per te marre ate qe do.