34

444 20 13
                                    

Do ju tregoj nje histori..
Dikur njoha nje djale. Me goditi qe heren e paren. Per here te pare ndjeva zemren te me rrihte. Thashe "Ky eshte i duhuri! " E bera pjese te jetes time.. te mendjes sime.. te zemres sime.
Me dhuroi lumturi, me beri te qesh lirisht. Me mesoi se cfare do te thote te jesh njeri i lire, njeri i mire. Une isha mosbesuese. Mendoja se njerezit gjithmone te zhgenjenin dhe nuk duhet t'u besoje. Mendoja se nese i tregoja dicka dikujt, ai do me quante te dobet. Do mendonte se me kishte ne dore. Mendoja se te jesh vetvetja me dike do te thoshte t'i dhuroje me duart e tua armen per te te goditur. Por ai me mesoi se nuk ishte ashtu. Ai me mesoi se sinqeriteti ishte cilesia me e mire e nje njeriu. Se te ishe vetvetja nuk do te thonte te ishe e dobet, perkundrazi ti ishe e forte. Te fshehtat i sillnin rrenimin nje njeriu dhe nese ishe i sinqerte ti kishe fituar qe ne fillim.
Ai me mesoi se nuk ishte nevoja te bertisje per t'i thene dikujt dicka, madje nuk ishte nevoja as te flisje. Mjaftonte vetem nje shikim dhe gjithcka merrte fund.
Ai me mesoi se nuk ngrihet lumturia mbi rrenjojat e nje dhimbjeje. Thjesht ji i lire dhe leri te tjeret te lire.
Ai me mesoi se nje lidhje nuk ngrihet vetem mbi dashuri, por mbi besim. Te mos kesh frike t'i kthesh shpinen njeriut qe do. Te dalesh perkrah tij dhe te jesh e sigurt se ai do vazhdoje ta shtrengoje doren tende.
Ai me mesoi se te heqesh dore nga ajo qe do, do te thote te heqesh dore nga vetja. Mos hiq dore!! Edhe nese e gjithe bota te thote hiq dore .. mos hiq dore!!
Dilu kunder te gjitheve!!
Nese dikush te thote se ai te genjen, ti beso zemren tende.
Nese dikush te thote se ai te perdor, ti degjo ndergjegjjen tende.
Nese dikush te thote se nuk eshte njeri i mire.. thuaji se nuk e njeh. Sic eshte me ty ai nuk eshte me asnje.
E nese dikush te thote se ai nuk te do.. ktheu e shih syte e tij. Aty do gjesh pergjigjen. Syte nuk genjejne kurre.
Ai me mesoi se te luftosh do te thote te jetosh. Mbroji enderrat e tua!! Mbro idealet e tua!!
Nese ke qofte edhe nje fije shprese per dicka te pamundur, atehere nuk eshte e pamundur.
Nese do dicka.. guxo! Njeriu pendohet me se shumti per gjerat qe s'i ben dhe jo per ato qe ben.
Lufto !! Ndoshta nuk do marresh ate qe do, por e sigurt qe do marresh ate qe meriton.
Ai me mesoi si eshte te ndihesh e gjalle. Me mesoi se njeriu ka force t'i perballoje te gjitha nese ne zemer ka dashuri.
Ai me mesoi c'eshte dashuria.

Dikur njoha nje djale.. Dhe sot, ai eshte

ENGJELLI IM I LUMTURISE




Ky eshte fundi i ketij libri, por jo fundi i kesaj historie. Mos harroni!! Nje histori dashurie nuk e ka kurre nje fund.

Faleminderit te gjitheve !!😄

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 24, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now