26

140 14 6
                                    

"Ald!! Ald te lutem, mos ik! Mos ik, Ald!! Te lutem! " - fliste ne gjume nderkohe qe ishte mbuluar ne djerse dhe lote.
Hapi syte dhe vuri re qe gjendej ne dhomen e saj. U kthye drejt komodines dhe pa shenimin qe i jepte shprese sa here e shihte.

"Mund te largohesh sa te duash

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"Mund te largohesh sa te duash. Mund te me shmangesh sa te duash. Por mos harro dicka. Une s'do heq kurre dore prej teje! Jo per aq kohe sa te ndjej kete dhimbje dhe kete dashuri. Nuk do heq dore."

U ngrit nga shtrati dhe nisi te behej gati per ne shkolle. Gjate gjithe rruges rrotullonte koken sa nga njera dritare te tjetra me shpresen per te pare Ate.
E pa. Imazhi qe po lutej te shihte iu shfaq perpara syve. Filloi te dridhej, nderkohe qe nuk i hiqte syte prej tij derisa imazhi i tij u zhduk serish nga dritarja e makines. Serish bosh.
Zbriti nga makina dhe iu drejtua shkolles. E ndjente qe ai ishte vetem disa metra pas tij, por distanca mes tyre shtohej gjithmone e me shume.
Hyri ne shkolle dhe u bashkua me shoqet, sigurisht me buzeqeshje ne fytyre. Filloi koha per te aktruar. Sikur asgje s'kishte ndodhur. Pas pak minutash edhe ai hyri ne oborrin e shkolles. Ishte me Onin. Oni ndaloi te pershendeste Kendin, ndersa ai u largua pa e kthyer koken.

-Si je?-e pyeti Oni.
- Mire , ti?- iu pergjigj Kendi qe nga brenda po plaste.

"Me pare doje te rrije prane meje, ndersa tani nuk me sheh as ne sy. Une nuk e meritoj kete. Nuk e meritoj! " -mendonte me vete nderkohe qe Oni vazhdonte te qendronte prane saj.

- Edhe une mire,- iu pergjigj duke e kuptuar qe ajo nuk ishte aspak ne gjendje te fliste. E pershendeti dhe u largua.
Filloi mesimi. Kendi u ul ne banken e pare prane dritares per tu perpjekur te ishte e vemendshme ne mesim, por e kote. Ne mendje i kalonin vetem fjalet e tij "Per ne nuk ka me kthim pas" , " une nuk ndjej asgje per ty" .
Ktheu koken nga dritarja dhe u perpoq te ndalte lotet. Kaluan 3 ore dhe ajo ende degjonte brenda kokes se saj fjalet e tij. Erdhi ora e pushimit dhe doli ne korridor. U mbeshtet ne mur dhe shikimin e mbante nga klasa e tij.
"'-Me mire te mos flasim. Nuk dua te kujtosh momentet e keqija.
- Me ty kam pasur vetem momente te bukura.
-Une nuk mund ta them kete.
-Per ty kane qene tmerr e ??
- Po, sepse nuk mund te flisja shpesh me ty. Duhet te te qendroja larg." - iu kujtua biseda me te.

" O Zot cfare bera?! Me fal Ald! Te lutem, me fal! " - tha me vete dhe ktheu koken nga shkallet. U shfaq ai. Menjehere plasi ne lote. Vuri duart perpara fytyres per te mbuluar lotet, por nuk mundi te levizte qe aty. Degjoi zerin e Onit t'i fliste.
- Kend cfare ke?
- Asgje. Me dhemb koka, - tha dhe ngriti koken. Aldi qendronte prane klases se tij duke pare drejt saj. Kur pa qe ajo ngriti koken u largua.

- Kend !- e thirri Sona.
Kendi iu hodh ne qafe dhe e perqafoi. Kishte nevoje te ndante ate dhinbje me dike. E vetme nuk mundej. Nuk po mundej me.
- Shhh mos qaj, - i tha Sona dhe e perqafoi.
Fshiu lotet dhe u perpoq te merrte veten. Lotet mund t'i ndalte, por dhimbjen.. ishte e pamundur.
Hyri ne klase dhe u ul ne banken e saj, prane dritares e cila shihte nga oborri i pasem i shkolles. Aty ku Aldi po bente oren e fiskultures. Kendi kishte frengjisht ate ore. Po perpiqej aq shume te aktivizohej ne mesim dhe te shmangte shikimin nga ai sa gjithcka po i kthehej kunder. Po e lodhte veten me shume sec duhej. Filloi te ndjente ankth dhe te dridhej. Hodhi shikimin nga dritarja dhe pa Aldin , i cilin kishte mbeshtetur doren ne supin e shoqes se tij, Avit, dhe po luante me floket e saj duke qeshur. Bota iu shemb.

"Te urrej Kend! Te urrej! Edhe ty te urrej, Ald! Ju urrej te gjitheve! "

- O zysh a mund te dal pak jashte, te lutem?- iu drejtua zyshes.
- Po patjeter. A je mire?
- Po mire jam, - iu pergjigj Kendi dhe u largua.
U perpoq te zbriste shkallet po e pamundur. Kembet nuk i pergjigjeshin. Pa mesuesen kujdestare ne korridor dhe i mori leje tekthehej ne shtepi. Ajo u mundua ta qetesonte, i dha nje leter te lagur me alkool dhe e lejoi te largohej. Teksa zbriste shkallet, Eri po ngjitej .
- O Kend cfare ke? A je mire?
Kendi u largua pa iu pergjigjur.

" Kishe te drejte, Er! Kishe te drejte!" - tha me vete dhe u largua. Vrapoi per ne shtepi. Nuk kishte njeri. Shkoi menjehere ne dhomen e saj dhe mori ne dore vizatimin e tij.

"Mbaroi!"- tha dhe filloi ta griste. E ndau ne copa te vogla , te cilat vazhdonte t'i shihte.

"Pse nuk mbaron ?!! Pseee?! Pse vazhdoj ta ndjej kete dhimbje?! Pse vazhdoj te qaj per ty?!! Pseee?!!" - bertiste me sa kishte ne koke.

Mori letrat dhe u vuri flaken.
"Tani do mbaroi! Do mbaroi!" -perseriste duke pare flaken qe bente letrat hi. Ngriti koken dhe pa veten ne pasqyre...te shkaterruar.

"Jo jo jo!! Me fal! Te lutem me fal!! Me fal!! " - bertiti dhe filloi te shuante flaken me duar.
Pasi flaka u shua, hodhi syte nga duart e saja. Ishin djegur. Ishin djegur, por jo me shume se shpirti i saj. Flaka ne shpirt nuk ishte shuar ende. Nuk i interesoi. Ishte e vendosur te bente gjithcka per te.

- Cfare i ka ndodhur duarve te tua?- e pyet e shqetesuar motra e saj.
- Asgje. Jam mire.
- Nuk po i ben keq vetes apo jo?
- Jo jo pa merak.

Kendi ishte njeri i tille qe cdo gje e donte me shume se veten. Kishte dashur shume here me pare te hiqte dore nga jeta e saj , por kesaj here as  nuk e mendonte.

"Nuk do heq dore nga jeta ime.. E di pse?!
Sepse atehere do me duhet te heq dore nga ty dhe kete nuk kam aspak ndermend ta bej. "

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now