I duhej te vazhdonte te shtirej sikur nuk kishte ndodhur asgje. Ishte e veshtire, shume e veshtire. Jeta e saj kishte qene edhe me pare nje aktrim, por te fshihte ate qe ndjente perpara te dashurve te saj kesaj rradhe ishte si nje mision i pamundur per te. Ndihej shume e pafuqishme, por nuk mund te hiqte buzeqeshjen nga fytyrat e familjareve te saj vetem se e saja ishte fshire. Familja ishte gjithcka per te. Vetem per to kishte jetuar deri tani. Vetem per t'i bere fytyrat e tyre te qeshnin. Vetem qe ne syte e tyre te kishte krenari. Dashuria per familjen e ndihmonte ta mbante te mbyllur ate dhimbje, te pakten kur ishte prane tyre. Por nuk mund ta fshihte kete gje nga Andrra. Kishin kaluar vetem dy dite, por per Kendin dukeshin si dy vjet.
- Kendi mjaft , te lutem. Nuk te shoh dot keshtu.
- Nuk kam asgje. Jam shume mire,- i thote Kendi dhe buzeqeshi.
- Buzeqeshja nuk ta heq dhimbjen nga syte dhe as nga zemra.
- Andrraaa jamm mireee. Shiko, kam nje plan. Eja me mua!
- Ku ?
- Ufff sa sqarime do. Hajde jepi kembeve.
Vazhduan te dyja te ecnin neper rruget e qytetit duke pare vitrinat e dyqaneve dhe duke qeshur me njera tjetren. Ndaluan perpara nje dyqani me fustane nuserore.
- Ja si ky fustani do te veshesh ti kur te martohesh,- i thote Kendi Andrres, - edhe une do jem shoqeruesja e dasmes dhe sigurisht deshmitarja.
- Po pra po, shume dashke ti , - i thot Andrra duke qeshur.
- Iiiii po une do jem dhe kumbara e femijes mi.
- Hahaha po ske pse te jesh kumbare moj. Ti je tezja.
- Awww,- reagon Kendi e emocionuar dhe e perqafon.
Vazhdojne serish rrugen dhe hyjne ne nje dyqan lodrash per femije.
- Kendi cfare po ben? C' duam ketu moj?- pyet Andrra duke e terhequr Kendin per te mos hyre ne dyqan,- do na felliqesh.
- Hahaha hajde hajde.
Hyjne ne dyqan dhe Kendi fillon te kontrolloje lodrat me rradhe.
- Cfare po kerkon?- e pyet Andrra.
- Perpara disa ditesh ketu ishte nje lepur i bardhe,- i thote Kendi shiteses.
- Eshte shitur,- i thote shitesja.
- Sa keq! Me pelqeu!-thote Kendi dhe largohen nga dyqani.
- Per cfare e doje lepurin? - e pyet Andrra duke qeshur.
- Per ty. Fiks lepur je ti. Ke frike te rrezikosh. Ke frike te vraposh mes njerezve pa te interesuar asgje. Me sakte fare, ke frike te ndjekesh mua, - i thote Kendi me nje buzeqeshje provokuese. E dinte se keto fjale do e benin Andrren me keq se ajo.
- Ashtu e ?! Ja ta shohim tani kush ka frike,- thote Andrra dhe fillon te vrapoje mes turmes se njerezve. Kendi e ndiqte nga pas. Ne rruget e qytetit nuk degjoheshin me ato zhurmat e bezdisshme te makina dhe njerezve qe ziheshin, por te qeshurat dy vajzave qe mbushen me jete te gjithe qytetin. Njerezit i veshtronin me kureshtje. Disa i quanin " te cmendura" e disa thjeshte "femije". Te rinjte i shihnin cuditshem, me mosperfillje sikur te ishin duke bere ndonje gje te keqe, ndersa te moshuarit qeshnin. Dukej se ata i kuptonin me mire. Ishin thjesht disa vajza qe nuk deshironin te humbisnin femijerine e tyre.
Vrapuan derisa u lodhen dhe me pas u shtrine ne nje lulishte.
- Shiko cfare na bere, - i thote Andrra Kendit duke qeshur.
- Hahah nuk e bera une. Ishe ti ajo qe deshe te me vertetoje qe nuk ishe frikacake.
- Boo sa e poshter qe je !!- thote Andrra dhe fillon ta godasi lehte.
-😂😂😂mos me godit teta Andrra se do qaj pastaj, - i thote Kendi me nje ze prej femije.
- 😂😂e mire mire. Vetem mos na qaj.- Kishte vertet nje lepur te bardhe ne ate dyqan?- pyet Andrra kurioze.
- Nuk e di . Ti e di qe une nuk kaloj asnjehere nga ajo rruge.
- Po asaj shiteses kur iu shit ?- thote Andrra dhe fillojne te qeshin.U shtrine te dyja duke veshtruar qiellin. Te dyja kishin nga nje engjell qe i mbronte aty lart..gjyshet e tyre.
- Edhe ato te dyja jane bere shoqe te ngushta, jam e sigurt, - tha Kendi.
- Kush? -pyeti kureshtare Andrra.
- Gjyshja ime me gjyshen tende.
- Ti je e cmendur seriozisht,- tha Andrra dhe filloi te qeshte, - nuk e di cdo bej une me ty. Boo sa pune kam me ty, edhe sa pune te tjera do me hapesh ti mua.
- 😂😂😂😂ma bej hallall e ,- vazhdoi te tallej Kendi.
- Moj ti do me vdesesh mua ca hallalli thua
- Amannn vetem mos vdis se na duhesh😂
-😂😂 normal nuk ka njeri qe te merr persiper ty.
- E praa . Keshtu qe na vjen keq po nuk ke shpetim nga une.
- Dhe as nuk dua te shpetoj, - i tha Andrra dhe e perqafoi.
- Po me ate cfare do besh ?- pyeti pas disa minutash Andrra.
- Me ke ?
- Me Aldin.
- Kush eshte Aldi? - iu pergjigj Kendi duke qeshur.
- As une se njoh 😂😂.U kthyen te dyja ne shtepite e tyre. Kendi po ndihej disi me mire. Te pakten arrinte te kuptonte qe merrte fryme. E ku ka ilac me te mire se miqesia per cdo dhimbje!
Pershendes evoLMySmile me kete pjese. 😂😂
YOU ARE READING
Engjelli Im I Lumturise
SpiritualJeta na ve perballe ngjarjeve te ndryshme duke ndryshuar rrjedhen e saj. Kendi, nje vajze kembengulese, refuzon t'i dorezohet fatit te saj. Per aq kohe sa do te ekzistoje , do luftoje me gjithe forcen e saj per te marre ate qe do.