27

134 17 7
                                    

- Miremengjes Kendi!
- Miremengjes vajza.
- Dukesh ne forme sot,- i thote Elona.
- Une gjithmone jam ne forme,- ia kthen Kendi e buzeqeshur.

Ishte gati. Ishte e forte dhe e tille kishte ndermend te vazhdonte te ishte. Duhej te mesohej. Kur them te mesohej nuk e kam fjalen te mesohej me ikjen e tij apo me ate dhimbje. Thjesht te mesohej me situaten, me shmangiet, me lenien e mesazheve unread ose seen, me te degjuarit "nuk te dua" , me keto gjera qe as nuk i hynin ne pune. Ajo kishte bere nje premtim dhe ishte e vendosur ta mbante ate.
Pasi mbaron mesimi, niset per ne shtepi. Dikush i mbulon syte nga mbrapa.
- Gjeje kush jam
- Mariiii!!
- Hahaha si me gjete?
- Po une te ndjej moj.
- Ckemi si je ?- e pyet Mari.
- Sic mund ta shohesh.
- Uffff! Nuk arrij ta besoj qe e beri ate.
- Une nuk kuptoj pse e beri,- iu kthye Kendi.
- Kete e di une,- foli Mari nen ze.
- Si the ?
- Asgje asgje. Do perpiqem te bej dicka per ty.
- Oo jo. Lere fare. Do gjej dicka vete.
- Ta kam borxh keshtu qe
- Ti nuk me ke asnje borxh.
- E kam kenaqesi pra, - i tha edhe qeshi.

Kendi nuk e mori seriozisht. Fundja cfare mund te bente ajo. Perderisa Kendi nuk po mund te bente asgje, as ajo nuk kishte cfare te bente. Por keshtu mendonte Kendi. Ne fakt Mari kishte dicka ne mendjen e saj.

Pasi u nda me Kendin, mori celularin dhe hyri ne fb e Kendit. I coi Aldi nje foto. Ishte fotoja e vizatimit qe Kendi kishte bere per te.

Mari: Nuk jam Kendi po mendova se duhet ta shihje kete vizatim te sajin.
Aldi: Paska dale shume bukur. Rrofsh thuaji Kendit.
Mari: Thuaji vete se mua do me vrasi. Eshte e sigurt.

Qellimi i saj ishte "te prekte Aldin ne seder" , por as qe iu afrua.

Te nesermen, ne oren e pushimit, Aldi kalon prane Kendit dhe e veshtron ate si per te zbuluar dicka.
"Po ky cfare pati?!"- mendoi me vete Kendi dhe vazhdoi punen e saj.
Pasdite merr nje telefonate nga Mari.

- Ckemi Kendi
- Ckemiii!! Ka ndodhur gje? Ti s'para me merr ne celular.
- Dua te te them dicka dhe nuk kam shume kohe. Me degjo.
- Me thuaj,- i thote Kendi kureshtare.
- Une bera dicka,- thote Mari si ne faj.
- Cfare bere ?
- Fola me Aldin dhe i dergova nje gje,- thote Mari dhe mbyll celularin. Mesa dukej dikush iu afrua dhe nuk mund te fliste.
- Cfare ?!!! Cfare i ke derguar?!! Mos me thuaj qe ate ?! Mari do te te vrassss!!!
Nuk e zinte vendi. Mari nuk mund ta kishte bere ate. Jo ate. Jo vizatimin. Nuk mund te priste deri neser per ta marr vesh se cfare kishte folur Mari me Aldin. As ne fb nuk hynte dot se nuk ia hapte celi, keshtu qe kishte vetem nje menyre... te fliste me Aldin.
Mori celularin t'i shkruante dhe pas 1 ore me ne fund i shkruajti.

Kendi: Aldi ckemi. Ke folur me njeri te fb im?
Aldi: Po.
Kendi: Me Marin?
Aldi: Po
Kendi: Cfare te tha?
Aldi: Nuk me tha gje, por me dergoi kete. ( I dergon vizatimin e saj.)

"Oo f*** Mari ! Ca kam per te te bere!"

Kendi: Pse ta coi?
Aldi: Nuk e di.
Kendi: Aa okj. Te pelqeu ?

( "Te pakten te vleje per dicka perpjekja e saj." )

Aldi: Po
Kendi: Mua jo.
Aldi: Pse?
Kendi: Sepse nuk e di nese ai personi qe une kam pikturuar ekziston vertet apo jo.
Aldi: Si mendon ti ?
Kendi: Nuk e di. Nje pjese me thote jo, nje tjeter uleret po.
Aldi: Mendon se do e marresh vesh ndonjehere?
Kendi: Mund te ma thuash ti?
Aldi: Me mire mos ta dish.
Kendi: Se cfare eshte me e mira per mua ate e di une. Ti pergjigju pyetjes. Ekziston apo jo?
Aldi: Nuk ke per ta marre vesh.
Kendi: Do e marr. Do ma thuash ti vete.
Aldi: Ja ta shohim.
Kendi: Mendon se je perfekt Ald, por nuk je. Nuk ke per te qene kurre. Mendon se e di cfare eshte me e mira per te tjeret, por nuk e di sepse nuk i njeh mjaftueshem.
Aldi: Po mire me. Le te mos jem perfekt. C' te duhet ty?
Kendi: Me duhet per aq kohe sa ke dicka qe me perket mua
Aldi: Nuk kam asgje.
Kendi: Ke pergjigjen time.
Aldi: Mendo si te duash.
Kendi: Dua ta di nga ty. Te verteten.
Aldi: Po pse do ta dish?
Kendi: Qe t'i jap fund kesaj lufte brenda meje. Ald ekziston apo jo?
Aldi: Po perderisa po flas ekzistoj.
Kendi: Nuk po te pyes ate. Po te pyes a ekziston Aldi qe une kam pikturuar. Aldi qe fliste me mua.. Aldi qe shqetesohej per mua.. Aldi me i miri ne bote??
Aldi: Une jam i njejti.
Kendi: Ekziston domethene?
Aldi: Po
Kendi: Me ne fund .
Aldi: Ja e more pergjigjen. S'duhet te ta kisha thene. He u gezove tani?
Kendi: Shume .. se ke idene se sa. Bere gjene me te sakte qe e the.

Te pakten ai ekzistonte. Nuk ishte genjeshter asgje nga ato qe kishin jetuar. Ishin te verteta. Ai kishte qene i vertete.

Nderkohe as Aldin nuk e kishte lene kureshtja per te mesuar qellimin e dergimit te asaj fotoje nga Mari dhe i shkruajti asaj.

Aldi: Pse ma dergove foton?
Mari: Je djale i zgjuar duhet ta kishe kuptuar
Aldi: Ma thuaj ti me mire.
Mari: Nuk mundem. Ald mendohu edhe njehere. Vendose veten ne vendin e Kendin dhe perpiqu ta kuptosh.
Aldi: Kjo eshte me e mira per Kendin. Nuk dua qe ajo te lendohet. Pastaj po ti pse i ndave nga Eri?

(Mari me Erin ishin ndare vetem 1 jave pas Kendit dhe Aldit. Ishte Mari ajo qe e la, por le te themi qe ishte e shtyre prej Erit. )

Mari: Ajo eshte histori tjeter. Pse nuk pyet Erin?
Aldi: Do doja ta dija nga ty
Mari: Nuk kisha besim, plus qe kishim filluar t'i beheshim barre njeri tjetrit.
Aldi: Pse nuk kishe besim? Ai te donte shume.

("Edhe ty te paska genjyer me kete perralle. Gjasme me donte shume. Nje njeri e donte shume, por jo mua."-mendoi me vete Mari.)

Mari: Sa besim mund te kesh te nje person qe vetem nje dite perpara se te lidhej me mua i tha Kendit je me e mira.
Aldi: Ne cfare kuptimi i tha Kendit je me e mira?
Mari: Ne kuptimin qe ia tha kur i kerkoi te lidheshin. Po nuk kemi pse flasim per kete. Po flasim per Kendin. Ti nuk e njeh ate sa une.
Aldi: Mos duhet te kem frike prej saj?
Mari: Sigurisht qe jo. Ajo nuk do te te lendonte kurre.
Aldi: Une nuk ndjej asgje per te.
Mari: Por ke ndjere dikur .. Ato shpirti e zemra nuk kane qene kot
Aldi: Jane fjale momenti them une. Pastaj une nuk mund te jem pergjithmon me Kendin ashtu sic ajo do. Kete nuk ia siguroj dot edhe sikur ta pelqej. Me mire qe ndodhi keshtu.
Mari: Nuk eshte mire per Kendin se
Aldi: Ajo vete kerkoi te ndaheshim, sepse i besoi atij.
Mari: Por tani nuk i beson me. Te beson ty.
Aldi: Duhet t'i jete mirenjohes atij
Mari: Per cfare ti jete mirenjohes? Qe e genjeu ne lidhje me ty.. qe shpifi per ty.. qe i tha se ti po talleshe me te.. qe doje te perfitoje prej saj dhe me pas do e lije.. apo qe nderkohe qe ishit te lidhur ti po flisje me vajza te tjera ??
Kendi nuk i besoi kurre keto, por thjesht u lodh dhe ti nuk bere asgje.
Aldi: Atehere pse flet akoma me te?
Mari: Po ti pse flet? A nuk ishte shoku yt ai?! Ai te nguli thiken pas shpine.
Aldi: Domethene ajo i flet vetem se i flas une 😂
Mari: Jeni shume femije dhe po lendoni njeri tjetrin kot.
Aldi: Prandaj po i qendroj larg.
Mari: Kendi do beje gjithcka per ta ndryshuar kete fund. Ta siguroj.

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now