Nje dhurate e bukur per Vitin e Ri.
Aldi besoi serish te ajo. Kendi fitoi konkursin mbi autorsine dhe sigurisht gezimin e ndau edhe me Aldin. Edhe Andrra i qendroi prane. Gjithcka ne rregull. Tani mund ta mbyllte e qete kete vit.
Nisi te shkruante ne ditarin e saj."U ktheva serish. Te kam lene shume pas dore e di, por edhe ti e di qe gjithcka shkruhet ketu ngulitet thelle ne shpirtin tim. Kam dashur te urrej, te harroj shume gjera, prandaj si kam shkruajtur. Kjo eshte hera e fundit qe shkruaj per kete vit. Ka qene nje vit sa i lodhshem aq edhe i bukur. Viti i pare ne jeten time ku une kam qene e lumtur. Nuk do e harroj kurre kete vit dhe as personat qe e bene kete vit te mrekullueshem per mua.
Ju falenderoj te gjitheve. Me treguat se sa e bukur eshte jeta dhe se sa kokeforte jam une. Nuk u dorezova dhe e mbajta premtimin tim. E di qe mund te bej me shume, por kete vit po e mbyll me kaq. Duhet ta le kete vit te iki.
Lamturmire Viti 2017!
Ndersa per ju... Mirupafshim! "Vetem disa ore e ndanin nga viti i ri. Tryeza ishte shtruar. Kercitja e gotave u degjua serish. Te qeshurat mbushnin dhomen dhe muzika shuante heshtjen mes fjaleve. Sigurisht qe Kendi nuk mund te rrinte pa kercyer. Babi i saj nisi te kercente dhe filloi t'u thoshte motres dhe vellait te kercenin. Me pas u kthye nga Kendi.
- Eja Kendi.
-Une nuk kam nevoje per ftese,- i tha Kendi dhe u bashkua me te.
U kapem per dore dhe filluan te kercenin. Babe e bije. Babi ishte heroi i saj.. idhulli i saj. Gezimi ne syte e tij e bente Kendin te buzeqeshte. Mund te themi se kokfortesine dhe guximin i kishte marre prej tij. Ajo ishte Princesha e Babit dhe ishte e lumtur per kete.
Vazhduan te kercenin derisa erdhi ora per shfaqjen e fishekzjarreve. Keto te fundit Kendi pelqente t'i shihte nderkohe qe priste oren 00:00 dhe thoshte lutjet per vitin 2018.
Mes lutjesh sigurisht qendronte dhe ai.. Engjelli i saj. Nuk mund te mungonte. Gjithsesi festa vazhdoi deri ne oret e para te mengjesit dhe me pas te gjithe rane te flinin.
"Mire se erdhe Viti 2018!"- tha Kendi dhe e zuri gjumi.
***
Shkolla do fillonte serish. Dukej si nje fillim i ri. Nje jete e re do niste serish. Kendi ishte shume e emocionuar. I kishte munguar shume gjate kesaj kohe. Por pushimet mbaruan dhe ajo do mund te ishte serish prane tij. Mendoi t'i bente nje dhurate dhe sigurisht qe mendja e saj gjeti dhuraten perfekte.U nis per ne shkolle. Po ndihej njesoj si diten e pare te shkolles. Dita shkoi shume mire. Ishte pak nervoze per dhuraten qe do i jepte Aldit, por ishte e vendosur. Do e bente edhe sikur te ishte gjeja e fundit qe bente.
Pasi mbaroi mesimin u nis pas Aldit.- Aldiii !!- e thirri nga pas.
- Po
- Prit. Dua te te tregoj dicka.
- Serish?
- Epo..Po qendronte perpara tij e paralizuar. Filloi te dridhej.
- Atehere?? Do ma tregosh apo jo?
- Uu po ,-tha Kendi dhe hapi celularin.I vuri perpara te shihte nje video.
"Te gjithe e kane nje histori..
E jona nisi me nje tragjedi.."Ishte historia e tyre.. gjithcka kishin jetuar.. gjithcka kishin ndjere.
Kendi kishte vendosur perpara syve te tyre jeten e saj...dashurine e saj. Momentet e tyre me te bukura tashme po kalonin perpara syve te tij. Ndersa Kendi nuk kishte nevoje per ate video, sepse ne syte e tij ajo gjithmone e kishte lexuar historine e tyre.
Aldi u emocionua. Syte iu mbushen me lot. Here shihte videon e here Kendin.- Shume faleminderit.
- Nuk di ca te them
- Je shume e mire.
- E di gjithmone qe une do jem ne zemren tende.
- Te dua shume edhe pse nuk ta kam shprehur. - i thote Aldi duke e pare ne sy.
- Po tallesh me siguri?- ia kthen Kendi, e cila akoma nuk po u besonte vesheve. Filloi te qante.
- Nuk po tallem. E kam shume seriozist. Nuk dua qe ty te te lendoj. - i thote dhe e perqafon.
- E vetmja gje qe me lendon eshte mosprania jote.
- Tani a te thashe te dua . Kaq . Mbaroi muhabeti.Ndodhej ne krahet e tij. Ne krahet me te sigurt ne bote. Ne krahet qe i dhuronin dashuri.
Ndjente zemren e tij tek rrihte. Me ne fund arriti te gjendej brenda saj.. ne zemren e tij.. ne vendin me magjik..me te pafajshem..me te paster. Ndodhej tashme ne nje bote te re...ne boten e tyre.
YOU ARE READING
Engjelli Im I Lumturise
EspiritualJeta na ve perballe ngjarjeve te ndryshme duke ndryshuar rrjedhen e saj. Kendi, nje vajze kembengulese, refuzon t'i dorezohet fatit te saj. Per aq kohe sa do te ekzistoje , do luftoje me gjithe forcen e saj per te marre ate qe do.