12

153 14 3
                                    

Ishin ditet e fundit te shkolles. Ne shkolle nuk kishte shume nxenes, ose me sakte ishin vetem Kendi, Sona, Ina, Aldi me disa nga shoket e tij te klases dhe Eri. Kendi dhe vajzat po ndihmonin zyshat me mbylljen e regjistrave, nderkohe qe djemte qendruan pak dhe u larguan. Pasi mbaruan pune vajzat dolen. Ishin ulur ne nje park dhe po tregonin histori te ndryshme nga jeta e tyre. Kishin vetem nje vit qe e njihnin njera tjeter dhe nuk dinin shume gjera per te kaluaren . Megjithese e kaluara mbetej plotesisht e parendesishme. Te gjitha kishin ndryshuar. Ambjenti ben te veten. Sigurisht qe edhe mosha. Ishin me te rritura dhe arrinin t'i shihnin gjerat me nje sy me kritik, por nuk hiqnin as dore nga te qenit femije. E dinin shume mire se nje kohe e tille, pa shume probleme, e qete, nuk do vinte me dhe perpiqeshin ta shijonin ne maksimum. Nderkohe qe qeshnin, Kendit i bie celulari. Ishte Eri.
- Alo, Kendi!
- Po me thuaj.
- Neser kam ditelindjen dhe do te doja te te ftoja per kafe. Mund te marresh ke te duash.
Kendi degjoi zerin e Aldit qe dicka i thoshte Erit. E kuptoi qe Eri e kishte ftuar i detyruar prej tij.
- Aa okj. Faleminderit per ftesen. Te shoh ne qofte se mund te vij.
- Ne rregull. Me njofto kur ta vendosesh.
Kendi ishte ne medyshje. Nuk e dinte ne qofte se ishte ide e mire te dilte me djemte. Nuk e dinte nese ishte e sakte, edhe pse deshire kishte.
- Si thoni vajza? - iu drejtua Sones dhe Ines.
- Ti e di .
- Por ju do vini me mua apo jo ?
- Ëëëë... sigurisht qe po,- u pergjigjen vajzat.

Kendi shkoi ne shtepi dhe filloi te mendohej. Ne qofte se do dilte do i duhej t'i genjente prinderit, sepse sigurisht qe ata nuk do e lejonin te dilte me djemte. Familja e Kendit ishte nga ato tradicionalet mund te themi. Ose sa here qe e pyesnin per familje Kendi thoshte " Catia me tjegulla e shtepia me rregulla." Kishte rregulla dhe rregulla teper normale. Dihet qe ne ditet e sotme, shoqeria nuk eshte edhe aq e mire. Eshte e rrezikshme dhe prinderit e Kendit i mbroni me se miri femijet e tyre. Ishte menyra e duhur. Prandaj edhe Kendi nuk donte t'i genjente. Ende nuk kishte vendosur, derisa mori nje mesazh prej Aldit.

Aldi: Cfare do besh neser?
Kendi: Nuk e di . Me kane ftuar per kafe. Si thua ti te shkoj?
Aldi: Kush te ka ftuar?
Kendi: Eri
Aldi: Aaa shko se shok klase e ke.
Kendi: Me tha qe kishte ditelindjen. A ishe me te kur me mori ne cel?
Aldi: Po pra shko se e ke shok klase😂😂
Kendi: Haha po do kete dhe disa qe si kam shok klase. Eshte njeri Aldi e therrasin.
Aldi: Nuk e ka ftuar ate me duket.
Kendi: I sigurt?
Aldi: 100%
Kendi: Epo mire nuk po iki pra.
Aldi: Pse?
Kendi: Po une prej atij po iki😂
Aldi: 😂😂shaka se do jem edhe une edhe ai shoku im i ngushte, Ilja.
Kendi: Aa mire .

Ishte shume e lehte qe Aldi ta bindte te shkonte. Dhe perserisa ai donte, Kendi nuk mund t'ia prishte.

                           ***
Kendi nuk kishte fjetur gjithe naten. Ishte e emocionuar per takimin. Do ishte prane tij, ashtu sic do te donte te ishte gjithmone. Vishet pa ditur se cfare dhe niset. Sapo mberrin prane shkolles merr nje telefonate nga Eri.
- Ku je ?
- Prane shkolles.
- Aa okj po vime ne . Takohemi te shkolla.
- Okj.
Hyn brenda dhe fillon te sillet perqark klasave. Nuk e zinte vendi. Degjon zhurme te shkalles. Ishte zeri i tij. Qendron te shkallet dhe i pershendet. Erin e uron per ditelindje dhe i thote te presin sa te vine edhe vajzat.
- Po presim poshte, - i thote Eri dhe niset te zbrese bashke me Iljan. Aldi qendron me mbrapa dhe para se te zbrese kthehet nga Kendi.
- Po te pres poshte, - i thote me nje buzeqeshje te adhurueshme ne fytyre. Edhe Kendi i buzeqesh pa i folur asnje fjale. Ne fakt nuk donte ta linte te zbriste. Te qendronte me te derisa te vinin vajzat. Nuk donte te largohej prej tij. Por e beri..
Ndenji duke pritur vajzat qe per pak minuta u duken te dera e klases.
- Si je, Kendi?
- Mire them ,- tha Kendi, - eja zbresim se po na presin.
Vajzat zbriten, nderkohe qe cunat po prisnin perpara shkolles.
- Ku do ikim? -pyeti Eri.
- Ti e di. Ku te doni po jo shume larg se do kthehemi prape ne shkolle.
Filluan te ecnin. Djemte nga njera ane e rruges dhe vajzat nga ana tjeter. Nuk mund te themi se ishte nje deshire e vajzave, por djemte po konsumonin duhan dhe aroma nuk ishte aspak e kendshme. Per nje moment, Kendi u shkeput nga vajzat per te shkuar prane tij. Qendroi ne anen e tij te djathte dhe shikimet e tyre u ndeshen. Ishte serish ai shikim  qe e beri Kendin te ulte koken duke buzeqeshur me turp. Ndodhej prane tij. Po ecnin te dy ashtu sic padashur ajo kishte enderruar.  Arriten ne lokal dhe u ulen. Te gjithe porositen makiato dhe Kendi gjithashtu. Cdo gje qe permbante kafe, ajo as nuk i degjonte dot eren e jo me ta pinte, por kjo nuk perbente problem sepse asaj as qe i shkonte ndermend te fuste gje ne goje. Aldi qendronte perballe saj. U perhumb serish duke e pare ate, derisa ai e pyeti:
- Cfare ke ?
- Asgje, - iu pergjigj Kendi sikur e zgjuan nga nje enderr.
Aldi cliroi tymin e duhanit perpara fytyres se tij duke pare nga Kendi.
Kendi buzeqeshi dhe serish uli syte. Ndjeu rrahjet e saj te zemres pa qene nevoja te vendoste doren prane saj. Lumturia i lexohej ne fytyre. Filluan te flisnin per tema te perditshme. Madje edhe Ilja u ambjentua shume shpejt. Vetem Aldi qendronte i heshtur.
- Avash se ia more mend goces, -i tha Eri Iljas, i cili ishte duke biseduar me Sonen.
- Ai te pakten po flet, - u hodh Kendi dhe pa nga Aldi.
- Haha filloi prape me kunja kjo,- tha Aldi.
Epo duhej gjetur nje menyre per ta bere ate te fliste apo jo?!
Kendit i bie celulari. Ishte zysha.
- Kendi ku jeni ? Ejani se me duheni.
- Okj zysh. Per cerek ore jemi aty.

"Oo moss!!! Do doja te rrija me shume. Nuk dua te iki!"

- Hajde ngrihemi, - tha Ina.
U ngriten dhe u pershendeten me djemte, te cilet qendruan. Kendi i dha doren Aldit.
- Shihemi javen tjeter!
- Po javen tjeter nuk ka shkolle, -i tha Kendi.
- Do vime ne c' ke ti ,- i tha Eri.
Nuk e kuptoi kete,por serish u largua.
U nisen per ne shkolle.
- He vajza cfare me thoni?
- Mua mu duk sikur kishte nje shikim prej mashtruesi, -tha Ina.
- Seriozisht ??  Shikimi eshte gjeja qe me pelqen me shume te ai, -i tha Kendi.
- Mua mu duket shume romantike, -tha Sona,- kur e shihje ti ai hiqte shikimin, ndersa kur te shihte ai ti ulje syte. Ooo sa cutee😍😍😂.
- Hahaha flm.

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now