15

145 15 25
                                    

Ndodhej ne klase. Ishte ulur ne banken e fundit dhe koken e kishte vendosur mbi banke me syte mbyllur. Nje ze degjoi ta therriste. Ngriti koken. Ishte Aldi. Ai u afrua dhe u ul prane saj. Kendi e veshtronte pa folur. Ai i kap doren dhe i buzeqesh. Po ndihej aq prane tij. Si te ishte pjese e qenies se tij. Por nuk mund te ishte. Menjehere iu kujtua qe ai ishte larguar dhe kuptoi qe ishte thjesht nje enderr. Hapi syte .
"Ahh moj Kendi. Hiq dore nga keto enderra. Ai iku, si te gjithe. Tashme do te jete duke i thene 'miremengjes zemer' te dashures se tij. Me siguri ka harruar edhe qe ti dikur ke ekzistuar e jo me qe ekziston."
U ngrit nga shtrati dhe u be gati te dilte. Filloi te ecte. Ecja e ndihmomte gjithmone te clironte energjite negative, por kesaj here ajo po ndihej gjithmone e me keq. I dukej sikur njerezit e shikonin me percmim. Sikur vajzat e reja qeshnin me te. Sikur te gjithe botes i vinte meshire per te. Filloi te vraponte per ne shtepi. Hyri ne dhomen e saj, mbylli deren dhe u ul pas saj duke qare me denese.
" Te urrej !! Te urrej Ald!! Te urrej!! "

Pasi mori veten e u qetesua pak, mori celularin. Serish nje mesazh prej Erit. Kishin folur shume kohet e fundit. Eri vazhdonte t'i fliste per gjendjen e tij mes dy vajzave. Pavaresisht se nuk ishte fare ne gjendje te merrej me problemet e te tjereve, po perpiqej ta ndihmonte Erin.

Eri: Cfare me sugjeron te bej?
Kendi: Se pari une them te ndahesh nga ajo vajza, sepse ti po e mashtron. Te pakten mos u bej kaq i ulet. Nuk e ke idene sa e rende eshte qe personi qe ke ne krahe te mendoje per dike tjeter. Do shkaterrohej.
Eri: Po me vajzen qe pelqej?
Kendi: Me ate nuk e di. Ne qofte se edhe ajo te pelqen thuaji.
Eri: Po ky eshte problemi qe se di a me pelqen ajo mua a jo.
Kendi: Epo as une nuk e di.

Eri filloi t'i fliste rreth asaj vajze. Ta pershkruante ate. Dicka iu duk e cuditshme Kendit. Iu duk sikur e njihte ate vajze.

Kendi: A e njoh une ate vajze?
Eri: Jo nuk e njeh.
Kendi: Po mire atehere pyete ate ne qofte se te pelqen a jo.
Eri: Po kam frike nga pergjigjja e saj.
Kendi: Dergo ndonje shok ta pyesi pra.
Eri: Joooooooooooo.. S'ka shanceee.
Kendi: Pse?
Eri: Jo jo nuk behet kjo.
Kendi: Ke frike mos ta merr shoku ?
Eri: Nuk u besoj shume shokeve.
Kendi: Po ti do e beje?
(Shpresonte shume mos te ishte ajo qe mendonte.)
Eri: Cfare?
Kendi: Te pelqeje te dashuren apo vajzen qe pelqen apo pelqente shoku yt?
(Eri nuk po i pergjigjej. Kendi e kuptoi. Ndodhi ajo qe nuk donte dhe nuk duhej te ndodhte.)
Kendi: Mos me thuaj qe vajza qe pelqen eshte e dashura apo ish e dashura e ndonje shokut tend?
Eri: O Kend e di si eshte puna
Kendi: Ika flasim me vone.
(Nuk donte ta dinte se si ishte puna. E kishte kuptuar shume mire ate qe duhej te kuptonte. )
Eri: Me fal qe po ta them po ajo goca je ti.
Kendi: E kuptova po nuk e kuptoj si munde.
Eri: Me fal seriozisht po nuk dija cfare te beja me. Doja te ta thoja.
Kendi: Une kam vetem nje pyetje. A ke bere gje per te me ndare mua nga Aldi?
Eri: Jo per Zotin.
Kendi: Atehere nuk kam cfare te te them. Ajo qe ti do eshte e pamundur. Plus qe ai eshte shoku yt . Si munde? A e di Aldi per kete?
Eri: Jo nuk e di. Po deshe ti ia them.
Kendi: Mua nuk me intereson cfare beni. Per mua me mire mos ia thuaj se do merzitet edhe ti do e heqesh sa me pare kete mendim se nuk eshte e mundur.
Eri: Ti e di. Po dije qe une do jem gjithmone prane teje .

Nuk mund ta besonte ate qe po ndodhte. Si ishte e mundur? Ajo gjithmone i kishte folur vetem per Aldin, sa e pelqente ate, sa donte te ishte me te dhe aii... Nuk e kuptonte.
Madje as nuk i besonte. Ai kishte qene prane Aldit. Po sikur t'i kishte thene dicka. Edhe pse kjo nuk e justifikonte faktin qe Aldi ishte me nje vajze tjeter tashme, ajo i kerkoi Erit te fliste me te dhe t'i tregonte.

Kishin kaluar dy dite. Kendi ishte ulur per te ngrene vaktin e saj te vetem. Qe prej ndarjes me Aldin, ajo hante vetem nje vakt ne dite, ate me familjen, dhe vetem nje fete buke. Kesaj rradhe mami i kishte pergatitur nje sanduic shume te shijshem qe Kendi nuk mund ta refuzonte. Te gjithe ne familje e kishin vene re qe Kendi nuk po ushqehej mjaftueshem kohet e fundit dhe kishin filluar te tregoheshin me te kujdesshem me te. Kjo gje sa e gezonte edhe e trishtonte Kendin. Ajo nuk donte qe prinderit e saj te shqetesoheshin per te dhe as nuk mund t'u tregonte gabimin qe kishte bere.  U ul te hante dhe ndjeu celularin t'i dridhej ne xhep. Ishte nje mesazh nga Eri. Me siguri kishte folur me Aldin. Oreksi iu nderpre. E la ushqimin dhe u largua ne dhomen e saj.

Eri: Fola me Aldin.
Kendi: Cfare te tha?
Eri: Me tha qe nuk e kishte problem.

( "Whattt??!! Kaq vlen ai domethene?! Nuk ka as respekt per veten?! Apo jo harrova.. jam une ajo qe nuk kam pasur asnjehere vlere per te." - tha me vete dhe bota iu duk sikur iu shemb mbi koke. )

Kendi: Ne rregull. Me behet qejfi qe nuk eshte merzitur me ty te pakten.
Eri: Je shume e mire.
Atehere do me japesh nje pergjigje??
Kendi: Me vjen keq po une pergjigjen time ta kam dhene qe ne fillim. Nuk ka te beje vetem me Aldin, une nuk te pelqej ty. Prandaj pergjigjja ime do te jete gjithmone Jo.
Eri: Ne rregull. Me fal. Shpresoj te mbetemi shoke.
(E kishte degjuar kete edhe prej Aldin. Edhe pse kishte pranuar nuk mund ta bente. Sa do te ishte ne gjendje Eri ta bente?! )
Kendi: Si shoke po , po me shume harroje.
Eri: Ne rregull , shoke.




Cfare mendoni per kete ??

Engjelli Im I LumturiseWhere stories live. Discover now