65

1K 62 50
                                    

Ajo nuk po e besonte se ai kishte shkuar ta takonte mendonte se mos ishte ne enderr

- mund te hyj - ishte zeri i Aurelit qe i tregoi se ai ndodhej vertet aty
Ada nuk foli vetem i hapi rrugen dhe ai hyri brenda ne apartament

Pa shishen e veres dhe cigaren e ndezur mbi tavolin
Sa shume kishte ndryshuar Ada e tij
Ajo mbylli deren dhe shkoi drejt tij

- paske filluar cigaren dhe pijen - pyeti Aureli duke u ulur ne divan
- ka dy vite cigaren e pij rregullisht ndersa pijen ndonjeher kur jam e merzitur - tha Ada duke u ulur ne kolltukun perball tij

- vetem jeton ketu- pyeti serish
- po ka disa muaj qe jam kthyer- tha Ada duke mos e ngritur koken
- perse vetem po ai ? - beri pyetjen me te veshtir

Ada nuk foli vetem ktheu me fund gote e veres
Aureli mori goten e saj e mbushi dhe piju te gjithen

- e kisha shume te veshtir te vendosja per te ardhur ketu por dikush me tha disa fjale qe me ben te kuptoja se duhet te flasim per ta mbyllur kete histori njehere e mire- tha Aureli duke ndezur nje cigare

- per ta mbyllur - tha Ada me gjysem zeri
- dhe une mendoj se do na  bente mire te flisnim dhe ta mbyllim kete histori - tha duke marr nje gote per Aureli dhe duke i mbushur serish

- perse nuk erdhe kurr te me takoje ose te me shkruaje te pakten nje leter kur isha ne burg - tha Aureli duke e pare ne sy

- vertet mendon se nuk e kam provuar te bej njeren nga keto - tha Ada duke u ngritur dhe shkoi ne dhomen tjeter duke u kthyer me nje kuti ne duar

U afrua afer Aurelit dhe i vendosi kutin mbi tavolin
- cfare eshte kjo - pyeti ai  duke prekur kutin
- hape dhe do e kuptosh - tha ajo duke e pare ne sy

Kur e hapi pa qe brenda asaj kutie ishin shume letra te vjetra
Ngriti syt dhe pa Aden duke pritur miratimin e saj per ti hapur
Ajo thjesht i lujti koken dhe ai mori nje nga letrat per ta lexuar

Dashuria ime

Nuk po mundem me
malli per ty po me vret cdo dite
Nuk ka dite qe nuk lutem qe e verteta te dal sa me shpejt dhe ti te jesh pran meje
Une e di qe ti kurr nuk do e lendoje Tomin por askush nuk me beson
Askush nuk me lejon qe te vij te te takoj
Po behen muaj qe nuk te kam prekur , muaj qe nuk po i ndjej buzet e tua
U ben muaj qe syt e mi vetem lotojn por perseri i jap kurajo vetes me mendimin se nje dite do te jemi bashke
Sepse une do te te pres cdo dite te jetes time

Te dua pafund Ada jote

E lexoi dhe e ri lexoi ate leter disa here pa e ngritur koken qe te shikonte Aden
- jan te gjitha letra qe mi kthenin nga burgu duke me thene se ti nuk i pranoje - tha Ada

Ai ngriti koken duke e pare i habitur
- mua asnjeher nuk mi kan sjell keto letra ,kurr nuk i kam pare- tha Aureli duke i vertetuar dicka qe ajo e kishte menduar

- dikush ka luajtur me ne - tha serish ai
- tashme nuk ka rendesi ajo gje - tha Ada

- kur ne letra thua do te te pres
perse u martove?
perse lejove qe te ishe e dikujt tjeter ?  perse i fshive gjurmet e mia nga trupi jot ? - vazhdoi te pyeste Aureli

- ndoshta po te ta shpjegoj tani do te jet me ndryshe se sa ajo qe kam ndjere atehere - tha Ada

- domethen- pyeti serish ai
- pergjigjen per pyetjet qe bere e ke ketu - tha duke i drejtuar nje leter qe e kishte ndare nga te tjerat

Dashuri Nen Hijen E HakmarrjesWhere stories live. Discover now