63

997 65 42
                                    

Kishte qendruar gjithe naten jashte
Kujtimet ishin kthyer tek ai
E kishte gezuar veten me kujtimet e bukura
Dhe e kishte hidheruar me ato te trishtuarat

Po zbardhte dita dhe ai po qendronte i ulur ne breg te detit
Takimi me Aden e kishte tronditur gjithe qenien e tij

Deshironte ta shikonte serish por terhiqej sapo i kujtohej fakti se ajo ishte e dikujt tjeter

Po qendronte i humbur ne mendime kur telefonin vazhdoi te binte
Kur pa qe ishte Kledi e hapi menjehere

- urdhero - u pergjigj Aureli
- u qetesove ndopak - pyeti Kledi
- uffff nuk e di as vet- tha Aureli duke shfryre

- e di qe nuk je mire por une  duhet te iki deri diku dhe doja te pyesja se kush do qendroj me Jonen - tha Kledi
- merr Marion ore - tha menjehere Aureli

- ka ikur ai - tha serish Kledi
- dreqin harrova krejt - tha Aureli duke u menduar
- po qendro deri kur ajo te mbaroj pastaj ik - tha serish
- o shoku une sa kam dal nga spitali se nuk pret puna takohemi ne dark - tha Kledi duke i mbyllur telefonin

- ore pse gjithmon ndodhe dicka kur une nuk dua te shkoj pse - tha duke u ngritur  nga vendi qe ishte ulur
Dhe i nevrikosur u nis drejt makines

Jona i kishte treguar Kledit gjithcka dhe ai kishte vendosur ta ndihmonte ne misionin e saj

- ika tani se vjen shpejt ai - tha Kledi duke i buzeqeshur
- ne rregull mirupafshim- i ktheu buzeqeshjen Jona

Kishte kaluar nje nate te bukur
Po thuajse gjithe nate kishte ndenjur zgjuar duke pare Kledin teksa flinte
Ai djale zgjonte tek ajo ndjenja qe  nuk i kishte provuar kurr

Ada ate nate kishte qene mjek roje ishte lodhur shume por perseri nuk kishte mundur te largohej sepse nje doktoresh mungonte per disa ore dhe Ada ishte ofruar per ta zevendesuar

Vertet puna e saj ishte e lodhshme
Por ajo e adhuronte dhe e bente me shume deshire

Sa hyri ne spital eci shpejt drejt dhomes se Jones
sikur po fshihej nga dikush
Hyri brenda dhe menjehere mbylli deren

- mos po te kerkon policia - tha Jona duke qeshur me menyren si ajo hyri brenda
- si je ti - tha Aureli duke bere sikur nuk e degjoi
- me mire jam tani duhet te vij doktori dhe te shohim cfare na thot - tha Jona

- doktori! mbrem ishte doktoreshe - tha ai
- thash ngaqe nderojn turnet ne mengjes prandaj
- aha shum mire - tha me gjysem zeri

Ai deshironte ta shikonte pavarsisht se nuk e pranonte me ze te larte ate gje
Dera u hap dhe Ada u kthye te fliste me dike qe ishte jashte

Sa e pa dhe i degjoi zerin buzeqeshi dhe uli koken duke u kthyer serish serioz
Jona e pa ate veprim dhe vazhdoi te qeshte

- mirmengjesi si jeni sot - tha Ada duke shkruar ne kartelen e saj pa i ngritur syt per te pare se kush ishte ne dhome
- mirmengjesi me mire faleminderit- tha Jona

Ada ngriti koken pasi mbaroi se shkruari dhe u ndesh me shikim me te bukur per te
Syt e Aurelit qe kishin humbur duke e pare

Ai menjehere  e mblodhi veten dhe ktheu shikimin drejt dritares
Aden e merziti kjo gje po nuk e dha veten

Nje infermiere hyri ne dhome per te marr Jonen se duhej te bente analizat
Aureli deshi te shkonte me te por Jona i tha qe ta priste ne dhome se kthehej  shpejt

Ngelen vetem ata te dy ne dhome asnjeri nuk guxonte te ikte
Vetem frymarrjet e tyre degjoheshin ne ate dhome te ftoht

Aureli u nis drejt deres qe te largohej
- kaq shume me urren tani - foli Ada me gjysem zeri
Ndaloi mori fryme thell dhe u kthye drejt saj

Dashuri Nen Hijen E HakmarrjesTempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang