Mam'

366 21 25
                                    

tetor 2020

 Ora ishte rreth 3 e pasdites,kur Alvin po kthehej nga mesimi.Ate dite kishte pasur leksion deri ne 2 e gjysme,por pedagogia i kishte lene pak me heret.Distanca nga shkolla me shtepine nuk ishte e madhe,por ne shoqerine e miqve te tij,cdo dite shkonte rreth 30 minuta rruge.

"Biri,si kalove?"-e puthi e motra 2 vite me e madhe se ai.Ishte personi me i dashur per te dhe mardhenia vella-moter mes tyre ishte nder me te bukurat ndonjehere.

"Si kalove ne universitet?"-ia kthen Alvin.

"Mam,djali jot shembullor thote se eshte kenaqur ne shkolle sot.Kemi te bejme me nje infermier te ardhshem jo shaka pra."-tha e motra e Alvinit te kunderten e asaj qe ai tha.I shkeli syrin,nderkohe qe Alvin hoqi atletet dhe u hodh menjehere ne divan.

"Zemra mamit! Te te bej mami dicka per te ngrene? Kam gatuar supe me perime,por nese do mund te te bej ndonje patate dhe omlete."- e perkedhelte e ema.Familja e Alvinit ishte shume harmonike dhe e mirekuptueshme.Ata jetonin me parime per miresjelljen dhe dashurine me njeri-tjetrin.

"Ndoshta me vone.Tani do shoh serialin"-tha Alvin duke nderruar kanalin e televizorit tek seriali i tij.Ne nje moment i tingellon telefoni.I vjen nje mesazh te cilin e lexojne padashur e ema dhe motra.Derguar nga Daniela :

"Shoku,nga je?"-lexoi.Nderkohe qe vuri re se po lexonin mesazhet e tij,u largua ne dhomen e tij.

"Ne shtepi.Po ti?"-ia ktheu.Daniela i dergoi vendodhjen e nje lulishteje,ku dilnin kur ishin ne gjimnaz.Aty prane ishte bere nje kafene ne natyre dhe e kishin frekuentuar edhe ca here ne periudhen pas gjimnazit.Keshtu,Alvin u be gati per te dale.

"Mam ika!"-foli teksa po vishte atletet.

"Do takoj Danin te lulishtja.Nuk vonohem!"-dhe e puth.Ne fytyren e te emes pati nje shprehi jo te kendshme.Ne nje moment vuri doren ne shpine e pati njefare dhimbje.

"Je mire,mam?"-e pyet Alvin.

"Po,shpirt.Jam pak e lodhur dhe mesa duket me eshte keputur mesi."-nderkohe qe edhe ne fytyre dukej e zbehte.

"Je e sigurte?Te te cojme te ndonje doktor?"-i thote i biri,"Ena!"-thirri te motren e cila doli nga kuzhina.

"Jo,zemer.S'kam gje,kam marr disa ilace.Me Enaiden isha kur u vizituam.Jane vitamina mos u bej merak!"-i thote e ema dhe e motra pohon me koke.Ne ate moment,Alvin del per te takuar Danielen.

 U takuan tek kafeneja e diskutuan per diten e secilit.Ishin shoke te ngushte qe prej vitit te pare te gjimnazit.Tanime ishin distancuar pak pasi studionin ne profile te ndryshme,por serisht kjo gje nuk i ndaloi ta vazhdonin miqesine pas leksioneve apo ne fundjava.Daniela dhe Alvin ndanin cdo gje me njeri-tjetrin.Kenaqeshin,bisedonin pa filtra dhe ishin shoke per koke.

Pas dy oresh te kaluara ne shoqeri te mire,Alvin i bie telefoni.

"Po,Ena.Tani po ngrihemi"-i thote te motres teksa hap telefonaten.

"Alvin,jemi ne spital."-thote ajo duke mos u degjuar me,pasi Alvin mbyll telefonin dhe nxiton menjehere per te shkuar tek ajo.Daniela e shoqeroi me makinen e saj.

 Ne spital ishte e motra qe priste perballe reanimacionit.Alvin e perqafoi.

"Cfare ndodhi? Ku eshte mami? Eshte mire ajo?"-pyeti ai i shqetesuar.

"Eshte brenda.Filloi te kishte kriza nga dhimbjet.Me vizitat qe beme,rezultoi se kishte nje krisje ne mushkeri qe eshte disi serioze...."-nderkohe qe Enaida i shpjegonte te vellait,lotet i rridhnin me ngasherim.

"Por ajo tha se s'ka gje.Ajo tha se mori ca vitamina.Ajo tha se ishte mire...Enaa!"-filloi te shqetesohej edhe me teper toni ne zerin e Alvin.Daniela e perqafon dhe ai ja plas te qares.

Pas 1 ore...

"Familjaret e zonjes Briana?"-doli doktori e ne ate moment Alvin dhe Enaida nxituan prane tij.

"Patem nje operacion te veshtire.Zonja kishte probleme me frymemarrjen.Kishte pesuar nje ngushtim ne kraharor qe here pas here i ka dhene djerse,dhimbje koke apo edhe gjendje gripi.Me ilacet qe ajo ka perdorur,kane patur ndikim ne mushkerite e saj.Thuhet se zonja ka pasur probleme edhe me ankthin dhe se kjo i ka ndikuar edhe ne frymemarrje..."-tregoi doktori,nderkohe qe ajo qe vrau me teper degjimin nga Alvin ishte vetem nje fjale.

"Doktor,"-tha ai,nderkohe qe kete here po i merrej zeri per t'u shprehur,"C'doni te thoni me 'ka pasur',po tani?"-pyet ai.Enaida e pa e habitur.Te dy kthyen veshtrimin nga doktori te habitur.Ky i fundit ishte i djersitur,me nje shprehi ne fytyre te lodhur e me keqardhje.

"Me vjen keq.Zonja Briana nderroi jete.Nuk mundem ta shpetonim..."-u shpreh ai.Alvin dhe Enaida u ulen ne toke te prere,te vrare e te befasuar nga ai moment i jetes qe i shkaterroi.

"Mam"-mundi te thoshte Alvin me lot ne sy,teksa pa zonjen Briana te dilte nga salla e reanimacionet e shtrire dhe e vdekur.

E pikerisht ne ate moment,ate tetor mizor,jeta e Alvin ndryshoi 360 grade.



P/S: Hej! Po nis nje ide timen te re duke ju dhene fjalen kete here qe do e perfundoj dhe nuk do e fshi.Uroj te kem mbeshtetjen tuaj ❤️❤️Shijojeni! Asgje nuk eshte ashtu sic duket...

Distimia✔Where stories live. Discover now