shkurt 2023
Alvin dhe gjendja emocionale tanime ishin familjarizuar.Le te themi se pikerisht ne momentin ku dukej se po permiresohej serisht kalonte nje krize tjeter.Kjo gjendje ishte e perseritur tanime ne hyrje te vitit te dyte qe kur e ema e tij kishte nderruar jete.Daniela ishte ende prane tij,ne cdo moment.Asnjeher nuk ishte lodhur nga te njejtat reagime e sjellje nga Alvin.Perkundrazi,i ka ndenjur afer ne cdo emocion,qofte te mire ose jo fort te mire.
"Per ku kaq heret?"-pyeti Daniela,qe sapo ishte zgjuar,Alvinin i cili po behej gati para pasqyres.
"Dua te takoj Amanden.Ose me sakte do e takoj"-i tha ai papritur.Kishte kohe pa dale me dike pervec saj.Sigurisht qe ishte jeta e tij dhe ai mund te dilte me ke te donte,por ishte nje surprize e papritur pikerisht ate mengjes.
"Jashte eshte ftohte.Kaq heret e keni lene?"-i drejtohet Daniela.
"Do vesh xhupin.Po sepse Amanda ka leksion ne oren 9 e gjysme dhe keshtu e lame te hanim mengjes bashke."-ia kthen Alvin.
"Mund te ikesh vete?"-e pyet Daniela,ndonese e zbukuroi disi per te mos e bere Alvinin te ndihej keq,"Dua te them,nese eshte larg te coj une.Do shkoj edhe une ne shkolle."-i thote ajo.
"Ne rregull."-tha shkurt ai.Daniela u be gati po ashtu dhe te dy dolen.E shoqeroi me makine deri tek kafene ku e priste e ulur Amanda,shoqja e fakultetit te mjekesise,qe kishte njohur ne vitin e pare e me te cilen kishte mbajtur kontakte.Daniela ul xhamin per ta pershendetur.
"Hej si je?"-i thote ajo.
"Mire ti?"-ia kthen Amanda.
"Mire.Kalofshi bukur! Alv pacim!"-i tha dhe iku.Alvin u ul perballe Amandes.
"Miremengjes"-i tha ai.
"Miremengjes.Si fjete?"-e pyet ajo.
Ne fillim ishte nje situate e sikletshme per Alvinin.Ndjente friken e perjetimit te emocioneve qe ia kishin trazuar mendjen prej kohesh.Por serisht u perpoq ti ndrydhte ndjenjat e te perjetonte realitetin e munguar.
"Si po te shkon shkolla? Kete vit ke diplomimin apo jo?"-i thote Alvin.Nese gjerat do kishin shkuar ndryshe edhe Alvin do diplomohej ate vit.
"Po,po.Kam nis punimin me temen e diplomes.Ti si ke qene?" Si te kishte qene? Nje katrahure ndjesish e perjetimesh.Por nuk mund ta pershkruante dot me fjale dhimbjen e tij.Nese e bente do niste te qante menjehere si nje femije i vogel qe nuk i kane blere lodren e preferuar.
Mengjesi shkoi mire.Te pakten si takim i pare pas kaq kohesh per Alvinin ishte shkelqyeshem.Ose te pakten ashtu dukej.Detajet,bisedat dhe ndjesine se sa bukur ja kishte kaluar ate mengjes me Amandian,Alvin ja tregoi te gjitha Danieles.Kjo e fundit e degjoi me gjithe qejf dhe u ndje e lumtur per shokun e saj.
"U ndjeva vertet mire,Dan.S'jam ndjere kaq mire prej kohesh"-tha Alvin ne nje moment teksa ai dhe Daniela po hanin darke.Daniela la lugen per nje moment ne tavoline dhe e pa.Nuk e beri shume te dukshme,por u ndje disi e merzitur.
Alvin s'ishte ndjere kaq mire prej kohesh edhe pse Daniela ka qene aty gjithmone.Pra,perfundimi i gjithe kesaj ishte pikerisht sic kish menduar e motra kur e braktisi.Per Danielen,Alvin do te konsiderohej si nje femije per te cilin po kujdesej se vuante nga ankthi e depresioni.Jo sepse mund te ndjen...
E ne fakt,Daniela nuk shpresonte dicka pertej miqesise.Ose le te themi qe ishte mesuar me krizat dhe lumturine e Alvinit.Tani e tutje duhet ta pranonte se ai kishte jeten e tij dhe se do ishte mire te kthehej ne realitet,qofte ky edhe me dike tjeter.
Ndoshta Amanda per Alvinin do te ishte nje fillim i ri,nje dashuri e re me fryte e ndoshta do e rrenonte serisht.Ajo c'ka ishte e sigurt,ishte fakti se Daniela do ta ndihmonte serisht.Do i qendronte prane edhe nese Alvinit i shfaqen serisht luhatjet e humorit.
"Dan,si mendon? Ta ftoj Amanden ne nje takim? Dua te them,ajo eshte shume vajze e mire.Eshte e vetmja shoqe..ehm...vajze qe njoh nga universiteti ndonese e lashe sapo e nisa."-e pyet Alvin.Daniela nuk dinte c'te thoshte.Mori fryme thelle e u mundua ta merrte situaten ne dore sic bente gjithmone duke mos e bere aspak te dukshme asgje qe mund te ishte e cuditshme apo qe mund ta lendonte Alvinin.
"Po shume mire do besh."-i tha ajo me nje buzeqeshje te vaket.
![](https://img.wattpad.com/cover/347110027-288-k165639.jpg)
YOU ARE READING
Distimia✔
EspiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?