Ky jam unë.

109 11 5
                                    

Ate pasdite,pasi e mori veten nga situata e pakendshme qe u krijua mes vajzave,Alvin vendosi te dilte pak per te marr ajer.

"Dan,po dal pak! Me duhet te marr pak ajer,te qetesohem!"-i thote dhe Daniela nuk i tha gje.

Doli te ecte per nuk dihej se ku.Eci drejt nje kafeneje aty prane dhe u ul te pinte nje kafe.Nisi te mendonte nje mori gjerash qe ishte perballe deri me tani ne jeten e tij.Gjithcka i perplasej si nje dallge e madhe,qe ishte gati ta mbyste,por fatmiresisht ai ia dilte mbane gjithmone.Ose te pakten keshtu e ngushellonte veten.

E konsideronte si te forte,por vetem i tille nuk ishte.Kishte gjetur force tek Daniela,tek Amanda,personat e vetem ne jeten e tij.Nuk kishte as motren,as te emen,as ndonje shoke apo te aferm tjeter.E ndjente dhimbjen,por ndonjehere ngushellohej me idene se nuk ishte i vetmi qe i kishte ndodhur kjo gje.

Nga ana tjeter,ndonjehere donte te hiqte dore,te qante,te dorezohej,te shfrynte e te mbyllej ne nje cep.Donte te mos perballej fare me boten e te rrinte ne ate subkoshiencen e tij te zymte.

Ne nje moment mendoi idene e konsultes me psikologun.Ndoshta,Daniela kishte te drejte.Ndoshta do gjendej nje kure e do te sherohej.Ndonese Alvin se ndjente veten te semure.E dinte se e gjithe kjo ishte vetem nje gjendje emocionale e papershkrueshme,por e dhimbshme.

Atehere kur mendoi per nje emocion te tille,pikerisht ne ate moment e telefonon Amanda.Kjo e fundit per te kishte qene nje fillim i ri,nje kapitull i ri ne jeten e tij.A te ishte valle nje hyrje e mire? Nuk e dinte,por ndjente se shume gjera duhet te sqaronte me.E pikerisht edhe Amanda per te ishte nje emocion i paarsyetueshem.

"Alo"-foli ai.

"Alv,ku je?"-e pyet Amanda.

"Kam dale."-i kthehet shkurt.

"Kam nevoje per ty.A vjen dot tek une?"-i thote Amanda,nderkohe ne ate cast Alvin shfryn.E sa nevoja kishte ai!

"Ku je?"-i thote Alvin me pas e niset drejt saj.

Ne jete na ndodh te takojme njerez te ndryshem.Njerez qe na bejne te lumtur momentin e te tjere qe na bejne te lumtur jeten.Takojme e njerez qe te dyja keto emocione nuk do na benin kurre t'i perjetonim.

Ndonese u be me teper se nje vit,qe Alvin dhe Amanda mbajten kontakte me njeri-tjetrin,Alvin ende se kishte perjetuar lumturine me te.Ishin te lidhur,por jo te dashuruar.Te pakten,ky i fundit ende se kishte ndjere ate goditjen ne kraharor apo fluturat ne stomak kur kishte perballe Amanden.

"Erdhe"-tha Amanda e perlotur teksa hapi deren dhe e perqafoi fort Alvinin.

"Alv,nuk dua te te humbas!"-tha ajo me pas,kur te dy ishin ne shtepine e saj te ulur perballe njeri-tjetrit.

"Nuk e di se cfare raporti ke me Danielen,por mendova se ne ishim bashke.Eshte keshtu?"-nisi ajo te thoshte ende e perlotur.Alvin i fshin lotet ne faqe dhe i kap duart.

"Keshtu eshte.Ne jemi te lidhur bashke.Por Daniela eshte shume e rendesishme per mua.Nuk dua te krijohen me te tilla situata mes jush.Aq me teper per mua. A mundet?"-ia kthen Alvin.

"E ndersa per mua je me i rendesishem ti.Daniela mund te doje te sillet si te doje me ty,por ti je imi."-i thote Amanda dhe e puth ne buze.

"Te premtoj qe nuk do kete me situata te tilla,por te lutem mos me mbaj asnje te fshehte. Une e di qe ti nuk je i cmendur apo i semure,thjesht une dua te di se cfare ndjen ti ne cdo moment.Dua te jem me ty"

"Amand,cfare ndjen ti per mua?"-e pyet Alvin dhe i kap duart serisht.Mori fryme thelle dhe pa nga ajo.Uronte me shpirt te mos ia bente te njejten pyetje sepse e ndjente veten jo aq te guximshem per tu pergjigjur ndjenjave te tij.

"Une te dua shume,Alvin. Qe prej momentin te pare qe ti me shkrove per leksionet e infermierise,u gezova pa mase.Me erdhi mire qe te pakten mua me mbaje mend pavarsisht se ishe per shume pak kohe ne shkolle.M'u be shume qejfi dhe vendosa te te jap nje shans,qe mesa duket ja vlejti vertet.Ia vlejti sepse une u dashurova marrezisht me ty..."

"Amanda,une nuk ndjej dashuri per ty.Te pakten ende jo!"-e nderpreu Alvin e Amanda u pre shume ne shprehine e fytyres.

"Ne jeten time kane ndodhur shume gjera qe ti nuk i di.Nuk kam pasur asnjehere guximin per ti thene sepse as vete nuk i mendoja si te verteta.."-vazhdon ai dhe Amanda mbetet pa fjale duke e veshtruar ne sy.

"Para 2 vitesh,mami im nderroi jete.E vetmja qe mu gjend prane ishte Daniela.Ajo zgjodhi te jetonte me mua edhe pse ishte thjesht nje shoqe.Zgjodhi te me mbeshteste,te ma kushtonte jeten.Kur as ime moter nuk e beri,une u shkaterrova.U bera ky njeri qe jam sot e qe ti pavarsisht dashurise qe ndjen,nuk e ke njohur ende..."-e ne ate moment Amanda u habit me shume.

"Alvin..."-mundi te thoshte ajo.

"Kam vendosur te shkoj tek ai psikologu me Danielen. Nese do mund te vish dhe ti ndonje dite.."-tha Alvin dhe i dolen ca lot.Amanda uli koken dhe nisen ti dalin edhe asaj ca lot.Ne ate moment,Alvin ngrihet dhe largohet.

Distimia✔Where stories live. Discover now