Korrik 2023
Ishte data 20 korrik,nje dite shume e nxehte vere.Alvinit i tingellon telefoni.Ky i fundit po rrinte i ulur ne shtratin e tij i menduar,kur thirrja nga Amanda i terhoqi vemendjen.E hapi menjehere.
"Amand,si je?"-i foli.
"Alv,mire ti c'ben? Ne shtepi je?"-ia ktheu ajo.
"Po.Isha shtrire pak,ben shume vap.Po ti? E mbrojte temen e diplomes?"-e pyet.
"Poo.Dola shume mire.Jam kaq e lumtur,Alv.Ke te besh me nje infermiere te ardhshme"-tha me entuziazem Amanda.Alvin u gezua per te,por fjalia e fundit e lendoi pak.Amanda nuk ishte si Daniela,nuk e mendonte se qofte edhe nje fjale mund ta merziste Alvinin.
"Me behet qejfi!"-tha shkurt ai,"Te marr une me vone."-ja mbylli Alvin telefonin.E hodhi ne shtrat dhe u ul ne dysheme perbri.
"Alvin eja te hame!"-thirri Daniela nga kuzhina.Thirri disa here,por Alvin nuk levizi.Me pas ajo hyri ne dhomen e Alvinit.
"Shoku,ja tek qenke! Te thirra disa here,nuk me degjove."-i drejtohet ajo,por ai serisht nuk u pergjigj.Kishte mbeshtetur duart mbi gjunj dhe kishte ulur koken.Ngriti veshtrimin nga ajo dhe Daniela pa se syte i kishte me lot.
"Shoku,cfare ke?"-e pyeti dhe u ul prane tij.
"Dan"-tha ai dhe vuri koken ne prehrin e saj.Daniela u habit nga cfare mund ta kishte bere kete here te merzitej,por serisht nuk reagoi.Nisi ti perkedhelte floket,nderkohe qe ai i tregonte.
"Sot,une do te isha diplomuar per infermieri.Fola me Amanden,e kishte marre me sukses temen e diplomes.U gezova per te,por do doja te kisha qene edhe une.Dreqin,e doja aq shume ate profesion,ate shkolle.Gjithcka u shkaterrua.Endrrat e mia u shuan.Une nuk do behem kurre infermier"-toni i tij i zerit nisi te ngrihej me mllef,me keqardhje,me mosbesim ne vete.
"Shoku im!Une kam besim qe ti do behesh infermieri me i mire ne bote,mire?"-i drejtohet ajo,duke e ngritur dhe duke e pasur perballe,-"Me shiko! Shoqja jote ka besim tek ty.Ta them me gjithe zemer,qe ti ke gjithe kohen e botes per t'u bere infermier.Asgje s'eshte shkaterruar.Asgje nuk ka mbaruar.Me kuptove?"-i tha ajo me duart e saj ne fytyren e tij.Syte me lot te te dyve u perballen serisht,si ne cdo situate tjeter,si ne cdo emocion,si ne cdo krize te Alvinit.
"Faleminderit shume Daniel!"-tha ai duke vendosur per nje moment fytyren ne krahen e saj ne forme perkedhelje,"Ti je e vetmja qe beson tek une.Dhe ke te drejte! Mund t'ia dal.Apo jo?Mund te behem nje infermier!"-tha ai dhe u ngrit menjehere.Mori telefonin qe hodhi me pare dhe lexoi nje mesazh serisht nga Amanda.
"A do me shoqerosh ne festen e diplomimit?" -e ai mesazh e beri boten e Alvinit te kercente nga lumturia.
"Dan!Dan!Dan!"-u hodh nga gezimi dhe perqafoi shoqen,"Amanda me ka ftuar ne festen e diplomimit.Jam shume i lumtur"
"Sa miree!"-ia ktheu Daniela po me te njejtin entuziazem,ndonese nuk ishte edhe aq entuziaste.
Rreth ores 8,Alvin ishte gati.Daniela e ndihmoi te rregullonte papionin.Ishte bere vertet nje shoqerues simpatik.
"Dukem mire?"-pyet Danielen.
"Dukesh nje yll i vertete"-i tha ajo e buzeqeshur.Alvin e perqafoi fort.E ndjente se e gjithe kjo qe Daniela po bente per te,do te thoshte shume per shendetin e tij,ndonese nuk mund t'ia shprehte.E kishte shume perzemer shoqen e tij te gjimnazit,qe prej kohesh ishte bere shoqja e tij e shtepise,shoqja e jetes.
"Do te te shkruaj per cdo gje.Mos u bej merak fare!"-i thote ai.Daniela i shoqeroi me makine deri tek lokali ku do behej mbremja Alvinin dhe Amanden.
"Befshi qejf,infermiere!"-i drejtohej ajo me nje buzeqeshje.
"Faleminderit!"-thane njezeri.
Nga ana tjeter,Daniela u kthye ne shtepi.Beri nje kafe dhe u ul ne dysheme perbri krevatit.Ishte nje mbremje e zymte.Ose me sakte befasuese.Nje mbremje qe vuri perballe shume njerez e shume ndjesi.Ishte pikerisht mbremja e diplomimit,qe ndryshoi dhe befasoi gjithe rrjedhen e jetes.
Ate mbremje,pervec Amandes,edhe Daniela kishte festen e diplomimit.Pikerisht ne momentin qe ajo do ftonte shokun e saj per ta shoqeruar,ky i fundit u gezua pamase,kur Amanda,nje shoqe tjeter e ftoi ne diplomimin e saj.Per here te pare,Daniela u ndje e pafuqishme ne ndrydhjen e ndjenjave.U ndje keq.U ndje e lene pas dore.E ndjeu Alvinin shume larg vetes.
Mbremjen e saj te diplomimit,ku supozohej se do te festonte tre vite perkushtim ne profilin financiar,Daniela e gjeti veten ne shtepi,duke pire kafe ne oren e vone,ne dyshemene e dhomes dhe duke qare.E pra,nje mbremje e bukur u kthye ne nje mbremje me lot,te trishte.Per here te pare,Daniela u ndje si Alvin,vetem se kete here ajo ishte e vetedijshme se kjo dhimbje nuk ishte thjesht per nje shok.

YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?