Alvin..

191 19 10
                                    

Pas 1 viti-shtator 2021

"Alvin zgjohu,shoku!"-i perkedhelte lehte floket Daniela,nderkohe qe ishte ulur perbri Alvinit ne shtratin e tij.

Dremiti dhe pak e me pas mundi te hapte syte.

"Mirmengjes!"-i fola serisht e qeshur Daniela,"Kam bere krepa.Te embla apo te kripura i do?"

 Alvin pati nje dhimbje koke e per nje moment pati veshtiresi te hapte syte.Kur mundi te shihte pak drite nga dritarja,u ngrit me veshtiresi e u mbeshtet tek koka e krevatit.

"Mgjes"-tha me gjysme zeri.U duk qe ne portretin e tij,qe kishte kohe qe nuk e bente gjumin e qete.Syte i kishte te kuq e rrathet poshte syve i kishte te zinj.Floket i ishin shpurpuritur nga gjumi e kishte dhimbje ne trup.

 Daniela e ndihmoi te ngrihej e te dy shkuan ne kuzhine te hanin mengjes.Ajo kishte nje vit qe qendronte prane tij ne cdo moment.Edhe nese i duhej te shkonte ne universitet per ca ore,serisht mbante kontakte me Alvin e sigurohej qe ai te ishte mire.

 Kishin rreth nje vit qe jetonin bashke,qe kur e ema e Alvinit nderroi jete.E motra,Enaida ishte shperngulur ne Itali tek i fejuari i saj.Ose te pakten keshtu e dinte Alvin.

 Gjendja shpirterore e ketij te fundit ishte e shkaterruar.Hera-heres e gjente veten duke qare ne dush,me lekuren qe i regjej nga uji papushim qe binte siper trupin te tij.Hera-heres qeshte me veten,u ndjente krenar qe ne aq vite jete te tij,mundi te jetonte me te emen.Krahas shkaterrimit,vuajtjeve,dhimbjes,Alvin gjente hera-heres nje drite ne fund te tunelit per te menduar pozitivisht per jeten.E kjo drite ishte fale Danieles,qe sa here e shihte ndjente nje force te madhe brenda vetes.

"Kam leksion deri ne 5 e gjysme sot.Nese te duhet dicka,me mjafton si justifikim per ta lene leksionin.."-i tha Daniela me shaka.

"Do dalim sot?"-e pyeti Alvin.Kishte shume pa dale.Ose me sakte kishte shume pa ja permendur daljen mikeshes se tij me te mire.

"Ku do te shkojme?"-e pyet Daniela nderkohe qe po i pergatisje nje krepe me cekokrem dhe banane.

"Se di."-tha Alvin shkurt.

"Do gjej nje vend fantastik dhe do ikim pas leksionit.Mire?"-i tha ajo dhe Alvin u pergjigj me nje buzeqeshje.

 Pas mengjesit,Alvin lau fytyren,dhembet,rregulloi pak floket,duke marr nje pamje krejt tjeter.Dukej me i gjalleruar,me i bukur.Nje djalosh i ri 21 vjecar,qe me ne fund po merrte jete si moshataret e tij.

 Hapi dollapin e vuri re shume kemisha e bluze te hekurosa.Kishte shume kohe pa i veshur.Dukeshin te reja fringo.Mori 1 kemishe te bardhe me kuadrata.Hoqi bluzen me rrudha ngjyre e zeze qe kishte veshur dhe veshi kemishen qe i kapi dora.E mbertheu dhe doli para pasqyres.

 Rreth ores 6,Daniela u kthye ne shtepi.E pa shokun e saj te ngushte te veshur me kemishen e bardhe,te cilin e kishte zene gjumi ne kolltukun perbri dollapit.E zgjoi lehte dhe Alvin hapi syte.

"Dan,"-i foli.Daniela i buzeqeshi.

"Wow Alv! Dukesh nje yll.Kush e di sa vajzave do ja marresh mendjen sot."-tha Daniela.

 Kjo e fundit kishte zgjedhur nje lokal buze detit.Karriget i kishte te vendosura ne rere,me ca shirita e drita te vendosura siper duke formuar nje dekor fantastik.Jodi i detit ishte si nje ilac.Ajo mbremje e fresket shtatori te ofronte nje fije shprese.Daniela shihte ne syte e Alvinit nje force te madhe qe pritej te dilte me guximin per te ecur perpara.

"Sa bukur qenka!"-tha Alvin nderkohe qe ktheu nje gllenke uje te gazuar.

"Po vertet! Fatkeqesisht ky ambjent do te mbyllet javen qe vjen.Sezoni veror eshte mbyllur e tanime do te freskohet koha."-vazhdoi Daniela biseden.

"Si po shkon shkolla?"-e pyet Alvin e mesa duket biseda po gjallerohej edhe me teper mes shokesh.

 Ndonese jetonin ne nje shtepi prej pothuajse nje vit,nuk flisnin shume.Ose le te themi qe nuk e kishin cuar asnjehere nje bisede deri ne fund.Gjendja emocionale e Alvinit rendohej dita-dites e ndonjehere Daniela detyrohej ta perqafonte e ta qetesonte si ta kishte nje vella te vogel e Alvinin e zinte gjumi.Humbja e te emes e ka ndryshuar rrenjesisht karakterin e Alvinit,por Daniela nuk e bente asnjehere te dallueshme gjendjen e tij te keqe.

"E lodhshme.Ta merr frymen me ngarkesen.Ti e di,financat te lodhin koken."-ia ktheu Daniela e cila e vazhdonte shkollen e larte per financiere.

 Alvin i la studimet qe ne vitin e pare,ku qe prej humbjes se te emes,nuk pati me deshire e vullnet per ta vazhduar.Humori i tij,psikologjia e mendjes dhe e trupit te tij,nuk ishin ne sinkron me njera-tjetren,duke e bere te veshtire edhe shkollimin sic cdo gje ne jeten e tij qe prej 1 viti.

"Dua edhe une te studioj"-tha Alvin per habi dhe Daniela s'po i besonte vesheve.Ajo serisht nuk e beri aq te pabesueshem ate fakt.

"Sa mire,shoku!"-i tha ajo.

"Dua vertet ti rikthehem infermierise"-foli serisht Alvin,"Nese jo fizikisht,dua te lexoj e te mesoj online.A eshte e mundur?"-i drejtohet Danieles.

"Alvin.."-mundi te thoshte ajo e perlotur.E perqafoi shokun e saj me mallin qe e kishte kapluar prej nje viti duke mos e pare kaq te angazhuar per jeten e tij.

Distimia✔Where stories live. Discover now