Kam dicka per ju

73 12 2
                                    

Brenda dy diteve,Daniela doli nga spitali.Mori mjekimin e nevojshem dhe kontaktoi me nje gjinekologe.Tanime do ti duhej te bente me shume kujdes,pasi mbante brenda vetes nje krijese te vogel.Alvin ishte me i lumturi ne bote.Kete e deshmonte me kujdesin ne detaj qe bente per nenen e femijes se tij.

Alvin e mori me shume deshire rolin e babait.Nuk linte asnje pune te rende per Danielen dhe e ndihmonte ne cdo moment.E pra,konsistonte edhe ne ato deshirat e cuditshme per te blere ndonje frut jo te stines ne 12 te nates.

Nje pasdite te fresket,Alvin mendoi ta nxirrte Danielen shetitje per te marr pak ajer te paster.E ndihmoi te vishej dhe rrinte non-stop ne dispozicion.

"Zemer,mund te vishem vete.Mos u merakos kaq shume,nuk kam gje!"-qeshi Daniela.

"Vajze,ke beben time aty brenda.Kujdes!-i drejtohet ai dhe e puth ne balle.U bene gati te dy dhe dolen.

"Per ku keshtu?"-pyeti Daniela.

"Si fillim,me duhet te shkoj tek shtepia per te marr nje kuti qe kam harruar."-ia kthen Alvin.

"Je i sigurt? Nese eshte babai yt,mund te shkoj une.Me thuaj ku eshte dhe hy e marr."-i drejtohet Daniela.

"Jo,mos ki merak.S'do kem as deshire te zihem.Me kete dhurate qe me ke bere,asgje tjeter nuk ma ndryshon humorin."-i thote ai.

Ndalojne te shtepia dhe Daniela e pret jashte.Alvin hyn,pasi dera ishte paksa e hapur.Dukej se shtepia,ishte thuajse e boshatisur.Ne mesin e koridorit gjendej nje valixhe.I ati mesa dukej po zbriste nga dhoma.

"Alvin! Po ti ketu?"-i drejtohet.

"Erdha te marr dicka qe kam harruar."-ia kthen.

"Nuk erdha per mua? Sa mire! Gjithsesi une do kthehem ne Angli.Do jetosh i lumtur pa mua"-i thote i ati me arrogancen me te madhe ndonjehere qe nje prind mund ti drejtohet nje femije.

Ndonese nuk priti asnjehehere prej tij,Alvin u perlot disi,por nuk e dha shume veten.Hyri ne dhomen e te emes dhe kerkoi per nje kuti.Ishte nje kuti kartoni e vjeteruar,por e gjeti mes rrobash,po ne te njejtin vend prej vitesh.E mori dhe doli nga dhoma.

"Jo te gjithe zgjedhim femijet qe kemi apo prinderit qe na bien,por nese njeri prej tyre s'eshte i deshirueshem,mendoj qe pala tjeter s'ka te drejten as te kembengul per ta dashur...Alvin,ndonese asnjehere se deshe babane tend,serisht te uroj me te mirat.Mbase shihemi,mbase kurre.Mos e harro qe ne kete jete e kishte nje baba edhe kur humbe motren e mamin."-tha i ati i Alvinit dhe doli para tij.Ne fjalet qe tha,Alvin kuptoi shumecka.

Gjithe jeten kishte qene larg,kishte zgjedhur te bente nje jete larg familjes se tij per te miren e tyre.Por kishte harruar nje detaj.Te qenit i deshirueshem nga femija yt,nuk kerkon vetem para dhe rroba te mira.Alvinit i mungoi dashuria e te atit prej vitesh,edhe pse kishte pas mamin dhe motren.Ai kurre nuk 'kembenguli' asnjehere per dashurine per te birin,ndonese ne fjalet qe tha,la te kuptoje qe Alvin ishte fajtor per kete fakt.

Alvin u largua nga ajo shtepi per te mos u kthyer me kurre.Kete here jo me.Kutia qe mori ishte kujtimi i fundit.Edhe nese kishte lene nje thesar apo nje bluze te shtrenjte pa mare,u betua se nuk do shkelte me ne ate shtepi,qofte aty i ati,e ndoshta jo.

Daniela e perqafoi menjehere.

"Ti je njeriu me i forte qe kam njohur,Alvin.Nuk mundet askush ne bote te te bej te qash pas gjithe gjerave qe ke kaluar duke qeshur...une jam me ty!"-i drejtohet Daniela dhe e puth.

Largohen nga aty,kete here drejt nje vendi krejt tjeter.Jo per ndonje arsye tjeter,por sepse pavarsisht c'ndodhi,Alvin dhe Daniela kishin dale per shetitje ate pasdite.

Ndaluan ne nje lokal prane nje parku.Aty per cudi nuk kishte asnje klient.U ulen ne nje tavoline cfaredo dhe priten per porosine.

"Pershendetje!"-foli me miresjellje kamarieri,"Ti je Daniela apo jo?"-pyeti me pas.Ajo pohoi me koke dhe pa nga Alvin e habitur.Ky i fundit qeshi.

"Do ju ftoja te vinit me mua,brenda ne lokal.Kam dicka per ju"-dhe Daniela shkoi pas tij serisht pa kuptuar asgje.Alvin i shkeli syrin djalit dhe priti jashte.

Brenda kamarieri i dha Danieles kutine e kartonit qe kishin marr nga shtepia.

"Alvin me dha kete per ty.Vishe dhe eja ne park."-i drejtohet.Daniela hyri ne dhomen pas dhe hapi kutine.

Ne kuti ishte nje fustan i bardhe.Ndonese disi i vjeter,serisht ruante shkelqimin e magjine e shume viteve me pare.Daniela u emocionua dhe e mori me mend i kujt ishte ai fustan.

U vesh dhe doli me fustanin e bardhe.Kishte rregulluar disi floket,por jo ndonje ndryshim i madh,qe serisht u dukte e bukur.

"Me e bukura!"-e puthi Alvin ne balle.Pa perreth mijera nena me femije,baballare,te rinj e te reja.Te gjithe te pranishmit ne park,u bene te ftuarit ne celebrimin e dy te dashuruarve.E sa per deshmitaret...po pra! Kamarieri e njefare banakiere e turnit,u bene deshmitaret e dasmes se Alvinit dhe Danieles.

Distimia✔Where stories live. Discover now