Ne nje moment..

87 11 0
                                    

..Ai eshte djali me i mire qe kam njohur ne jeten time dhe meriton te jete njeriu me i lumtur ne bote..-shkroi Daniela ne nje leter te verdhe dhe e la mbi tavolinen e dhomes se Alvinit,ne shtepine e saj te vjeter.

Ishte aty prej 1 ore,ku pa me kujdes mjekimet e te emes se Alvinit,shkrime,fotografi,rroba e cdo detaj qe mund ta bente Danielen te kuptonte se duhet ta kishte ditur me pare per gjendjen e tij.Fajesonte veten,por asnje detaj nuk e bente me faj.

Nuk mundi te gjendte per distimia-n as ne fotografi,as tek kutia e antidepresanteve te se emes se tij.Ndoshta po te kerkonte me thelle do e kuptonte.Ose te pakten ashtu mendoi se e kuptoi.Ndjeu faj tek vetja.Ndjeu se Alvin kishte perjetuar kete gjendje sepse ajo e kishte lene te ndodhte.

Filloi te perplaste e te hidhte kudo cdo gje qe nxorri.Qau me te madhe dhe u ul ne toke e lodhur.Ndjeu se duke gjetur force tek Alvin,e kishte bere ate te pafuqishem.E kishte kamufluar dhimbjen e prinderve dhe vellait te saj,duke pare Alvinin te qante per familjen e tij.Ose te pakten ky ishte justifikimi per te shpjeguar gjithcka kishte ndodhur.

Kuptoi se te qendruarit prane tij,e kishte perkeqesuar situaten.Nuk e kishte ndihmuar as veten per t'u mbeshtetur tek ai e as Alvinin per ti dhene forca per te jetuar. E kishte dashur,e kishte dashur fort,por i kishte bere keq.I kishte shkaktuar dhimbje,kur duhet ti falte dashuri.

Nuk kishte mjaftuar dashuria per t'i falur jeten dikujt.Asnjehere s'mjafton.Dashuria asnjehere nuk ti sheron plaget.Ajo vetem ti mbulon sa mos te duken te shkaterruara.Por sa i prek,e ndjen zemren te dale nga kraharori.

La letren e verdhe tek krevati dhe u largua.Shkoi tek shtepia ku kishin jetuar se bashku dhe pa perreth.Vuri re se nuk kishte asnje shenje te nje jete te lumturi apo dashurie te vertete.

Kishte vetem gjendje te zymta,dhimbje,erresire e mugetire.Nuk kishte qetesi ndonese ishte bosh.Ndjeheshin ulerimat,te qarat,krizat emocionale ne cdo cep.Vrapoi tek dhoma e saj,ku mblodhi plackat si e terbuar.

Doli nga shtepia,mori makinen dhe iku e frikesuar.Iku per te gjetur zgjidhje askund.Per te kerkuar gjilperen ne kashte.Per ta lene vetem djalin qe dashuronte.Iku sepse mendoi se ai do ta gjente paqen ne jete pa te.Do gjente shpresen e forcen per te jetuar pa Danielen.

Njerezit zgjedhin te ikin pikerisht kur kemi me shume nevoje.Pikerisht kur ndjehen fajtor se gjithcka perjeton eshte si pasoje e tyre.Daniela mendoi se Alvin do te jetonte i lumtur pa te.S'do te kishte asnjehere nevoje per dike qe e linte te qante nderkohe qe duhet t'i kishte fshire lotet.

Asnjehere s'do e kerkonte Danielen.Ishte e sigurt per kete.Sepse ndoshta ne mendjen e Alvinit,Daniela nuk kishte jetuar kurre.Por ndoshta nje dite,ne nje copez te zemres,do e ndjej se nje shoqe e mire jete,i kushtoi jeten,ne momentet e tija me te veshtira,ndonese nuk mundi ti sheronte plaget.

Distimia✔Where stories live. Discover now