Te dua

95 12 0
                                    

Ndonjehere t'ia nisesh nga e para eshte zgjidhja me e mire.Te krijosh nje jete te re,te besh nje fillim e nje hap te ri ne jete.E aq me e lehte,ndodh pikerisht kur ke prane njerezit qe kane qendruar me ty edhe kur nuk dukej asnje drite ne fund te tunelit.

Daniela dhe Alvin kishin marr nje vendim per te kthyer nje faqe krejt te re ne jeten e tyre.Duke marr shkase nga situata me te atin,Alvin zgjodhi te mos jetoje me ne shtepine ku kishte jetuar me te emen.Kishte mbledhur plackat e mbetura,disa fotografi e kujtime nga e ema dhe e motra duke mos e pare ne sy dhe duke mos i folur as edhe nje fjale babait te tij.

I ati i Alvin nuk dinte ende asgje mbi situaten,por nuk kerkoi shpjegime.U shperngul ne shtepine e gruas dhe femijeve,aty ku nuk kishte jetuar per me shume se 10 vite.Ndonese cdo dite priti qe te ktheheshin,ai ndjeu nje boshllek ne shpirt qe as edhe parate qe kishte investuar per ta bere ate shtepi,nuk do mjaftonin per ta mbushur.

Nje dite,ku Alvin dhe Daniela po merrnin orendite e shtepise ku kishte jetuar Daniela,i ati i pa nga dritarja.Vuri re dy te rinj,qe realizonin cdo gje bashke.Pa perkujdesjen e Danieles e gjithe dashurine ne syte e Alvinit.Ndonese nuk e njihte Danielen,kuptoi se per Alvinin ajo ishte shume e rendesishme.

Ndryshimi i jetes se pritej te vinte,nisi qe nga shperngulja.Te rinjte gjeten nje hyrje 3 lagje me tutje dhe e moren me qira.Ishte ende e boshatisur,por rane dakord te vendosnin orendite e shtepise se Danieles,te cilen e dhane me qira.Ne njefare menyre,me nje matematike te thjeshte cfare merrnin nga nje shtepi e paguanin per tjetren.

Ajo c'ka ishte me e rendesishmja ishte qetesia qe i jepte shtepia e re.Larg njerezve si i ati i Alvin e larg kujtimeve qe e kane vrare shpirtin e nje te riu prej vitesh.Menduan se te nisur nje jete te re,do niste qe nga nje shtepi e re e per kete moren pikerisht kete vendim.

Pasi perfunduan te gjithe boshatisjen,vendosen letren 'jepet me qira' dhe numrin e telefonit per ndonje te interesuar.Me pas u nisen drejt shtepise se re bashke me te gjitha plackat.I ati i Alvin mbylli dritaren dhe nisi reflektonte per nje cast ndonese ende s'dinte asgje.

Shtepia ishte larg 7 minuta me makine.Ndaluan dhe nisen edhe njehere me sistemimin e sendeve e orendive.

"Herkule je!"-ngacmoi Alvin Danielen.

"Mire qe jam une thuaj. Ti je ngordhalaq"-ia ktheu Daniela e te dy qeshen.Pas rreth 40 minutash,rregulluan gjithcka dhe u ulen me ne fund.

"Hajde tani,nuse! Na bej nje kafe"-u shpreh Alvin.Te dy pane nga njeri-tjetri.Tingelloi cuditshem,por ne fakt i pelqeu te dyve.

"E meritojme se fundja kemi shtepi te re tani apo jo?"-e zbukuroi disi Alvin per te mos e bere Danielen te ndihej ne siklet.

"Haha patjeter!"-tha Daniela dhe ndezi ekspresin. U ulen ne divan me nga nje kafe te nxehte ne dore,ashtu prane njeri-tjetrit.

"Sa e madhe! Do na duhet ta mbushim disi. Si thua per nje panorame ose kornize?"-sygjeroi Alvin.

"Po ne fakt do bente shume ndryshim."-ia ktheu Dani.

"Ose ndonje poster i Barcelones"-qeshi Alvin e Daniela pohoi me koke.

Me vone hengren dreke dhe pasdite u shplodhen.

"Dalim? Marrim pak ajer!"-tha Alvin.

"Ku do shkojme? Si dime mire keto lagjet kendej"-ia ktheu Daniela.

"E gjejme!"-u hodh Alvin dhe e perqafoi Danielen fort.

"O Daaanii im!! Jam shume i lumtur"-dhe e puthi fort ne buze.

"Alvin c'pate?"-i thote ajo.

"Thjesht ne cdo vendim qe marr,cdo dite qe kaloj,jam me ty.Kjo gje me ben shume te lumtur"-Danieles iu mbushen syt me lot.

"Te dua shume!"-tha Alvin dhe vuri doren para si ata femijet,kur thone nje fjale te keqe.Daniela buzeqeshi dhe e puthi gjithashtu.

Distimia✔Where stories live. Discover now