"Pyetja e radhes!"-i drejtohet Alvin dhe shume studente ngriten duart.
"A duhet te drejtohemi domosdoshmerisht drejt nje psikiatri kur mendojme se vuajme nga semundje mendore,profesor?"-e pyet nje student Alvinin.
"Cfare konsideron ti nje semundje mendore?"-ia kthen ai.
"Po kur duket se depresioni,ankthi e te tilla si keto jane te pranishme ne nje faze inkosistente,te ndryshme nga dhimbjet normale.."-i pergjigjet studenti.
"E cfare jane dhimbjet normale?"-e pyet serisht Alvin.Studenti qesh.
"Le ta thjeshtojme gjene.Nuk eshte e nevojshme te flasim me fjale te medha pavarsisht se jemi ne nje auditor me psikologe te ardhshem...Si fillim do t'ju kerkoja te ngrinit doren,te gjithe ju qe te pakten njehere deri ne kete moment te jetes,keni perjetuar ankth?"-foli Alvin duke pare nga auditori.Me pak druajte,duart u ngriten me ngadale dhe shkeputje kohore nga njera-tjetra.
"Une po!"-tha me pas Alvin,"Shume here.Ankthi kane qene pjese e jetes sime per shume vite.Po ju?"-e pas kesaj 90% e duarve ishin te ngritura.
"Te kuptuarit te shendetit mendor apo semundjeve sic i quani ju,kerkon vullnet.Kerkon kurajo per tu perballur me dhimbjen.Ndonese ne nje moment mund te mos kemi me se s'ben dhimbje,por ajo c'ka ndjeni eshte nje zbrazetire ne shpirt per te perjetuar cdo emocion te mundshem...
Ankthi eshte faktori kryesor qe na ben te kemi ndjesi apo jo ndjesi.Perballja me te nis nga gjerat me elementare,te cilat jane mosushqyerja ose fiksimi se ushqime te caktuara te bejne dem.Me pas kalojme ne 'faza' me te komplikuara le te themi,sic jane pagjumesia ose sonambulizmi.Ne fund,arrin deri tek mosdeshira per te perjetuar gjithcka,ulerimat,te qarat.
Per ta c'dramatizuar,le te themi se ankthi na ndryshon si per keq ashtu edhe per mire.."-nisi te shpjegoj Alvin.
"Mua nuk me ka sjelle asnje te mire ankthi,profesor.E vertete qe te gjitha keto qe ju thate i kam perjetuar,por nuk me ka ndryshuar per mire ne asnje cast.."-i drejtohet nje student.Alvin u menduan pak e me pas i drejtohet :
"E mira e ankthit eshte pikerisht kur mbaron.Te ben mire,kur nuk e gjen me veten duke u dridhur,duke u trembur,vjelle apo duke perjetuar frikera e marrje fryme sic mund te te bej ankthi te perjetosh..."
"Por,profesor,a nuk e kuptojme vleren e gjerave kur i humbim ato? Ankthi nuk e ka kete efekt apo jo?"
Alvin nenqeshi.Ishte gati ti thoshte se te humburit gjerat qe vertet vlejne eshte nje efekt qe ankthi nuk do na bente kurre ta perjetonim.Por zgjodhi ta kalonte pyetjen e tij me shpjegimin me ne detaj te historise se tij me ankthin.Nisi te shkruante ne tabelen e bardhe me bojtushin e zi.Shkroi 'DISTIMIA'.
"Cfare mendoni se eshte fjala qe kam shenuar ne tabele?"-pyeti Alvin dhe u ngriten shume duar.Mori fryme thelle dhe u ul ne nje karrige.Zgjodhi njeren nga duart,me pas tjetren e keshtu me radhe mori mendime te ndryshme.Derisa njeri tha 'semundje mendore'.
"Perse e mendon kete?"-i drejtohet Alvin.
"Sepse kjo eshte tema jone."-qeshen.
"Nuk eshte tema jone.Eshte historia ime.."-tha Alvin e ne ate cast i gjithe auditori ra ne qetesi.Kete here studentet zgjodhen te heshtnin dhe ishin gjithe sy e vesh te degjonin historine e profesor Alvinit.
"Distimia eshte nje cast.Nje moment ku njeri kupton se ne bote nuk mund te arrije asgje.Ndjen se dicka e pengon per te marre fryme,per te menduar lirisht a per te bere nje sere veprimtarish qe mund ti sillnin fryte ne jeten e perditshme...Distimia eshte nje ore,dy ore,e dites,e nates,ku njeriu sheh veten ne pasqyre dhe ndihet i pavlere.Nuk pasqyron ate bukurine fizike aq me teper ate shpirterore qe flasin syte...
Distimia mund te jete nje vit.Mund te jete viti kur Zoti te merr me vete nje nga personat me te shtrenjte ne jete.S'do t'ia dije fare nese ti ja del te jesh nje femije i mbare apo nje i rritur i pergjegjshem per shendetin e njerezve te tu te dashur.Zoti te ndeshkon,ta largon,ta merr ne parajse duke te bere te ndjehesh si fajtor edhe te pashprese.Ne ate cast mendon shume gjera.
Ne ate vit,365 dite te tera,ti mendohesh e stermendohesh per gjera qe si bere dot e te tjera qe s'do mundesh t'i besh dot kurre.Sepse Distimia ti ka prere krahet qe kur Zoti te mori jeten e personit tend me te dashur.E ndjen veten si nje femije i vogel qe nuk di te ushqehet vete e as te nderrohet a te fle vetem.Strukesh nen jorgan ne netet e ftohta te dimrit,por nuk ndjen te ftohte.
Stinet kalojne e kalojne dhe behen 2 vite.Ajo c'ka ve re eshte nje portret krejt tjeter,i nje njeriu qe dikur gjalleronte dhe i ishte falenderues Zotit per jeten e te mirat qe kishte.Eshte nje pasqyre edhe me e zymte se ajo e nje viti me pare.Furtune pas furtune,krizash e krizash,dhimbja shtohej.E pikerisht kur shpreson se dikush do te te jap krahun,e gjen veten ne fund te gremines.
E sheh veten ne gjendjen me te keqe te mundshme duke mos arsyetuar se cila eshte jeta qe po jeton.Cfare po ben cdo dite,cdo ore.Cfare dite eshte sot apo cfare date e ke ditelindjen.Ca detaje i ke harruar.Madje as qe te kujtohet sa vite jete ke dhe ku e ke festuar ditelindjen e fundit.E vetmja gje qe ke gjithmone me vete eshte DISTIMIA.
Merr ilace depresioni,ilace per dhimbjen e kokes,humb toruan dhe merr mjekime te panevojshme.Problemi nuk jane ilacet,eshte shpirti.Problemi eshte se distimia ta ka gerryer aq shume shpirtin sa edhe ndonje droge e fuqishme s'do e gezonte asnjehere qenien.
Por rruga me Distimia-n nuk eshte edhe shume e gjate.Duket e pafundme,por jo e pamundur.Duket e lodhshme,por ne fund ka nje drite.Ne fund kupton se te gjitha keto emocione qe ke perjetuar prej vitesh te kane bere ty edhe me te forte.
Humbja e familjareve,largimi i shpirtit nga trupi e shume shkaqe te tjera,kane qene caste qe te kane transformuar ne nje depresiv pajete.Por ama ne fund,je ngritur,ke kapur doren e dikujt qe te donte edhe kur Distimia te preu krahet.
Studente te dashur,nese ndiheni ndonjehere ne depresion ose shume te pavlere,konsultohuni me kedo.Qofte edhe me nje qen ne rruge qe as nuk do iu kthej ndonjehere pergjigje.Tregoja gjithkujt ndjesine e shqetesimet tuaja,se nese shpirti iu del nga trupi,zor se e merrni veten.
E pra,distimia eshte nje faze depresioni,ndonese me i lehte se depresioni kronik,mund te zgjas me vite.Une kam vuajtur nga Distimia.Te gjitha keto qe permenda ishin ngjarje te se shkuares qe mua me sollen ketu prane jush.Nje djale enderrimtar qe donte te behej infermier,sot eshte nje profesor me grade shkencore ne psikologji.Kjo sepse psikologu me shpetoi nga ajo gjendje.
Psikologjia me mesoi se emocionet duhen shprehur per tu lehtesuar.Edhe nese kuptohen vone,edhe nese vuajme derisa arrime te themi dy ndjenja te shpirtit.Prape se prape,te qenit ne depresion nuk na sjell domosdoshmerisht ane negative.Vuajme derisa duam te vrasim veten,por jo gjithmone.
Ndonjehere,teksa distimia te shtrengon shpirtin,kemi krahe vetes njerez te rendesishem qe na shtrengojne doren e nuk na lene kurre vetem.Kemi ata njerez qe na pranuan edhe kur ishim te semure nga gjendja shpirterore edhe ata qe e meritojne te na duan sot.
Une jam ketu sot fale depresionit,distimise dhe gruas sime te dashur.Historia ime quhet DISTIMIA.Historia ime quhet Daniela..."-dhe mbylli keshtu fjalimin e jetes se tij,profesor Alvin.
Nje profesor profesionist dhe i maturuar,nje baba i shkelqyer i dy vajzave te mrekullueshme Enaida dhe Briana dhe burri me me fat ne bote,kjo eshte historia e Alvinit...dhe gruas,Danieles.
P/S: Doja tju falenderoja shume per mbeshtetjen tuaj edhe ne nje tjeter projekt timin.Uroj te mos keni mbetur te zhgenjyer apo dicka e tille.Jam munduar ti largohem 'klisheve' duke shprehur ate cka me ndjente shpirti.Nje tjeter histori spiritual,pas 'Djemte qajne', "DISTIMIA" ka qene per mua vertet nje frymezim i madh per te percjell te ju mesazhe te forta qe shpresoj tju vlejne sadopak ne jetet tuaja...doja edhe njehere tju thoja FALEMINDERIT! Perzemersisht,Daniela.

YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?