"Ej,zemer eja dalim ne ballkon! Qenka fresket dhe hena duket shume e bukur sot"-i tha Daniela Alvinit teksa ky i fundit qendronte i ulur ne divan.U ngrit e dolen te dy.U ulen ne karriget prej druri te verandes dhe ndenjen ashtu te perqafuar.
Ishte nje mbremje e fresket shtatori,ku hena me hijeshine e saj i ndriconte zemren dy te rinjve plot shprese qe tanime i kishin dhene jeten njeri-tjetrit pergjithmone.Sa e cuditshme eshte ndonjehere jeta! Na lidh me disa njerez qe vertet do benin gjithcka per ne.Ose te pakten keta jane fatlutmet si Alvin,qe njohi Danielen qe ne shkolle te mesme dhe tani do behej gruaja e tij.
Do te behej gruaja e tij,vajza qe i kapi doren mijera here teksa rrezohej duke e ndihmuar e duke e mbeshtetur ndonese ishte vete duke u kacavjerrur ne toke.Daniela tani nuk ishte vetem ajo shoqja e ngushte apo gruaja e ardhshme,ajo ishte per Alvinin thesari me i cmuar ne jete.Ishte dashuria e vetme,qe i jepte forcen per ta dashuruar jeten.
"E di c'po mendoja? Ne fakt me vinte per te qeshur,por ne te dyve na lidhi Distimia.."-u shpreh Alvin papritur.Daniela e pa e habitur.
"Dua te them,nje 'semundje' qe na preku te dyve per te na bashkuar.Ndoshta ky ka qene ilaci i duhur,dashuria."-tha Alvin dhe Daniela buzeqeshi.
"Ke takuar gje psikologun?"-pyeti Daniela.
"Po.Nga e kuptove?"-i drejtohet ai.
"Sepse ky konkluzion me erdhi ne mendje ne seancen e fundit qe bera me te per ty.Ishte atehere kur bere aksidentin...nuk ka ndonje mjekim,me tha.Thjesht thuaja qe e do"-shtoi Daniela,"Por gjerat shkuan per dreq dhe nuk munda te ta them kurre.Tani qe jemi bashke,mendoj vertet se dashuria jone na ka bere me te forte,me te sheruar.Na ka bere shume mire te qendruarit bashke,te dashuruarit njeri-tjetrin.."-Alvin e puth ne balle dhe e shtrengon fort ne kraharor.
"Sa mire qe dashuria ime e pare eshte edhe e fundit.."-foli Alvin duke e cuar biseden ne kujtime te shume viteve me pare,te cilat teksa i kujtonte tani,dukeshin si gjera femijesh.
"C'do te thuash?"
"Po ja.Une kam rene ne dashuri me ty qe kur me ndihmove per provimin e fizikes.Dua te them,provimin e pare te vitit te dyte,gjimnaz.Me kujtohet shume mire ajo,aq sa nuk dola pasdite me ty e as me shoket e tjere sepse isha skuqur nga turpi.Se kuptoja c'po me ndodhte,por ndjeja nje boshllek ne stomak,nje dridhje,nje emocion.Kur i tregova mamit..."-mori fryme thelle,por nuk e uli entuziasmin teksa tregonte,"Ajo me tha se do jesh semure,bir,ose ke rene ne dashuri.Aty qeshem te dy.Por e kalova disi e nuk mora guximin te ta them asnjehere"-perfundoi Alvin.Daniela qeshi me te madhe.
"Se mendoja ndonjehere qe nje provim fizike do te bente te bie ne dashuri me mua...do te dish versionin tim?"-u shpreh Daniela dhe Alvin pohoi me koke.
"Kur me bleve strudel per here te pare,ne vitin e dyte,kur kishim pushim per Krishtlindje.U gezova pa mase dhe fluturoja nga qejfi.Madje ruajta edhe letren plastike qe mbante embelsiren si nje kujtim...budallallek e? Kur mami me tha se e kishte hedhur ne kosh qava si nje femije dhe ate nate nuk hengra."-tha ajo.
"Ndonese mami e hodhi,une e imagjinoja ne cdo moment dhe mbyllja syte si te ishte enderr.Me kujtoheshe ne cdo cast,por me pas e kalova disi e nuk mora guximin te ta them kurre.Ose ndoshta po...kur prindrit dhe vellai nderruan jete,doja shume te vija te ti."-Danieles i dolen ca lot.
"Shpirt,nuk ka problem.Tani jemi bashke...UNE TE DUA SHUME!"-bertiti Alvin ne ballkon.
"Shhh se do dalin komshinjte.Do na perzene nga lagja qe javen e pare.."-tha Daniela.
"DANIELA TE DUA!"-bertiti serisht,"PO TI ME DO?"
"Te dua!"-tha ajo me ze te ulet.
"NUK TE DEGJOVA!"-vazhdonte Alvin me te njejtin ton zeri.
"TE DUAAA!"-bertiti Daniela dhe hyri menjehere ne shtepi.
![](https://img.wattpad.com/cover/347110027-288-k165639.jpg)
YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualitéAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?