Nje grusht dhimbje.

97 11 2
                                    

 Alvin u nis me nxitim per te shtepia ku ndodhej Daniela.Kete here nuk do e linte kurrsesi te ikte.Kete here do ja thoshte te gjitha,qofshin edhe brockullat me te medha qe kishte thene deri me tani.Kete here do ja merrte Danieles pergjithmone.Lutej me shpirt te mos ishte vone.

"Danieel!"-i ra deres pa ndalim Alvin derisa ajo e hapi e trembur.

"Alv?"-tha ajo,por s'mundi te thoshte me asnje fjale.

Alvin e afroi afer vetes dhe e puthi ne buze.Ah sa i kishte munguar ajo puthje! Zgjati per ca sekonda derisa Daniela e terhoqi Alvinin e te dy hyne brenda.Mbylli deren e ashtu nen tingujt e puthjeve u shtrine ne divan.Shijuan cdo detaj e cast prane njeri-tjetrit si ti kishin falur boten.

"Dan,me fal! Mua me vjen shume..."-peshperiti Alvin,por Dani i vuri gishtat ne buze.

"Shhh te lutem! Kete here mos te flasim fare"-u shpreh ajo dhe e la veten te lire te shijonte ato momente qe i kishte enderruar prej kohesh.Kenaqesia qe i ishte vonuar te dyve.Dashurise se tyre.

Pas 1 ore,kur te dy i kishte zene pak gjumi ne divan,gjysme te zhveshur,bie dera.Alvin ngrihet per te mos dale Daniela.Ia ben me shenje te mos beje zhurme.

"Po?"-mundi te thoshte Alvin,por kur pa personin perballe ndaloi se foluri.

"Alvin! Sa je rritur"-tha burri perballe tij duke bere nje hap drejt Alvinit.Ky i fundit vendosi doren perpara.Mori fryme thelle dhe fytyra iu vrenjt.Ishte nje person te cilin mesa duket kishte shume pa e pare dhe rikthimi pas kaq kohesh nuk e gezoi aspak.

"Bir!"-Alvin e ndaloi serisht te fliste dhe ia ktheu vrazhde.

"Cfare do?"-e pyet Alvin,nderkohe Daniela ngjitet ne dhome pa u vene re per tu nderruar.

"Bir,a s'te ka marr malli per babane tend?"-i drejtoi burri perballe.E pra! Kur jeta te ka marr njerezit me te shtrenjte,per te cilet do beje cdo gje ti shihje edhe njehere,ajo zgjedh te te kthej ata njerez qe nuk ishin asnjehere aty per ty pikerisht ne momentin kur nuk ke nevoje me per ta.

"Cfare do kete here,baba?"-ia ktheu Alvin,"Jam i zene tani.Flasim diku tjeter?"

"Diku tjeter? Ne shtepine tone.Eja!"-i thote ai dhe Alvin qesh ironikisht.I thote ta pres pak dhe shkon te Daniela.

"Babai yt? A s'eshte e mrekullueshme?Perse se fton brenda?"-i tha Daniela entuziaste.

"Do shkojme te shtepia.Me duhet te flas me te atje! Dua vertet shume ta kuptoj perse s'me ka pare asnjehere gjithe keto kohe"-tha Alvin i prekur.Daniela e perqafoi fort dhe i tha se do e priste aty.

 Alvin dhe i ati shkuan tek shtepia disa metra me tutje,te shtepia ku Alvin,e motra dhe e ema kishin jetuar prej vitesh e ku asnjehere i ati i tyre nuk u kthye.

"Ku ke qene keto kohe,baba? A ke qene mire?"-e pyeti Alvin duke e ulur disi tonin e nervozizmit.Fundja,te gezohej qe ai ishte ketu sic i tha Daniela,mund te ishte nje alternative e mire.

"Ne Angli.Ne fillim falimentova,mora expuls e pata disa probleme me shtetin.Por me pas munda ti zgjidh nje nga nje dhe per kete arsye mu desh kohe te mos kthehesha ketej...ti si je? Si shkon me shkollen?"-e pyeti i ati.

"Mire jam."-tha Alvin shkurt.I ati shihte perreth shtepise duke pare cdo detaj.

"Briana ime e talentuar! Cfare mbulese e bukur"-u shpreh i ati,kur pa mbulesen e qendisur mbi tavoline.Nisi te 'lavderonte' per dekorin,rregullimet ne shtepi si te ishte gjithcka krejt normale.Alvin po e hante veten me dhembe.

"Po Enaida? Ajo mistrece kishte qef te shkonte ne Itali per studime.Ka ikur?"-ne ate moment Alvin shfryu nga inati dhe u ngrit perballe tij.

"Seriozisht po i ben keto pyetje,baba?"-ia ktheu me nje nervozizem te eger.Nje gjendje e cila ishte e ngjashme me krizat qe kishte pasur dikur.

"Bir,c'te gjeti? Thjesht pyeta.Nese nuk do ta takoje babane,te mos vije.Po Briana ku eshte?"-e ne ate moment Alvin beri nje grusht,por dora iu dridh.E si ta godiste babane e tij ndonese ky i fundit e kishte goditur qindra here zemren e tij e tani ishte kulmi?

"Do me godasesh? Nuk mund te kafshosh doren qe te ushqeu,Alvin.Kush ta ka dhene kete edukate ty? Heej!"-dhe zeri i te atit u kthye ne nje ze arroganti e te pacipi qe s'kishte dhembshuri per askend.

"Kush mendon se iu dha juve kete shtepine? Kush te rriti ty,te shkolloi e te veshi? Parate e mia,djersa ime.Keshtu ja shperblen ti babait tend? Me grushte?"-vazhdoi ai te fliste,por Alvinit iu mbushen syte me lot dhe u ul ne toke.Ne pafuqi per te perballuar krizen emocionale te castit ai mbylli veshet e syte.Filloi te dridhej e te qante.

 Daniela hyn ne shtepine e tyre me 3 filxhane me kafe,por sapo e sheh Alvinin ne ate gjendje i bien nga duart.

"Alv,cfare ke? Alvin te lutem fol me mua! Cfare ndodhi,zemer? Alvin!"-i ati pa i habitur,por nuk levizi per asnje moment nga vendi per ta pyetur te birin per gjendjen e tij.Kete gje e vuri re edhe Daniela kur ne njefare menyre arriti te kuptonte situaten.Nuk i foli asnje fjale dhe ndihmoi Alvinin te ngrihej.Ashtu krahe njeri-tjetrit shkuan tek shtepia e Danieles per tu qetesuar,larg nga te gjithe sic ishin nje ore e me pare.

Distimia✔Where stories live. Discover now