Daniela dhe Alvin po beheshin gati per te shkuar ne nje feste.Me ne fund,jeta e dy te rinjve po merrte tanime drejtimin e duhur.Ata po ecnin nen hapat e nje jete krejt tjeter,pertej vuajtjeve qe kishin kaluar deri me tani.Gjithcka dukej pothuajse e persosur dhe Alvin ishte shendosh si molla.
Qe prej mbremjes,ku Daniela i rrefeu mbi veshtiresite e jetes se saj,Alvin kishte vendosur t'ia kthente asaj cdo te mire.Kujdesej per te cdo dite,ne cdo detaj mundohej t'ia bente qejfin.Alvin zgjohej duke bere mengjesin per Danielen,duke e kaluar diten me te e me gjera qe te dy i benin te ndiheshin mire dhe flente ne darke duke pare fytyren e Danieles si endrra me e bukur.
Puthjen e pare ia dha dy dite me pas.Pasi e beri per uje te ftohte,duke trilluar nje histori sikur ishte ne gjendje te keqe,vetem sa per ta derguar ne nje vend romantik,Alvin mundi ti shprente dashurine Danieles e ta puthte.Nje dashuri qe nisi nga zero,pikerisht ne momentin,kur Alvin i dha jetes se tij nje drite jeshile per te jetuar.
E pikerisht,ne festen e sotme,Daniela do i prezantonte Alvinit,shoqerine e saj te universitetit,te cilet ishin mbledhur per te festuar serisht per mbarimin e shkolles.Duke qene se Daniela mungoi ne mbremjen e diplomimit,ata e ftuan ne nje feste tjeter te ngjashme,por pa ndonje kod veshje te caktuar.E keshtu,do te ishte nje mundesi e mire per t'u prezantuar si cifti me i ri.
Rreth ores 9 ishin gati.Alvin do ta guidonte makinen kete here.Koheve te fundit,Daniela ishte bere per te edhe instruktore dhe ia kishte mesuar.Ose te pakten thjesht ia kishte kujtuar.Tanime Alvin ishte 'burri' i shtepise.
Mberriten tek lokali pas 10 minutash dhe nisen te pershendeten me te gjithe.Ambjenti ishte shume i kendshem dhe social,me njerez te sjellshem e te qeshur dhe muzike te mire.
"Dan,sa te bukur jeni! Shkokeni vertet shume"-i drejtohet njera nga shoqet e klases.Alvin dhe Daniela u pane ne sy duke buzeqeshur.
"Faleminderit!"-tha ajo.
"Po duhet pak energji sonte! Do pime apo jo?"-foli serisht shoqja dhe i dha nga nje shots te dyve.
"Jepi!"-i tha Daniela Alvinit e te dy e kthyen ne te njejten kohe.I kishte munguar kjo lloj jete,pa patur friken se pas nje gllenke lumturie do te pasonte nje krize emocionale.
Bene nje fotografi si kujtim,ne krahet e njeri-tjetrit.Ndiheshin shume te lumtur.Me pas kercyen e kenduan,duke shijuar cdo minute.Pine disa gota,shume e me shume te tjera.
Ne nje moment,Alvin u largua nga Daniela,pa rene ne sy.Ecte i lekundur dhe dukej se mendja po i rrotullohej.Mbahej tek tavolinat e hera-heres perplasej me njerez,derisa arriti ne deren e tualetit.Hyri brenda dhe pa veten ne pasqyre.Nuk mundte te shihte portretin e plote pasi gjithcka i dukej e turbullt.
U mbajt kete here tek lavamani dhe uli koken.Ne ate moment,dolen 2 djem nga tualeti,por nuk ia vune veshin.Pas pak castesh,Alvin nisi te perkulej,ta kerruste trupin derisa e leshoi plotesisht ne toke.
Ra pa ndjenja dhe perplasi disi koken tek fundi i lavamanit.Kaluan disa minuta dhe nisi ti kulloj gjak.Nje djale tjeter hyri ne tualetin e meshkujve dhe e pa.Uleriti me te madhe derisa te gjithe u mblodhen.Daniela nxitoi e shqetesuar.
E shoqeruan ne spital dhe kjo e fundit vetem qante papushim. Ndjente nje therrje ne zemer.Kerkonte per faje,por nuk gjente kerkund.Nuk donte te mendonte te keqen,nuk donte as ta imagjinonte faktin se Alvin mund t'i kishte bere keq vetes.
Nga ana tjeter,mendoi se pija e kishte trullosur e ndoshta kish rene pa ndjenja.Por,nuk e kuptonte dot perse i ndodhi vetem atij.Lutej qe te gjitha skenaret fatkeqe qe i vinin ne mendje,te mos ishin te verteta.Lutej qe djali qe donte me shume ne jete,te zgjohej shendosh e mire,pikerisht ne ate moment,ku nisen te jetonin nje jete tjeter me njeri-tjetrin.
YOU ARE READING
Distimia✔
DuchoweAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?