Pas mbremjes me Amanden dhe Danielen,Alvin nisi te mendonte shume.Kete here te mendonte ne nje tjeter kendveshtrim.Gjate bisedes me vajzat,ajo c'ka e beri te ndryshonte totalisht mendim,ishte fjalia qe tha Amanda,se Daniela per te ishte si nje moter.Te ishte vertet? Ne fakt,se kishte menduar apo ndjere ndonjehere per te tille.Patjeter qe shoqeria me te ishte shume e rendesishme,por...
Nga ana tjeter,fjala 'moter' e beri Alvinin te kujtonte Enaiden.Kuptoi qe shume mendime i kishte lene menjane.Fakti qe kishte 2 vite gati pa folur me te motren,nisi ti dukej dicka shume e cuditshme.Perse te ishte kujdesur Daniela gjithe kete kohe per te,kur e motra nuk ishte kujtuar per te as ta telefononte nje here te vetme? Ku te kishte shkuar ajo?
Shume pyetje e mendime pushtuan koken e Alvinit e cila tanime perjetoi dhimbje edhe me te medha.U ul per nje moment ne divan,duke u mbajtur tek cepi.Vendosi duart ne koke e nisi te masazhonte lehte pjesen anesore te ballit.Mbylli syte dhe i la te gjitha mendimet ti pushtonin koken.Ndoshta keshtu do te hiqte dhimbjen me te madhe.
Ne fakt,gjendja e tij u perkeqesua.U shtri i pafuqishem ne divan.Nisen ti dilnin djerse te ftohta e te kishte dhimbje edhe ne trup.E leshoi veten derisa ashtu te bere qull nga sikleti,e zuri gjumi.
Ishte bere nje kohe e gjate,qe kur gjendja e tij emocionale ishte kthyer ne nje problem serioz.Per shkak te krizave te vazhdueshme qe perjetonte,teksa i shfaqeshin mendime te njepasnjeshme,ai nuk mendonte me ne menyre logjike.Gjerat i mendonte shume te zymta e nganjehere pershtatej me te tashmen pa e kuptuar se cfare realisht po perjetonte.
Njohja me Amanden e afrimiteti me te e kishte bere te perjetonte emocione te bukura,por nga ana tjeter te tilla i kishte perjetuar edhe me Danielen.Kishte humbur te emen e ne te njejten kohe edhe te motren.Jeta e tij ishte kthyer ne nje bum emocionesh dyfishe,ku sa e madhe ishte lumturia,aq e fort dhimbja.
Pas pak oresh,Daniela mberrin ne shtepi,ku vinte pas nje konsulte tjeter me psikologun.Pa Alvinin te shtrire ne divan,ashtu te lagur nga djersa,por nuk e zgjoi.U ul prane tij,i mati temperaturen me dore ne balle dhe nisi ti perkedhelte floket qe i kishin mbuluar fytyren.
Me pas u ngrit te bente dicka per te ngrene.Nderkohe qe gatuante,hera-heres shihte edhe nga Alvin.Dukej si nje engjell i pafajshem qe flinte.Ndjehej mire qe jetonte me te.Pavarsisht gjithckaje,Daniela ishte e lumtur qe ndante shtepine me nje djale si Alvin.Me nje shok si Alvin.Apo cfare...?
E zgjoi ngadale dhe e shoqeroi deri ne tualet.Alvin beri nje dush dhe u kthye ne kuzhine.
"Ndihesh mire?"-e pyeti Daniela.
"Mire"-ia ktheu duke marre fryme thelle dhe duke e pare Danielen drejt e ne sy.U pane ashtu per pak minuta,derisa Daniela theu heshtjen.
"Ulemi te hame?"-tha ajo.Alvin u afrua tek ajo.Danieles per cudi,nisi ti rrihte zemra fort.Nuk kishte perjetuar asnjehere emocione te tilla.Ose me sakte,ai nuk ishte afruar asnjehere aq shume tek ajo.
"Dan,"-mundi te thoshte Alvin teksa e kishte veshtrimin tek buzet e saj.
"Alvin,"-u shpreh Daniela ne siklet e beri te largohej pa u vene re dalengadale nga ai.Alvin afrohej e ajo largohej.
"Ti je shume e vecante per mua.Ta kam thene ndonjehere?"-i tha Alvin.Daniela buzeqeshi.
"Edhe ti per mua"-u shpreh ajo,nderkohe qe rrinin ende aq afer.Alvin vuri re te dridhurat e Danieles dhe e perqafoi.E perqafoi aq fort sa nuk ishte ndjere ndonjehere aq mire e i sigurt ne krahet e dikujt.
"Alv,"-tha ajo.
"Shh! Te lutem mos me lesho! Kam nevoje per nje perqafim"-i tha Alvin.E keshtu Daniela ngriti duart ne shpinen e tij dhe e perqafoi po ashtu fort.

YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualitéAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?