Atë ditë.

114 13 6
                                    

Tetor 2020

Enaida po mblidhte plackat me nxitim duke i hedhur te papalosura ne valixhe.Dukej sikur po arratisej,por ne syte e saj kishte lot.Mezi merte fryme dhe e gjithe qenia e saj dukej e pafuqishme.Ne dhomen ku ishte,nuk kishte askend tjeter.Alvin ishte tek Daniela per te sistemuar plackat e tij,pasi nga ketej e tutje,do jetonin bashke.

Mbylli zinxhirin e valixhes ne nje moment dhe u ul ne krevat.Pa rreth e perqark dhomen,me nje keqardhje sikur te ishte hera e fundit qe e shihte.E ne fakt mund edhe te ishte.Ajo per pak ore do te ishte ne Itali dhe gjithcka do ishte krejt tjeter.Edhe nje dhome tjeter.

"Jam gati"-i shkroi Elios,te dashurit te saj,me te cilin do ikte ne Itali.

Pas 10 minutash,Elio mberriti para deres se shtepise dhe Enaida doli menjehere.U nisen per aeroport e nderkohe kjo e fundit dergoi nje tjeter mesazh.Kete here i shkroi Danieles :

"Po iki.Alvinin po ta le ty.Thuaj qe jam me pune jashte vendit,nese pyet ndonjehere per mua."

Daniela e lexoi mesazhin e saj e shokuar.Si mundet nje moter ta le te vellane vetem ne momentet me te veshtira? Perse valle nuk e takoi para se te ikte? Keto e te tjera pushtuan mendjen e Danieles,por nuk arriti dot te konceptonte asnje pergjigje logjike.Ajo c'ka ishte me e rendesishme,pavarsisht Enaides,ishte Alvin dhe gjendja e tij pas humbjes se nenes.

"Shoku im!"-u ul prane tij dhe e perqafoi.Ai ende qante,ende vuante.Dhimbja ishte e fresket dhe do ishte perhere si nje plage e hapur ne jeten e tij.

Pasdite,teksa pothuajse kishin perfunduar me plackat nga shtepia e Alvinit tek e Danieles,kjo e fundit po bente sistemimet e fundit.Ne dhomen e te emes,kishte mbledhur gjithcka dhe i kishte vendos ne dollap.

Ajo c'ka i beri pershtypje ishin kutite me ilace qe kishte ne cepin poshte te dollapit,ku ishin rrobat.I mori dhe i lexoi.Ishin ca antidepresive ne gjuhen spanjolle.Sa e trishte!Ajo nuk vuante nga depresioni.Megjithate,i vendosi serisht ne dollap dhe doli nga dhoma.Mbylli shtepine me celes dhe u nis per tek shtepia e saj,ku ajo dhe Alvin do jetonin bashke tani e tutje.

Korrik 2023

"E dashur,si te kam?Je ne pune?"-telefonoi Daniela nje mikeshen e saj.

"Shoqe,mire po ti? Po ne pune jam."-ia kthen ajo.

"Mire.Shiko dua te te kerkoj nje nder,nese mund te ma plotesosh."-i thote Daniela.

"Hmm,te shoh nese mund te bej dicka,e dashur.Une jam e profilit te fizioterapise,nuk eshte se kam te beje shume me psikologjite dhe ndjesite apo emocionet e pacientit.Por do te gjej nje numer psikologu,nje shok i tim shoqi e ta dergoj ne mesazh."-i pergjigjet shoqja,pasi Daniela i tregoi mbi shqetesimet emocionale te Alvinit.

Ndoshta konsultimi me nje psikolog do e bente edhe me te lehte gjendjen e tij.Ndonese deri tani i kishte ndenjur prane dhe e kishte qetesuar,perseritja e ketyre krizat pas 2 vite e gjysem,kishte filluar ta bente me serioze situaten.Edhe pse serisht,nuk do e merrte Alvinin qe ne takimin e pare me vete.

"Pershendetje!Ma dha numrin tuaj Melina,kur mund te prenotoj nje takim?"-i dergoi nje mesazh psikologut.Ky i fundit ia ktheu shpejt dhe la nje takim pas 4 ditesh.

"Dan?"-thirri Alvin pas dere.Mesa duket ky i fundit kishte trokitur disa here,por Daniela se kishte degjuar.

"Alv,ke shume pas dere? Isha nga dhoma dhe se kam degjuar"-tha ajo teksa hapi deren.

Ora ishte rreth 7 e gjysme,kur Alvin po kthehej ne shtepi pas mbremjes se diplomimit.

"Kafe? Dicka per te ngrene? Apo do flesh?"-e pyeti Daniela.

"Dua nje kafe te forte.Do bej nje dush dhe e pime bashke."-ia ktheu dhe u nis drejt tualetit.

Pas 10 minutash,dy shoket u ulen ne tavoline per te pire kafen e mengjesit.

"Je me mire?"-nis biseden Daniela.

"Shume me i lehtesuar. Festa ishte shume e lodhshme."-ia kthen ai.

"Si kalove? Amanda iku ne shtepi?"

"Po,e percolla per ne shtepi.Te them te drejten u kenaqa shume.Ajo vajze eshte thjesht nje magji.E ben cdo moment te mrekullueshem.."-tha Alvin,teksa Daniela pertypi nje gllenke kafe,duke i lene shijen me te hidhur ndonjehere.

"Kercyem,pime nga nje gote.Pastaj beme xhiro buze liqenit qe ishte aty prane..."-nderkohe qe Alvin tregonte se sa bukur kishte kaluar me Amanden,Danieles i doli nje lot i papritur.

"Po qan?"-e pyeti.

"U preka realisht. Jam shume e lumtur per ty,shoku im."-genjeu.

"Shoqja ime zemer! Por ende s'te kam treguar pjesen me te bukur.."-Daniela u pergatit ti mbante lotet rreke,pas pjeses me te bukur qe pritej ti tregonte Alvin.

"Dan,"-dhe u vu perballe saj,duke i kapur doren,"Ne nje moment te mbremjes,pata nje dhimbje koke te tmerrshme.Ndjeva frike,ankth e prisja qe ne cdo moment te shpertheja ne lot apo ndonje emocion tjeter i keq.Amanda me kapi duart keshtu si une ty dhe me pa ne sy. Me buzeqeshi,me preku fytyren dhe me foli lehte.Nga aty me kapi perdore dhe dolem jashte..."-Danieles te gjitha keto po i dukeshin si nje dejavu.Ishin te gjitha veprime qe ajo i kishte bere me mijera here kundrejt Alvinit,por ky i fundit s'i kishte shprehur asnjehere ne kete menyre.

"Dhe momenti me i bukur ishte kur me perqafoi.Me perqafoi aq fort sa mu duk sikur kisha gjithe boten.Me pas u vendosem perballe njeri-tjetrit e ajo c'ka ndjeva ne ate moment ishte ta puthja.."-tha ai.

"E puthe?"-buzeqeshi me syte e perlotur Dani.

"Poo"-u hodh perpjete nga gezimi Alvin.Mesa u duk ishte i vetmi i lumtur ne ate shtepi,pasi Daniela nuk dukej ashtu.

Dedication to : lonalona01 faleminderit qe e lexon❤️

Distimia✔Where stories live. Discover now