Ora ishte rreth 3 e gjysme e mengjesit,kur Alvin dhe Daniela ishin ende ne divan prane njeri-tjetrit.Te pakten Daniela keshtu e dinte.Hap syte papritur dhe sheh se eshte vetem ne divan.Patetinat jane perhapur ne divan e dysheme.Ne tavoline eshte nje shishe qumeshti e derdhur dhe frigoriferi eshte i hapur.Ne dysheme jane ca copa xhami te shperndara.
Dukej sikur ne kuzhine kishte rene bomba.Daniela ferkon syte dhe shikon kaosin e shkaktuar.
"Alvin!"-tha me zerin e shqetesuar.Kerkoi ne dhomen e ndjenjes,banjo e dhomat e gjithe shtepise.Alvin nuk ishte gjekundi.Beri te dale jashte dhe fatmiresisht ai ishte ulur ne pragun e deres jashte.
"Alvin"-tha ajo duke shfryre e cliruar.
"Shoku,eshte ftohte.C'po ben ketu?"-i flet ajo dhe i ulet prane.E prek ta perqafoj,por ve re se ai dridhet.Ka ulur koken dhe eshte mbeshtjelle si kermill.
"Shoku im ti po dridhesh.Eja hyme brenda! Do te te bej nje caj te ngrohte.Eja!"-i prek doren,por ajo rridhte gjak.
"Alvin mos bej keshtu te lutem!"-dhe e ndihmoj te ngrihej menjehere.Hyne te dy brenda.Daniela ja fashoi doren dhe u ul prane tij.
"Daniela,nuk mundem me! Nuk mundem...Mam,mami im iku..Enaida iku..te gjithe iken."-tha Alvin me zerin qe i dridhej dhe me lot ne sy.Daniela u perlot po ashtu dhe afroi afer vetes.E perqafoi fort e te dy shperthyen ne te qara me gjithe qenien.
"Une jam ketu,Alv.Nuk iki."-i tha teksa e shtrengonte ne krahet e saj,"Shh mos qaj!"
Ndenjen ashtu per pak,derisa Alvinin e zuri gjumi serisht.
Krizat e tij emocionale ishin te perseritura,por deri ne kete faze s'kishte arritur asnjehere.Ne portretin e Alvinit dallohej dhimbja qe ai kishte ne shpirt.Dukej se sa me veshtiresi e mbyste veten ne kujtimet e se emes.Tanime qe edhe Enaida kish ikur plaga e tij ishte bere edhe me e madhe.Malli per njerezit me te dashur e kishte shkaterruar.
Daniela nuk mundi te flente derisa u zbardh.Alvin fjeti ne divan,nderkohe qe Daniela pastroi rremujen ne kuzhine.Nuk levizi nga kuzhina per asnje sekond dhe ndejti prane Alvinit ne rast se do te kishte kriza te tjera.
Rreth ores 8 e gjysme,Alvin u zgjua.Mundi ti hapte syte me veshtiresi pasi dielli ne dritaren e kuzhines i vriste shikimin.
"Miremengjes shoku!"-i thote Daniela duke bere sikur s'ka ndodhur asgje.
"Miremengjes"-thote ai.Ngrihet dhe shkon ne dhome.Arrin te beje nje dush e te marr veten.Vesh rroba te pastra dhe ndryshon totalisht cehre.
"C'eshte ky djale i bukur! Per ku,zemerthyes?"-i drejtohet Daniela,kur Alvin kthehet serisht ne kuzhine.
"Zonjushe,kam nderin t'ju qeras me nje kafe?"-i tha ai.Ajo buzeqeshi.Pohoi me koke dhe kerkoi leje per sa kohe te behej gati.
Nderkohe qe nderroi rroba,freskoi fytyren me uje shume te ftohte.I dha force vetes per te perballuar cdo gje.Ndonese shpirti hera-heres si mbante,per Alvinin do e mbante.Per te do te ishte e afte t'ia dilte.Te jetonte pikerisht kete jete per te dy.Per shokun e saj.
Pas disa minutash,Daniela dhe Alvin shkuan ne "Berl's Coffee",nje kafene 10 minuta larg lagjes ku ata jetonin.Ishte ne shesh,perballe se ciles ndodhej nje kishe.
Njerezit ate mengjes ishin mbledhur para kishes per te kremtuar nje pagezim.Nje vajze e vogel ishte veshur me fustan te bardhe me xixa dhe mbante ne dore nje qiri.Alvin dhe Daniela u fokusuan tek ajo dhe njerezit perreth saj.Kembanat e kishes tingelluan dhe pas saj ceremonia e pagezimit.Dera e kishes ishte e hapur dhe ata ishin ulur ne nje tavoline,nga ku mund te shihje.
"Sa bukur!"-thote Alvin.
"Vertet,shume bukur!"-i thote Daniela.
"Mama,kete varesen ma dha tezja si dhurate pagezimi.Sa me pelqen!Mami jam shume e lumtur"-u degjua pas pak castesh vajza e vogel teksa dilte nga kisha me te emen.
"Dan,po iki!"-u ngrit menjehere Alvin.Syte iu lagen menjehere.Fjala 'mam' do te thoshte nje shtrengim ne zemer,nje lot,nje dhimbje.Kriza e radhes e tij dukej prane,por Daniela nuk donte te ndodhte pikerisht aty.Nuk donte te trembej njeri e as Alvin te mos ndihej keq ne mesin e tyre.
"Ikim bashke,shoku!"-i thote ajo dhe e kap perdore.Nisen per ne shtepi.Ja shtrengon doren fort gjate gjithe rruges dhe ne njefare menyre e mban shokun te mos shpertheje emocionalisht.
"Ahh!"-tha Alvin dhe u ul menjehere ne toke.
"Te lutem jo!"-tha Daniela me zerin e ulet,aq sa edhe Alvin te mos e degjonte.
Tanime Alvin u perball serisht me nje krize emocionale derisa e zuri gjumi.
Shijojeni! ❤️

YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?