E papritur!

96 11 10
                                    

 Koha kalonte e Daniela dhe tekat e nje gruaje shtatezene shtoheshin.Alvin,vazhdonte te ishte nje baba i pergatitur per cdo gje mund te kerkonte ajo.E bente me shume deshire kete rol.Duke iu perkushtuar Danieles dhe femijes,jeta ishte tashme e kompletuar.

 Me njerez qe fatkeqesisht u ndane nga jeta e ca te tjere qe zgjodhen vete te largohen prej tij,Alvin kuptoi shume gjera per jeten.Jeta e perballi me shume situata,ndonjehere te paperballueshme,por kur kthen nje veshtrim tek Daniela,buzeqesh per gjithe forcen qe ai dhe ajo treguan ne cdo moment.Ndihet me fat se jeten e la ne duart e saj dhe tani ishte shendoshe e mire.Ata te dy ishin shendoshe e mire.

 Ngjarje te se shkuares ndikuan ne te tashmen e Alvinit,por asnjehere nuk e rrezuan per te mos u ringritur.Perkundrazi,ai u ringrit me i forte se ndonjehere per te krijuar kete te ardhme,qe tani eshte e tashmja me e bukur prane Danieles.E kush e kishte menduar se Alvin dhe Daniela do beheshin burre e grua dhe do kishin nje femije? 

 Atehere kur erresira i kishte pushtuar shpirtin,disfate pas disfate,u shfaq pikerisht deshira per ta jetuar dashurine e tyre pavarsisht gjithckaje.Ndonjehere nje cast te ndryshon jeten.Keshtu ndodhi edhe me dy shoket e ngushte,dy te dashuruarit qe besuan tek shpresa dhe nuk ia leshuan doren kurre njeri-tjetrit.Nuk eshte e rendesishme sa here bie,por sa i forte je kur ringrihesh!

 Celsi i gjithe dashurise se tyre,qe ndonese ne ca momente ishte e fshehur ne shpirtrat e te dyve,ishte nje ndjesi shpirti,nje shtrengim ne kraharor qe i beri bashke per te qene te lidhur pergjithmone.Mund te quhej nje semundje apo cfaredo e ngjashme,serisht per ta ishte nje sfide e madhe qe e fituan me vullnetin me te madh per te qene bashke.Shume kriza e dhimbje,Alvin dhe Daniela i kaluan e tani ishin tmerresisht te lumtur ne pritjen e femijes.Asgje nuk mund ti merziste.Ose jo.

 Nje mengjes,ku Alvin dhe Daniela po beheshin gati per te shkuar tek mjeku per vizitat rutine,bie dera.Pas saj ishte nje vajze postiere,qe i la Alvinit ne duar 2 zarfe.Ky i fundit firmosi dhe hyri serisht brenda.

"Kush ishte zemer?"-e pyet Daniela.

"Posta.Sollen keto 2 zarfet.Ulu pak!"-dhe u ulen ne divan.Hapen te parin,qe shkruante "Ftese".Mbeten te habitur,megjithate proceduan ne hapje.Kartoni i perthyer,shkruante :

"Te nderuar Alvin & Daniela! Jeni te lutur te beheni pjese e lumturise sone.Te premten ne mbremje,Amanda dhe Erik do te celebrone dashurine e tyre"-nisi te lexonte me ze Alvin.Ishte nje situate shume e cuditshme,ku nuk dinin si te reagonin.Kishte kaluar shume kohe qe kur Amanda nuk ishte bere e gjalle,por fakti se erdhi kaq papritur me kete ftese dasme,ishte vertet per t'u habitur.

"Duhet te qeshim a te qajme?"-tha Alvin dhe e vendosi zarfin mbi tavoline.Brenda vetes ndjente nje ego,krenari te thyer.Nuk donte qe kjo te ishte as nje shaka e shemtuar,e aq me teper kur eshte e vertete.

"Zemer,nese do mund te shkojme.Une nuk e kam problem"-u shpreh Daniela.Alvin e puthi ne balle.

"Une e di qe je vajza me e mire ne bote.Mos fol brockulla! Nuk dua te kem te beje me me te.Tani jemi vetem ne te 3."-i drejtohet ai,duke hapur zarfin tjeter.Brenda ishte nje leter e bardhe,ku shkruhej nje numer telefoni me mbishkrimin 'me telefono'.

 I bie numrit dhe pas telefonit degjohet zeri i nje gruaje.

"Alo? Tani te ra ne mendje te telefonoje? Duhet ta kishe bere me pare,kur babai yt kishte nevoje per ty"-u shpreh gruaja plot mllef.

"Me fal,po kush jeni ju?"-pyeti Alvin me zerin qe i dridhej.

"Une jam njerka jote.Babai yt nderroi jete mbremjen e kaluar.Pikerisht mbremjen,kur kishte nevoje me shume se kurre per ty.Nuk mundi te vinte,nuk mundi te te thoshte,por te pakten nepermjet asaj letre ti do vije...ti kurre nuk u bere nje femije mirenjohes per sakrificat qe babai yt beri per ty.As ne varrin e tij,mos guxo te vish!"-ia mbylli ne fytyre gruaja e inatosur.Daniela qe ishte prane Alvinit,degjoi gjithcka.Ashtu te perlotur,perqafuan njeri-tjetrin.

 Dukej se ai mengjes,ishte i mbushur me lajme,takime e te papritura qe nuk do i kishin menduar ndonjehere.Humbja e te atit ishte nje vulosje,nje lamtumire e nje familje te madhe plot jete,qe tanime nuk ishte me.Alvin qau me ore te tera per te.Qau per nje dhimbje qe e kishte perjetuar prej vitesh nga malli per te.Tanime dhimbja se qofte edhe larg,nuk do e shihte me.

 Ndihej fajtor,ndonese e dinte fare mire,qe nuk ishte.Druante se ai numer vertet do ti sherbente per ti degjuar zerin per here te fundit,nese do te kishte ardhur ne kohen e duhur.Por fatkeqesisht,nuk mundi ta quante 'baba' edhe per njehere tjeter.U mbeshtet tek supi i Danieles dhe e la veten te lire te perjetonte gjithcka edhe kete here.Te shtuante sikur edhe per pak cdo dhimbje qe kishte perjetuar duke menduar edhe te atin.

 Cfare gjerash te tjera kishte pergatitur fati per te ?

  

Distimia✔Where stories live. Discover now