"Lere te ike dhe lutu te qendroj"
Pas disa muajsh
Alvin ndodhej perballe klinikes se psikologut,ku Daniela ishte konsultuar para disa kohesh per te.Mendoi se t'i pergjigjej vet cdo ndjenje e te arsyetonte po vete,do te ishte me e lehte.Ndoshta tani qe Daniela iku,tani qe zgjodhi ta largonte ate nga jeta e tij,do te gjendte nje rruge tjeter per tu sheruar.
Trokiti dhe hyri.Per fat,ne ate cast nuk kishte asnje prenotim dhe hyri pa radhe.Psikologu e ftoi te akomodohej dhe Alvin u ul.
"Pershendetje.Deshiron te hyme direkt ne teme apo ke nevoje per ndonje caj ose kafe?"-i drejtohet psikologu me miresjellje.Alvin mohoi me koke dhe beri me shenje qe ishte gati.Mori fryme thelle dhe nisi te fliste.
"Une vuaj nga Distimia.Nuk e di me ekzatesi ne eshte ndonje semundje e rende apo jo,por doktoret me thane se eshte nje depresion jo kronik i cili zgjat me vite...te them te drejten,jam munduar ta mposht kete dhimbje,por nuk po arrij dot ta kaloj."-i thote Alvin.
"Distimia? Nuk eshte semundje e rende.E ne fakt nuk eshte as edhe ndonje semundje kaq e rrezikshme.Eshte nje emocion,nje ndjenje vrastare qe zgjat ne kohe per disa e per disa te tjere eshte me e lehte."-i drejtohet doktori,"Nuk eshte ndonje kancer apo semundje me e rende e pasherueshme,ku simptomat jane pothuajse te njejta tek cdo person."-perfundoi.
Alvin qendroi per nje moment ne heshtje.Deri tani kishte degjuar gjera te thena me pare.Ende s'po e kuptonte formulen per tu sheruar apo ndonje zgjidhje te ngjashme.
"Por nese nuk eshte semundje,nese eshte nje depresion,perse dreqin s'po e kaloj dot?"-i drejtohet Alvin.
"Cfare ke ndjere ekzaktesisht keto kohe?Prej sa kohesh ka qene distimia ne jeten tende?"-vazhdoi psikologu me pyetjet per te kuptuar me teper karakterin e Alvinit.Ky i fundit i shpjegoi gjithcka.
"Hm,kuptoj.E gjithe jeta jote ndryshoi,kur humbe nenen.Pervec motres,a ke pasur ndokend ne jeten tende qe te ka qendruar prane?Dua te them,se besoj qe nje dite te bukur mbete pa ndjenja dhe u zgjove ne spital ,ku te thane se vuan nga distimia?"-i drejtohet ai.
"Daniela.Amanda.."-iu pergjigj Alvin,teksa iu dridh zeri.
"Kush eshte Daniela? Amanda? Shiko djalosh,bejme nje pakt.Ti me trego gjithcka dhe une nuk te nderpres me pyetje.Do marrim rezultate me te paqta nese me tregon cdo detaj qe te kujtohet"-i thote psikologu ne menyre serioze.Alvin mori fryme thelle dhe mbylli syte.Filloi te shprehej e te fliste me lirshem.
"Daniela eshte shoqja e jetes sime.E ndersa Amanda e dashura ime e pare.Te dyja kane qene vendimtare ne jeten time.Njera me ka mbeshtetur edhe kur kam qene nje 16 adoleshent qaraman e ndersa tjetra me dha doren kur nuk kisha askend tjeter...ajo c'ka mund te them tani eshte se Danielen e largova,ndersa Amanda nuk zgjodhi te qendroj..."-vazhdoi Alvin te tregonte derisa ne nje moment psikologu e nderpreu.
"Do te bej disa pyetje te shpejta dhe pergjigjet duhet te jene po njesoj ne menyre te shpejte.Je gati?"-i thote ai dhe Alvin tund koken pa i hapur syte.
"E bardhe apo e zeze?"
"E bardhe."
"E shtune apo e diel?"
"E shtune."
"Nje liber a nje film?"
"Nje film."
"Shtepi apo vile?"
"Shtepi."
"Larg apo afer?"
"Afer."-e keshtu psikologu vazhdoi me nje seri pyetjesh te thjeshta te cilat nenkuptonin shumecka.E per fund,beri pyetjen vendimtare pa e humbur ritmin e pyetjeve te shpejta te njepanjeshme.
"Daniela apo Amanda?"
"Daniela."-tha papritur.Me pas mori shume fryme dhe i hapi syte.Pa nga psikologu.Nuk mundi te fliste asnje fjale.
"Ti je Alvin apo jo?"-pyeti psikologu duke pare tek dosjet qe kishte hapur perpara vetes mbi tavoline.
"Me njihni?"-i drejtohet ai i habitur.
"Ti je Alvin i Danieles.Ju keni lindur per ta dashur njeri-tjetrin...njesoj si ty edhe asaj,i merret fryma kur permend emrin tend."-u shpreh psikologu.
"Do jete e veshtire per te dy ju kjo distance.Te dy vuani nga mungesa e dashurise se njerzve te dashur,por nuk iu ka munguar asnjehere dashuria per njeri-tjetrin.Edhe ajo si ty vuan nga kjo distimia e famshme.Luhatjet e humorit,te qarat papritur,te qeshurat per tu dukur e forte,dhimbjet e kokes,vuajtjet e gjithcka...ajo i ka perjetuar njesoj,me ty apo pa ty."
"Po cmendem pa te! Kete gje e ndjej si dreqi...po Amanda?"-i thote Alvin.
"Amanda eshte nje shperqendrim ku ti gjen paqe ne momente te papershtashme,duke te c'ekulibuar komplet sistemin.Zgjedh te largosh Danielen,kur eshte Amanda.Kjo eshte zgjidhja me e keqe qe i ben vetes...uroj te kesh mesuar shume gjera sot.Por kryesorja eshte,ta lesh dike te ike,duke u lutur te qendroj per hir te dashurise"
"Faleminderit shume"-u shpreh Alvin dhe doli fluturimthi.
YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?