Alvin u kthye ne shtepi pas 3 muajsh ne qendren psikiatrike.E ne fakt,ne dukje Alvin ishte shendoshe e mire.Prej 3 muajsh kishte marr nje sere mjekimesh me antidepresante dhe antibiotike qe ne njefare menyre ia kishin 'permiresuar' gjendjen.Nga ana tjeter,doktoret kishin bashkepunuar edhe me Danielen e cila u kishte treguar cdo detaj rreth gjendjes se tij.
"Une dhe Amanda kaluam naten bashke.Ne fakt,nuk ndodhi plotesisht.E di qe eshte pak e sikletshme,por une dhe ajo nuk kryem mardhenie me njeri-tjetrin.Une nuk munda ta beja.Jo se nuk doja apo nuk e ndjeja,por nuk...si te ta them!"-kishin qene fjalet qe Alvin i kishte thene Danieles diten e fundit ne oborrin e qendres psikiatrike.Ndonese Alvin ishte disi i paqarte per te shpjeguar se cfare nuk shkoi mire ne mardhenien e tij me Amanden,por Daniela nuk dinte c'te mendonte.E nga ana tjeter nuk e kuptonte se si keto detaje lidheshin me aksidentin.
"Amanda,nuk ka telefonuar ndonjehere? Apo te vije te ty?"-pyeti Alvin dhe u ul ne divanin e kuzhines.Muajt e qendrimit ne qendren psikiatrike,Alvin kishte patur vetem 1 vizitore,Danielen.E fundja ke tjeter? Amanda nuk ishte bere me e gjalle qe prej aksidentit.
"E kam takuar diten qe ndodhi aksidenti.I dhashe parate e demshperblimit te makines e qe prej asaj dite nuk u duk me."-ia ktheu Daniela.
"Parate? Te kerkoi para?"
"Ne fakt jo,por mendova se do ishte me e drejte ta paguaja.Mos e vrit mendjen nuk ishin shume!"
"O Dan si ja ben qe ma shpeton fundshpinen ne cdo rast?"-qeshi Alvin.Me pas afroi shoqen dhe e perqafoi.
"Kam kaluar kaq gjera sa nuk po mundem dot me.Ajo c'ka dua tani eshte te shijoj jeten time.Me ty."-u shpreh Alvin e ndersa Daniela u kollit. 'Me ty' ishte nje fjali kyce qe shprehte shume kuptime.
"Je me mire?"-pyeti Daniela.
"Daniel,une jam top."-dhe i gjuajti ne krahe,"Me thuaj! Ku e do kafen?"-i drejtohet Alvin.
"Je i sigurte qe je mire? Nuk do te pushosh pak e me pas te dalim?"-i tha Daniela.
"Jam shume mire.Dalim pasdite vone dhe shetisim.Mendoj se ka ardhur momenti te flasim per shume gjera"-buzeqeshi Alvin dhe e kapi nga faqet.Daniela dridhej e tera,por tanime do e merrte guximin qe se mori kurre.
Rreth ores 7 te dy te rinjte ishin gati.Daniela kishte veshur nje fustan me ngjyre e ndersa Alvin nje kemishe te zeze.U nisen per nje ambient pak larg nga shtepia,diku ku nuk kishte shume njerez.Lokali ishte buze perroit ne nje vend shume te qete.Freskia e asaj pasditeje i bente te mbusheshin me fryme.
"Sa bukur ketu!"-tha Daniela nderkohe qe Alvin i hapi karrigen.
"E mbaj mend kete vend qe nga gjimnazi.Te kujtohet Emili? Ketu e pata sjelle kur e ftova per mbremjen e matures."-i tregoi Alvin.Bene porosine e tanime ishin perballe njeri-tjetrit per te folur e sqaruar cdo boshllek mes tyre.
"Dua te flas une i pari.Dua realisht shume te ndaj gjithcka me ty,duke me premtuar qe edhe ti do besh te njejten gje"-i drejtohet Alvin e Daniela pohon me koke pa folur.
"Une nuk e di si kane ikur keto vite,por ajo c'ka di eshte qe ti nuk ke ikur asnje moment nga une.E per kete te jam mirenjohes gjithe jeten.."-i kapi doren,"Por nuk dua te perseris te njejtat gjera sepse e di qe sado qe te kam falenderuar me shume te kam lenduar.Pra,se kam mbajtur fjalen e dhene.."-mori fryme thelle.
"Dua ta nis me mendime qe keto 3 muaj me jane regjistruar cdo dite ne tru.Nuk mund ta them me ekzaktesi se cfare kam ndjere,por jane disa fragmente te perjetimeve te mia qe nuk i harroj dot sado te perpiqem...Kam menduar per mamin,nje dhimbje qe sa te kem jeten do e perjetoj.Ndonese e di qe mami im do jete krenare per mua ne cdo hap timin edhe aty ku eshte.."-nisi te shprehej Alvin si asnjehere me pare.Daniela mundohej ne njefare menyre te mbante veten nga lotet e gezimit,pasi me ne fund Alvin po i jepte kurajo vetes per ta 'mundur' dhimbjen duke e shprehur sado pak ate c'ka kishte ndjere.
"Kam menduar per motren,"-e ndersa permendi Enaiden,Daniela uli koken.
"Kerkova per te,por nuk munda ta gjej.Ajo nuk kishte ikur ne nje udhetim pune sic me the ti"-e Dani qendronte ende me koken perdhe,"Fola me Elion.Ne njeren nga ditet qe isha ne qendren psikiatrike,me telefonoi.Me tha se motra ime kishte nderruar jete.."-Danieles i dolen ca lot.Alvinit po ashtu.
"Nuk munda as te qaja.As te bertisja,as te nxehesha nga inati se si jeta ma solli motren serisht ne kujtese,te pajete.Nuk munda ne asnje moment ti kerkoja llogari njeriu per jeten time e per gjithe njerezit qe zgjodhen te iknin nga une.Jam vete pergjegjes per jeten time.E per kete nuk munda te shpreh asnje ndjenje,asnje emocion sepse isha i pafuqishem.Isha i pazoti te merrja ne dore timonin e jetes sime,qe here me coi ne spital e here ne skutet e erreta te mendimeve te mia,qe tanime nuk anojne nga asnje emocion i bukur..."-u shpreh Alvin e kete here Daniela ngriti veshtrimin per nga ai dhe e pa ne sy,nderkohe qe vazhdoi :
"Mendova per Amanden.Per vajzen qe me braktisi,naten e pare te dashurise sone.Ose te pakten ashtu supozohej qe quhej lidhja jone.Nje lidhje dashurie.Amanda dhe une ate mbremje debatuam per shume gjera,ku asnjeri prej nesh nuk ishte dakord me tjetrin ne asnje pike.U duk se nuk kishim asgje te perbashket dhe se dashuria nuk gjente vend ne mesin e te dyve.Por ajo c'ka i dha fund,ishte pikerisht ndjesia e te quajturit 'i paafte' per te bere dashuri me vajzen qe doja."-e tanime dukej se po zbardheshin te gjithe elementet e puzzle qe kishte mbetur i paperfunduar qe prej para 3 muajsh.
"Nuk kisha fuqi ti prekja trupin,ta puthja ne pjeset me te bukura qe i ka falur Zoti,sepse isha i paafte.Mu dridhen duart,mu erren syte dhe mbeta i pafuqishem te adhuroja trupin e vajzes qe me donte zemra...Nuk e di ne kishte zhgenjim me te madh nga jeta,ku pikerisht ne momentin qe kisha zgjedhur ti jepja nje drejtim jetes sime duke dashuruar dike,paaftesia per te pasur nje lidhje normale,me vendosi serisht me shpatulla pas murit.Ose me shenja e plage qe me bene te perfundoja ne spital para 3 muajsh.."-vazhdoi ai nderkohe qe Daniela nuk po i besonte vesheve.Amanda e kishte braktisur Alvinin,sepse ky i fundit kishte qene i pazoti per te bere dashuri me te.
"Dhe kuptova qe te gjithe keta njerez,ne mos zgjedhje apo fat,kishin ikur nga jeta ime.Ajo c'ka kishte mbetur ishe ti.Ne fakt,ti asnjehere nuk zgjodhe te ikesh pavarsisht gjithckaje.Ditet e tjera,mendova per ty..."-vazhdoi Alvin te tregonte,tanime ne ato te vertetat qe priteshin qe prej dites se pare qe dy 'shoket' vendosen te jetonin me njeri-tjetrin

YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?