Larguar.

165 16 2
                                    

"Daniela,pershendetje.Si kalon?Alvin mire? Mirupafshim!"-ishte nje e-mail i shkurter,qe mberriti nga adresa e te motres se Alvinit.Kjo e fundit nuk kishte pasur asnje kontakt me te vellane.E kishte takuar per here te fundit 1 muaj pas vdekjes se te emes,diten kur kishte vendosur te largohej ne Itali.

Indiferenca e Enaides per Alvinin ishte e papranueshme.Fundja,cila moter e le te vellane rrugeve ne momentin me delikat te jetes se te dyve?Thua te kish qene vertet e pamundur ta mbante e te jetonte me te?

Ne fakt,ajo c'ka eshte me e habitshme eshte indiferenca e Enaides per Danielen.Qe ne momentin kur kjo e fundit zgjodhi te jetonte me Alvinin,Enaida nuk pati asnje reagim.U duk sikur kishte pritur qe dikush ta merrte te vellane e te kujdesej per te si te ishte i shtepise se femijes.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

"Alvin,fol me mua! Te lutem fol!"-bertiste e shqetesuar Daniela,kur pa shokun e saj te fokusuar kuturu,me syte e kuq dhe trupin ne dukje te pajete,pa reaguar asnje muskul.

"Te lutem ngrihu! Alvin!"-vazhdonte ajo,nderkohe qe Alvin ishte i ulur ne cep te dhomes,perbri dollapit dhe nuk fliste asnje fjale.

Kishte kaluar 1 muaj qe kur zonja Briana kishte nderruar jete dhe gjendja e Alvinit ishte krejtsisht e luhatur.Ndonese Daniela gezohej nese e shihte ate te buzeqeshte apo teksa ndihej i lumtur per dicka,nga ana tjeter drruhej sepse ky moment mbaronte shume shpejt.Nje flluske e vogel lumturie,qe plase brenda minutit.Sapo buzeqeshte pak,ne mendjen e Alvinit shfaqeshin sinjale e momente qe kishin te benin pikerisht me te emen.Ky trazim ne mendjen e tij e ndryshonte sensin e humorit te tij si me buton.

"Mire jam"-mundi te thoshte dhe u ngrit.Fshiu lotet dhe buzeqeshi.Daniela vuri duart ne fytyre.Ndonjehere gjendja e tij perkeqesohej dhe asaj gati sa nuk i ngrinte zemra.Shqetesohej edhe me teper kur e ndryshonte pikerisht gjendjen e tij brenda sekondave.Por serisht nuk e bente te dukshme per te miren e tij.

"Dua nje cigare.A ke?"-e pyet Alvin Danielen.

"Duhet te kem nje pakete ne cante.Me prit!"-i tha Daniela dhe mori canten.Nxjerr paketen dhe te dy ulen ne krevat duke vendosur ne mes nje tavlle.

"Enaida ku eshte?"-e pyeti per te motren.Kjo e fundit kishte disa ore qe ishte nisur per ne Itali.

Nuk kishte dashur ta takonte te vellane me justifikimin se s'donte ta bente te ndihej i braktisur.Edhe pse fakti qe e la me shoqen e ngushte dhe vete u largua diku larg konsiderohej nje braktisje,serisht Daniela mendoi pozitivisht per te.Mendoi qe vertet motra nuk donte ta merziste me teper te vellane,por pak me vone do kujtohej per te e do ja shpjegonte.

"Eshte ne nje udhetim pune"-i thote Daniela si te genjente nje femije.Alvin nuk pyet me per te e si per cudi kaplon heshtja.Per rreth 1 ore dy shoket e ngushte pine cigare pafund thjesht duke pare njeri-tjetrin.

Daniela kishte shpresen se Alvin do behej mire.Kjo gjendje e tij depresive do kalonte dhe ai do ti gezohej jetes si ajo.Kjo gje do te arrihej me doemos edhe me ndihmen e saj,qe tani e tutje kishte vendosur te jetonte me te.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

"Dan,me merr dot nje embelsire?"-i shkroi Alvin mesazh Danieles,nderkohe po rremonte ne sirtarin e tij plot me libra per te gjetur ca leksione te shkolles.

"Strudel me recel?"-ia ktheu ajo.Ishte embelsira e preferuar e Alvinit te cilen hera-heres ja kishte gatuar ose blere Daniela ne kohen kur ishin ne gjimnaz.

"Po"-ia ktheu ai shkurt.

Pas pak castesh,Daniela i bie ziles.Alvin del tek dera duke e ndihmuar me qese,canten,nderkohe qe ajo hoqi xhaketen dhe atletet.

"Mora ca fruta dhe pije.Si thua per nje film sot ne darke? Neser e kam pushim,keshtu qe mund te rrime vone zgjuar."-tha ajo.Kishte blere dhe kokoshka,patetina dhe gjera te tjera per filmin.

"Faleminderit!"-tha Alvin dhe mori ne njeren nga qeset,embelsiren e tij te preferuar.

"Sot jam mare me biokimine.Kisha ruajtur ca leksione,ca fotokopje te vitit te pare qe mi pati dhene Amanda.."-i tregoi Alvin Danieles gjate mbremjes teksa hanin darke.Ishte vertet e kendshme menyra se si ai ndjehej aq i sigurt me te.Mund ti tregonte asaj cdo gje ne cdo moment pa u druajtur,pa frike,pa turp.Edhe ndonese ndonjehere merrte ceren e nje femije te vogel qe i tregonte mamit se sa bukur kishte mesuar te pikturonte,serisht Daniela ishte gjithmone aty per te.

Pas darkes,shijuan filmin "Miracle in cell no.7".E ashtu Alvinin dhe Danielen i zuri gjumi ne krahet e njeri-tjetrit ne divan.


Distimia✔Where stories live. Discover now