Daniela dhe Alvin po gatuanin darken,kur ne nje moment Daniela filloi te lekundej.Dukej se po humbte toruan dhe nuk po shihte qarte.
"Mire je,zemer?"-pyeti Alvin.Daniela u mbajt per nje moment tek bufeja.
"Mire jam"-tha me gjysem zeri.Por pas pak castesh nuk e mbajten me kembet dhe ra pa ndjenja.Alvin e ngriti menjehere ne krahe dhe ashtu i shqetesuar ne panik e coi tek makina.
Mberriten ne spital,ku infermieret u interesuan menjehere.Alvin priti ne korridor per pak caste.Ishte nje situate te cilen se kishte perjetuar ndonjehere.Ai qendronte perpara deres ku po kurohej Daniela ne nje korridor spitali.Ne cdo rast tjeter,kishte qene ai brenda e Daniela kishte pritur per sherimin e tij.Lutej qe kete here te mos ndodhte dicka e keqe.
Heren e fundit qe kishte pritur per lajme nga doktoret kishte qene vite me pare,kur vdiq e ema e tij dhe fatkeqesisht nuk mori lajmin qe priste.Edhe tani,ndonese Daniela nuk u duk ne ndonje gjendje aq te rende,do mjaftonte pak per ta ndryshuar edhe njehere jeten e tij.Te pakten,nuk duhej pikerisht tani kur ai dhe ajo,i kishin dhene premtimin njeri-tjetrit se do ishin pergjithmone bashke.
Pas gjysme ore,doktori del nga dhoma.Alvin ngrihet menjehere dhe pret pergjigjen e tij.
"I afermi i Danieles?"-pyeti ai dhe Alvin pohoi me koke,"Daniela eshte ne gjendje normale tani.Kishte pesuar pak renie tensioni dhe gjithcka eshte ne rregull.Gjendja e saj eshte e pritshme ne kete faze qe eshte.."-tha ai.
"Ne kete faze? Ne cilen faze?"-pyeti Alvin duke mos kuptuar c'deshi te thoshte doktori.
"Hm,Daniela...ajo eshte shtatezene.Eshte tre-javeshe dhe ende nuk ka hyre ne faze delikate,por serisht do mesohet."-Alvin i dolet lot gezimi.Nuk po i besonte vesheve.
"Shtatezene? O zooot!! Po femija? A eshte mire? A mund ti shoh?"-u hodh Alvin nga gezimi.Perqafoi edhe doktorin i cili qeshi me reagimin e tij.
"Mund ta shohesh,por mos qendro shume.Duhet te mos..."-pa e perfunduar fjaline doktori,Alvin fluturoi per tek Daniela.
"Alv,"-foli ajo me gjysme zeri.Alvin i mbeshtolli fytyren me duar dhe e puthi fort.
"Dashuria ime"-u shpreh ai,"E ke idene sa te lumtur me ke bere?"
"Te lumtur? Qe erdha ne spital?"-pyeti Daniela e habitur.
"Po,tamam ashtu."-ia ktheu Alvin,nderkohe Daniela ende shihte e cuditur.
"Budallaqe! Nuk me beri te lumtur qe te ra te fiket dhe erdhe.Por fakti qe..."-e ne ate moment i nderpret nje infermiere.
"Daniela si je e dashur?"-pyeti ajo dhe Daniela i buzeqeshi.
"Ti dhe bebi fale zotit jeni ende ne fillim te rruges,por do mesoheni me njeri-tjetrin"-u shpreh infermierja.E ne ate moment Daniela sheh nga Alvin.Te dy shperthejne ne lot dhe perqafojne fort njeri-tjetrin.
"Te dua shume!"-i tha Daniela Alvinit e ky i fundit e puthi serisht.
"Vajza duhet te pushoj,djalo.Leri dashurickat per ne shtepi"-i qeshi infermierja.
"Sa do rri ne spital?"-e pyet Alvin.
"Them se ta mbajme sot per te bere dhe ca analiza te fundit.Ne mengjes do jete shendoshe si molla dhe mund ta marresh ne shtepi.."-i thote ajo.
"Po mund te rri gjate nates?"-pyet Alvin dhe infermierja serisht qesh.
"Cfare i ke bere ketij djali qe nuk jetonka asnje nate pa ty?"-i drejtohet Danieles,"Une them sot beje pushim.Ose je qe je bleji gruas ca ushqime te mira e te fresketa dhe beji gati mengjesin e bollshem per neser.Duhet te fillosh te mesosh ketej e tutje.Mire?"-i thote infermierja.
"Patjeter! Neser pasi te jete gati cdo gje,do vi ta marr.Mbamani mire!"-puth serisht Danielen fort.I le telefonin ne karikim dhe iken.
E gjithe ajo nate ishte nje enderr per Alvinin.Ose te pakten keshtu e mendonte.Duke mos vene gjume ne sy per asnje sekond,e gjithe mbremja shkoi duke menduar se si vajza qe donte me shume ne kete jete,do i sillte bekimin me te madh.Epo me ne fund jeta e tyre po fillonte ti jepte driten jeshile per nje fillim te ri e te lumtur.Tanime me nje anetar me shume.
![](https://img.wattpad.com/cover/347110027-288-k165639.jpg)
YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritüelAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?