Ne krahet e tij.

112 13 1
                                    

 Ndonjehere,na ndodh te mbajme brenda vetes aq shume dhimbje,sa mesohemi me vuajtjen dhe nuk na bene me asgje pershtypje.Ndjejme nje boshllek ne shpirt,por serisht nuk habitemi.E hajme veten me dhembe,qajme,cjerrim cdo plage ne zemer e prap qendrojme ne kembe.Po nga gjendet gjithe kjo force?

 Daniela e kishte kthyer jeten e saj ne nje guide force,dhembshurie,durimi per cdo krize te Alvinit.E kishte mbeshtetur kete te fundit duke qendruar ne kembe per te dy.Kishte lene menjane gjithe plaget e jetes se saj duke patur primar Alvinin ne cdo dite qe kalonte.

 Po kur kupa mbushej aq shume me dhimbje sa s'mbante dot me?Po kur i forti s'kishte me force?Kur i duruari humbte durimin? Lajmi trondites i mengjesit te neserm,e beri Danielen t'i merrej fryma e te mos kishte me fuqi te mbante peshen e dhimbjes.

 Enaida kishte nderruar jete,pa e pare te vellane per 2 vite,qofte edhe ne momentet e fundit te jetes.Pishman?Peng?Pendim? Cila nga keto ndjenja e pershkruante me teper,zemren e Danieles qe  tanime ishte bere cope e cike?

 Ato ore vendimtare,ato momente kur do i tregonte Alvinit per te motren,ato qe e bente te mos e shihte me kurre...jeta e tille eshte! Sjell te papritura,te godet aty ku te dhemb me shume,atehere kur ti nuk e pret.Atehere kur mendon se cfaredo te ka perplasur ne fytyre,ti e ke shmangur dhe ja ke dale mbane.Daniela ndihej fajtore se si nuk mundi t'ia tregonte,por tanime ishte teper vone.

 Po tani cfare lloj mundi e force do te gjendte per t'i thene se ashtu sikurse nena e tij edhe motra e ka lene vetem ne kete jete? Qe tani e tutje as nuk do te jetonte me shpresen qe nje dite Enaida do i binte deres e do takonte te vellane.

 Nje shi i rrembyeshem filloi jashte dritares.Shkarkoi aq shume,si te mund ti jepte mundesine Danieles te clirohej.Doli ne ballkon dhe mbylli syte.Hapi krahet e mori fryme thelle duke i lene lotet te sinkronizoheshin me shiun e furishem.Uleriti me te madhe duke nxjerr te gjithe dufin e dhimbjen qe mbante ne shpirt.

 Pasi u be qulle,hyri ne shtepi.Nisi te kollitej e mesa duket mori nje te ftohte dhurate.U mbeshtoll mire ne krevat e nuk levizi per asnje cast derisa erdhi Alvin.

"Daniel? Cfare shiu! Jam bere uje..ne shtepi je?"-dhe Daniela e thirri nga dhoma.

"Shoqe? Po edhe ti qenke bere uje.Po dridhesh"-dhe e ndihmoi te ngrihej.Ishte hera e pare qe Alvin ndihmonte Danielen.Ose te pakten,hera e pare qe e bante ai shoqen e tij.E shoqeroi deri ne tualet ku i beri gati ujin e ngrohte derisa u ngroh tualeti.I la disa rroba gati dhe doli ne kuzhine.

 Daniela beri nje dush te ngrohte,por serisht dridhej.Alvin mori tharesen dhe e ndihmoi te thante floket.Danieles iu be zemra mal.Ndonese buzeqeshte teksa e shihte shokun e saj ta ndihmonte,syte i mbusheshin me lot.

"Sa floke te bukur ke,Dan!"-i thote ai dhe te dy i buzeqeshin njeri-tjetrit.

"Ja,pra.Je bere nje yll"-i tha ai teksa i krehi floket e gjate.Ajo shpertheu ne lot.

"Cfare ke? Thashe gje te keqe?"-i tha Alvin teksa i fshiu lotet ndonese i rridhnin papushim ne faqe.E afroi afer vetes dhe e perqafoi fort.Ashtu ndenjen per shume gjate derisa u ulen ne divan serisht te perqafuar.

"Shoqja ime! Te lutem mos qaj me...dua te jesh e lumtur! Do te ta thaj e ta kreh une flokun gjithmone,mjafton te buzeqeshesh!"-e ne ate moment,Daniela i shtrengoi doren e qau edhe me shume.Ne krahet e Alvinit,ajo ishte vajza me e forte dhe me e dobet njekohesisht.

"Cfare deshiron te hash? Ndonje super per te semuret nuk di,por mund te bej veze."-qeshi Alvin.

"Ndonje kafe? Caj? Me thuaj c'mund te bej per shoqen time"-tha Alvin.

"Jam mire.Rrime pak ketu se kam ftohte.."-dhe Alvin nuk e leshoi per asnje sekond Danielen derisa u qetesua disi dhe e zuri gjumi.

Distimia✔Where stories live. Discover now