"Daniel,duhet te flasim!"-tha Alvin papritur.Daniela e pa ne sy duke e pritur te fliste.U ulem te dy ne divan perballe njeri-tjetrit.
"Nuk e di se si do e presesh,por dua te jem i sinqerte me ty."-mes ca lotesh genjeshtar e nje fytyre te vrenjtur,Alvin dukej se do t'i thoshte Danieles dicka shume te rendesishme.Kjo e fundit as qe e kishte idene se cfare e priste.
"Alv,cfare ka ndodhur?"-tha ajo me zerin qe i dridhej.E ndjente se dicka e keqe do dilte.Tanime e njihte Alvinin ne cdo detaj.Cdo shprehi e fytyres se tij,cdo xhest e gjithcka.
"Une doja te jetoja thjesht nje jete te lumtur.Nuk kerkova shume nga kjo bote,Dan.Doja te ngrihesha e ti qeshja jetes sime,ne rini,ne kulmin e lulezimit te nje jete plot lumturi.."-nisi te fliste Alvin teksa i kapte duart.
Ne nje moment i leshoi duart e saj qe dridheshin dhe fshiu lotet.U ngrit e u vu perballe saj.
"Kjo jete nuk ishte per ne te dy,Daniela.Nuk ishte as per t'u ndare e as per te na bashkuar.Ne iu gjendem perballe shume peripecive e ca te tjerave s'mundem ti kalonim.E kur trembeshim nga ajo c'ka mund te na vinte,zgjodhem te largoheshim.."-u shpreh Alvin me zerin e perlotur.Daniela u ngrit po ashtu,ndonese ndihej e pafuqishme ta shihte drejt e ne sy.
"Nuk ja dolem dot,Daniela.Nuk arritem te jetonim nje jete normale per dy te dashuruar.Patem frike ta jetonim dashurine tone.E kur guxuam t'ia dilnim,u vrame."-mori fryme thelle.
"Por une i kujtova.Kujtova cdo moment te keq e te mire.U zgjova ate mengjes ne spital e papritur regjistrova cdo cast ne memorien time brenda nje fraksioni.Ndjeva dhimbjen,mallin,dashurine,lumturine,lotet,te qeshurat e gjithcka me ty apo pa ty..."-qeshi me ironi duke fshire lotet qe i binin papushuar.
"Vrapova per tek ti,te kerkova,te thirra.Doja shume te te tregoja se sa mire isha sheruar ate mengjes.Se sa mire mbaja mend cdo te mire qe me ke bere pa ndjere presionin se kjo ndjenje qe po perjetoja ishte e rreme.Pa vuajtur,pa u vrare shpirterisht e pa harruar te nesermen cdo cast qe perjetova...
...por ti Dan,kishe ikur.E bashke me ty cdo kujtim."-tha ai e ne ate moment,Daniela u ul ne divan e mbuloi me duar fytyren teksa qante.
"Une te kam falenderuar mijera here qe ti nuk me le kurre.Por me thuaj,tani si t'ia bej? Te them faleminderit qe ike diten kur une rilinda? Diten ku u zgjova me ne fund me shpresen se une jam ky qe jam dhe mund te bej e te ndjej ate qe dua..."-tha ai,duke vendosur doren para Danieles e cila mundi thoshte vetem 'Alv'.
"Per cudi,ate mengjes,ne spital erdhi Amanda.Erdhi ajo vajza qe me ktheu shpinen kur kisha me shume nevoje per te.Ajo qe nuk me deshi sepse nje nate nuk isha i zoti ta beja per vete...e di c'me tha?"-vazhdonte Alvin te tregonte nderkohe qe Daniela vetem qante.Keq te largohesh e keq te qendrosh.Ky ishte denimi qe Daniela e kishte vuajtur ne cdo cast te jetes se saj me cdo njeri te zemres.
"Gezohem,jam Amanda!"-shtoi ai,"U prezantua serisht me mua dhe me kerkoi nje mundesi tjeter.Me tregoi cdo detaj qe ndoshta ne mendjen time ishte fshire qe ne momentin qe ishte perjetuar...por ne fund e di c'me tha? Me fal qe te braktisa kur nuk te njihja e me ler te te njoh e te dua" Daniela nuk po i besonte vesheve. Alvin ishte shnderruar ne tjeter njeri.
Nga njera ane shpresonte se fatkeqesisht,krizat do ti shfaqeshin prap e ndoshta neser ai do pendohej e do qante ne krahet e saj.Por te ishte valle kjo? Apo Alvin vertet ishte sheruar dhe jeten e re kishte vendosur t'ia falte Amandes?
Ne ate moment,zgjodhi te mos e shihte ne sy dhe te largohej.Mbylli deren me force e iku tek shtepia e Alvinit me lot ne sy.Te pakten aty ishte arratisur ne momentet me te dhimbshme e po ashtu kete here do te shfrynte cdo gje qe Alvin i rrefeu sot.

YOU ARE READING
Distimia✔
SpiritualAlvin ka perjetuar plagen me te dhimbshme te jetes ne moshen 20 vjecare,humbjen e nenes.Cilat jane perjetimet e tij emocionale pas kesaj humbje? Perse Daniela,mikesha e tij e ngushte,zgjedh te jetoj me te?