Kapitulli 4

290 39 12
                                    

Orët pasardhëse kaluan me traditat e vdekjes së personit të dashur me lot në sy

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Orët pasardhëse kaluan me traditat e vdekjes së personit të dashur me lot në sy. E përhumbur, qëndronte në ceremoninë mortore me një tufë zambakësh të bardhë në duar.

Duhej të ishte e fortë. Duhej t'ja dilte. Zgjodhi që ktë rast ta përdorte si kujtesë se etika mjekësore duhej ndjekur me përpikmëri.

Ngriti sytë një moment dhe pa dhjetra njerëz, ndër ta miq të vjetër e të rinj. Disa pedagogë, Dr. Piter madje dhe Erien. Nuk u habit kur midis tyre pa dhe Luçianon ndonëse prania e tij i la shije të hidhur. Ai nuk meritonte të ishte aty, por guximi i tij ishte i pathyeshëm.

Duke u larguar u përshëndet thuajse me të gjithë.

- Ngushëllime! - i tha ai duke i zgjatur dorën.

- Faleminderit! - tha ajo ndër dhëmbë, për të mos shkaktuar ndonjë skenë dhe mori të largohej kur një dorë e ftohtë e kap te krahu.

- Më lësho, nuk është dita. - tha dhe ndjeu sytë e njerëzve drejt saj.

- Çfarë mund të bëj që ta shlyej Ahriman?

- Kaq të mjafton Luçiano? Të mjafton të flesh rehat në darkë? Të mjafton të pastrosh ndërgjegjen?

- Ti e di përgjigjen.

- Mendoj se është po. - tha ajo dhe ai i shtrëngoi krahun edhe më shumë, por ajo nuk bëri zë.

- Jo.

- Më lësho.

- Nuk...

- Shpirt kaotike? - dëgjoi zërin e Erien.

Luçiano i dha një shikim të ftohtë, me tone kërcënuese, por ai nuk lëvizi.

- Erien! Ti këtu? - tha teksa dora e tij e shtrëngonte ende më shumë. Ndoshta e vuri re, ndoshta thjesht rastësi, por Erien e shkëputi prej tij.

- Nëse mundem Dr. Luçiano, desha t'i shpreh ngushëllimet personalisht.

- Gjithë kjo afërsi?

- Jo afërsi doktor, thjesht humanizëm. - ju përgjigj ai duke e bër Ahriman ta vështrojë në dritë të syrit. Luçiano u largua dhe vetëm në atë moment kuptoi se kishte pasur të drejtë: ai e kishte vënë re që Luçiano po e vriste. U kuptua kur e preku krahun e saj butësisht.

Ngriti njerën vetull duke e pyetur ndoshta për arsyen, por Ahriman zgjodhi thjesht t'i buzëqeshë.

- Pse ta ka bërë kështu krahun?

- Histori e gjatë Erien. Faleminderit që erdhe, nuk kishe pse. - u mundua të ndërrojë temë ajo dhe ai nuk insistoi më tej.

- Ngushëllimet e mia! - tha dhe e mori në një përqafim që e bëri të skuqej.

- Faleminderit sërish... umm... Er...

- Erien.

- Po, Erien. Po largohem gjithsesi. - tha duke u drejtuar për nga familjarët.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now