U afrua pranë Piter dhe hodhi sytë të lexonte të dhënat e viktimës nga e cila ai po hiqte organet. U drodh kur lexoi se ajo kishte qenë në të njëjtën moshë me të dhe tani gjendej në një kasaphanë.
- Vanesa Bern. E vrau njerka në mënyrë që t'i merrte mitrën për të bijën e vet dhe si dhuratë kemi gjithë kto organe për vete. - i tha ai me një zë kumbues në atë dhomë me organe pa të zot.
- E frikshme. Nuk gjente dot mënyrë tjetër? - tha duke ju bashkuar dhe vuri re një buzëqeshje prej buzëve të tij.
- Gjithçka në jetë vjen me alternativa Ahriman. Duhet të dimë të zgjedhim. - i tha ai.
Pas 4 orësh kishin mbaruar punë me tre trupa të pajetë në heshtje. E falenderoi Zotin që ai nuk foli dhe i kërkoi falje për mëkatet që po kryente. Pastroi duart, veshi rrobat e veta dhe së bashku me të dhe Erien dolën prej asaj salle sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
- Ishe fantastike Miller! - i tha ai duke qeshur teksa i përcolli në dalje të shtëpisë. - Tashmë e di intenerarin e përditshëm. Do të shoqëroje Erien. Shihemi nesër. - vazhdoi dhe u largua brenda.
Ndërkohë ajo u fut në makinën e Erien pa folur dhe u nisën.
- Dëshiron të flas ose të pyes? - i tha ai dhe ajo u shkreh në lot. Ndaloi makinën dhe ktheu fytyrën e saj drejt vetes.
- Rrëmujëza ime, hapi sytë!
- Ishte... është e tmerrshme Erien...
- E di, por do mbaroj.
- Ishin të gjithë njerëz të rinj, të pafajshëm që kishin rënë viktima të ironive që fati ju kishte bërë...
- Hej! Më shiko në sy! - i tha ai dhe ajo hapi sytë. - Do ja dalësh! Do mësohesh! Të nisem apo ke nevojë të rrimë pak këtu?
- Jo nisu, dua të lahem menjëherë. - tha ajo dhe ai ashtu bëri.
- Erien, më ço në shtëpinë time të lutem. - i tha ajo me zë thuajse të padëgjueshëm dhe ai pohoi.
Minuta më vonë ndodheshin para pallatit ku ajo jetonte.
- Do vij me ty.
- Nuk është nevoja.
- Ahriman, do rri vetëm pak dhe do shkoj. - i tha ai dhe e vërteta është se ajo u ndje më e sigurtë. Hyn brenda dhe e ftoi të ulej në divanin që gjendej në sallon.
Ndërkohë shkoi te dhoma e saj e gjumit dhe futi në një cep të dollapit gjurmuesin dhe përgjuesin që mbante me vete. Mori rrobat dhe u drejtua për te tualeti.
- Do lahesh vetëm?
- Sonte po. - i tha ajo duke mos pritur përgjigje prej tij. I duhej një shkëputje sado e shkurtër të mblidhte veten.
Ndërkohë ai shikonte nga xhami siluetën e saj dhe ndjeu presionin e ujit kur hapi dushin. Shikonte lëvizjet e saj të trupit duke humbur mendjen në to, e pak më vonë hodhi sytë përreth shtëpisë.
I zunë sytë shumë fotografi të lara që me siguri ishin me familjarët e saj dhe nje raft librash. U çua prej divanit duke lexuar titujt e tyre dhe buzëqeshi kur pa se shumica ishin romancë. Kjo shpjegonte pse dinte aq shumë teori atë natë.
Ndër ta dalloi dhe dy blloqe. I mori të dy në duar dhe nisi të shflentonte fillimisht një me kopertinë vishnje, i cili mbante fjalë të qëndisura prej saj.
Lexoi vetëm një faqe dhe e la pa e cënuar më shumë privatësinë e saj.
Hapi bllokun tjetër dhe vuri re vizatimet në të, ku më i fundit i ngjasonte kuzhinës së tij me pamje nga oborri.
Mori një laps që e gjeti mbi tryezë dhe nisi të skicojë portretin e saj. Nuk e përfundoi, por nxitoi t'i vendoste në vend kur dëgjoi dushin të fikej.
U ul sërish në kolltuk derisa ajo doli prej dushit e veshur me pizhame.
- Më fal se u vonova pak! - i tha ajo.
- S'ka problem. Nuk u mërzita. - tha ai kurse ajo u ul në kolltukun tjetër, ngjitur me atë ku ndodhej ai.
- Vura re se të pëlqen shumë leximi. - i tha dhe ajo u skuq.
- Unë... epo, kujt nuk i pëlqen?
- Të gjithëve u pëlqen, por mund të them se ke shije të veçantë. - tha duke ledhatuar lehtë krahët e saj.
- Unë... i ke lexuar?
- Disa po.
- Nuk e dija që djemtë lexonin kësisoj librash.
- Ndoshta jo thjesht i lexojnë. Dëshiron të jesh pjesë e atyre librave Ahriman? - e pyeti dhe dalloi si postura e saj e qetë u tendos lehtë si një gjethe nën puhizat pranverore. - Eja ulu. - i tha duke treguar nga prehëri i vet dhe si për habi, ashtu pa folur ajo u bind.
U ul ndërkohë që ai nisi t'i ledhatojë flokët e saj që mbanin aromën e gështenjave të pjekura ashtu si edhe ngjyrën e tyre.
- Do të flasësh për sot rrëmujëz?
- Jo. Dua të them. Çfarë të flas?
- Çfarë të duash.
- Sikur të mund të bëja edhe ato që dua.
- Çfarë do doje të bëje? - i tha duke zbërthyer kopsat e këmishës së gjumit që mbante veshur dhe frymëmarrja e saj nisi të shpejtohej.
- Të mos isha këtu.
- Ku? Ma trego si të ishte një skenar në librat e tu.
- Do doja të isha diku pranë detit dhe të dëgjoja dallgët tek përplaseshin plot mall buzë tij. Ndërkohë do mund të ndjeja kripën e rërës së njomë në flegrat e hundës dhe erën e lehtë që më përkëthelte flokët siç ti je duke bërë tani. - tha ajo ndërkohë që ai kishte hequr tashmë plotësisht këmishën dhe përkëdhelte trupin e saj qetësisht, por me një prehje të zjarrtë.
- Vazhdo. - i tha duke ndjerë atë të merrte frymë thellë.
- Do doja të ishe dhe ti aty. - tha ajo dhe ai ngriti vetullën duke e parë drejt e në sy. - Të ishe duke më prekur në të njëjtën mënyrë si je duke bërë tani dhe të xhelozoje rrezet e diellit mbi trupin tim. - tha dhe buzëqeshi lehtë.
- Vazhdo.
- Kaq.
- Kaq?
- Po.
- Po sikur të bëja dhe këtë? - i tha duke afruar buzët e veta mbi të sajat dhe duke i fërkuar së bashku pa i puthur.
- Vetëm kaq? - i tha ajo dhe kaq mjaftoi t'i puthte buzët sikur lehtë.
- Sikur doje të shkoja?
- Nuk dua më. - i tha duke vendosur duart e saja mbi kraharorin e tij dhe duke i hequr pulovrën që mbante veshur.
Ngriti kokën duke i lënë një puthje në kraharor ndërkohë që gishtat e tij të shpejtë kaluan poshtë portalit të saj sekret.
Kështu një natë tjetër u kthye në aromë lulesh për ta.
YOU ARE READING
Mafia e Bardhë | ✓
Romance✁ - Mos u bëj qesharak! Do vallëzojmë këtu? - E ç'të keqe ka? - Sepse njerëzit normalë do sodisnin yjet. - Ne nuk jemi njerëzit normalë, ndaj janë yjet ata që na sodisin neve. - tha duke lëvizur nën tingujt e violinës.