Kapitulli 12

259 35 11
                                    

- Mirë se erdhe Ahriman!

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

- Mirë se erdhe Ahriman!

- Nuk erdha as pak mirë doktor! Mund të di çfarë ekzaktësisht është ky vend? - tha duke u munduar të dukej potente, e patrembur dhe me autoritet siç do ishte një zonjushë e vërtetë, por mund të dallonte në ajër lëkundjet që zëri i saj shkaktoi.

- Ulu Ahriman. - tha ai pa i kushtuar shumë vëmendje fjalëve të saja dhe ndonëse pa dëshirë, frika e bindi ta dëgjonte.

- Diçka për të pirë?

- Doktor, le t'i lemë mënjanë skenaret e filmave dhe të shpjegojmë çfarë është gjithë kjo.

- Më pëlqen mënyra si mendon Ahriman. Më kujton shumë veten në fillimet e mia: i etur për punën time. - tha ai kurse ajo po mundohej të ruante qetësinë duke ndjerë sytë e Erien mbi vete që ishte rehatuar në kolltuk.

- E mban mend borxhin e ditës e parë apo jo?

- Ku doni të dilni?

- Mos u sill si budallaqe e dashur. Nëse nuk do isha, Luçiano do të kishte flakur jashtë spitalit dhe ëndrrës tënde.

- Mendova se e bët për humanizëm. - tha ajo dhe ai ja plasi së qeshurës.

- E dëgjon se ç'thotë Erien?! Humanizëm! - tha ai ende duke qeshur, kurse Erien e shikonte ftohtë, thuajse sikur ta urrente. Por nëse do e urrente nuk do ishte ulur në të njëjtin vend me të tashmë.

- E dashur, humanizmi ka vdekur me kohë. Është bota e atyre që dinë se si të lëvizin gurët e shahut. Ndaj kam një ofertë për ty.

- Çfarë oferte?

- Ose më ndihmon, ose askush s'mund të ndihmoj më ty.

- Po më kërcënoni?

- Do pranoje ndryshe?

- S'mund ta di kur s'kam dëgjuar fillimisht ofertën.

- E shoh. Çfarë di për mafian e bardhë?

- Mafia e bardhë?

- E konsideruar si një ndër më të rrezikshmet dhe lidhet me trafikimin e organeve. Nga ne.

- A është i lartë fitimi? - pyeti ajo duke marr frerët e lojës në dorë dhe pa si Piter, ashtu edhe Erien të habitur.

- Ndoshta hyrja ime ishte e gabuar me të vërtetë. Jam i impresionuar. Po Ahriman, fitimi është me bollëk.

- Dhe më lini ta gjej: ju doni të bashkëpunoj me ju duke u bërë pjesë e saj?

- Ekzakt.

- Pranoj. Nëse fitimi është aq sa thoni, s'është nevoja për propagandë e kërcënime të pakuptimta. - tha dhe dalloi një Erien me vetulla të rrudhura.

- Të thash se më kujtoje veten Ahriman. Kisha të drejtë!

- A nuk je duke i menduar pasojat? - i tha Erien më në fund.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now