U drejtua për në sallën prej xhami së bashku me Kristel për të ndjekur operacionin dhe ktë herë vuri re se i vetmi grup prezent ishte ai i saj. Mori frymë e çliruar dhe fokusoi shikimin në operacionin e ditës së sotme, i cili po realizohej në hepar.
Gjithçka po shkonte më së miri, deri në një moment, kur aparaturat nisën të bënin një zhurmë të çuditshme, ndonëse gjithçka ishte realizuar më së miri.
Vuri re Dr. Piter që jo vetëm nuk kishte tension, por mund të dalloje në të një vetëkënaqje.
- Duhet t'i heqim më shumë se 60% të heparit! - tha ai sikur të ishte diçka më shumë se normale.
- Por doktor... Duket vendim absurd! - i tha njëri prej studentëve mendimet që të gjithë po i mendonin.
Në atë moment dalloi një ndryshim në sytë e Piter. Diçka që nuk e kishte parë kurrë tek ai. Një shikim vrasëtar si ai i një ujku të etur për gjak.
- A mendon ndokush tjetër se ky është një vendim absurd? - pyeti ai duke parë si në dhomën e xhamit, ashtu edhe në sallë.
- Doktor, duhet të nxitojmë! - vazhdoi po i njëjti student që ndërhyri pak më parë.
- Dilni të tre jashtë! - tha ai duke habitur gjithë grupin. - Ahriman, eja më ndihmo! - vazhdoi duke i habitur të gjithë.
- Por... - nisi të flasë ajo nga mikrofoni, por një e bërrtitur prej tij mjaftoi të bindej.
U fut në sallë dhe po ndihmonte së bashku me infermieret në copëtimin e organit pa folur apo komentuar.
Në fund, vuri re Piter të klikonte mbi një pult ashtu si fshehurazi dhe aparaturat u stabilizuan. Pra gjithçka paska qenë një lojë. Hepari i pacientit ka qenë më shumë se i shëndetshëm dhe ndoshta ishte pikërisht arsyeja pse ai kërkoi heqjen e 60% të saj.
E pa drejt e në sy sikur donte t'i tregonte se ajo ishte e vetëdijshme për atë çfarë ai bëri, por pavarësisht kësaj: a ndryshoi diçka?
Doli nga salla pa pritur ndonjë urdhër prej tij apo sinjalizimin e fundit të operacionit. Nga një anë falenderonte Zotin që pacienti kishte fatin të jetonte, meqënëse hepari rigjenerohej, nga ana tjetër tmerrohej nga ekzistenca e një njeriu në bluzat e bardha që i ngjante më shumë kasapit, sesa doktorit.
Po lante duart fortë sikur donte të ripte lëkurën nëpër gishta dhe nuk e kishte vënë re praninë e Luçianos që po pregatitej të futej në sallë.
- Çfarë ndodhi ktë herë? Nuk të eci sugjerimi apo the metodologji të gabuar për operacionin? - i tha ai ashtu si me shaka duke e nxjerrë nga bota ku ishte arratisur.
- Do doja të ishte njëra prej këtyre! - tha ajo duke e lënë atë të kuptonte se situata ishte serioze nga mënyra se si zëri i saj dridhej.
- Çfarë nuk shkon? - e pyeti duke kthyer shikimin nga ajo që vazhdonte të lante duart. - Ahriman! - i foli sërish duke mbyllur rubinetin. - Çfarë ndodhi?
- Ai është një monstër! Kërkoi prerjen e heparit të një pacienti të shëndetshëm në sytë e të gjithëve ne dhe askush s'mund të bënte dot asgjë!
- Hej! Hej! - tha ai duke vendosur fytyrën e saj midis duarve të veta. - Kujto përse je duke e bërë këtë! Kujto...
- Doktor? - ndërhyri një zë, i cili qëlloi të ishte i Esrës duke bërë që Ahriman të mbyllte sytë sa e bezdisur, aq edhe e shqetësuar. - Shoqe? Sërish ti këtu? - vazhdoi ajo duke u afruar drejt tyre.
- Esra ndihmoje vajzën! Më duket e pafuqishme dhe gati për t'i rënë të fiktë! - tha ai duke e manovruar situatën si të ishte një mjeshtër i vërtetë.
- Patjetër doktor! - tha ajo e vetëkënaqur duke kapur Ahriman prej krahu teksa kjo e fundit luante rolin e së pafuqishmes.
- Një moment mendova mos po vazhdoje t'i vardiseshe!
- Mos po më ngatërron me veten Esra? - i tha Ahriman duke shkëputur krahun e vet prej saj dhe duke e lënë aty mes korridorit si një objekt të pavlerë.
Nxitoi hapat, zbriti shkallët dhe doli më në fund në atë çfarë mund ta quaje oborr të spitalit dhe vuri re Erien të ngarkonte një kuti në kamionin që rrinte mbështetur zakonisht. Veçse tashmë gjithçka bënte sens. Në ato kuti ndodheshin organet e vjedhura në mënyrë ç'njerëzore prej pacientëve të mjerë. Po e shikonte me kujdes dhe një lëmsh ju mblodh në stomak. Jo ai kur qindra flutura mblidhen bashkë per t'u ngritur në fluturim. Ishte një lëmsh grerëzash që i shponin ndërgjegjen. E ashtu duke vështruar atë, ai u kthye drejt saj duke i buzëqeshur ngrohtë.
Grerëzat sa vinin dhe bëheshin më agresive.
Vuri re hapat e tij drejtuar drejt saj ashtu edhe rrahjet e shpeshtuara të zemrës. E pëlqente atë njeri, ndoshta dhe më shumë se pëlqim, por në vend të ndihej e pështirosur prej asaj çfarë ai bënte, po ndihej sikur po e tradhëtonte duke e gënjyer.
Ne fund të kësaj historie, nuk do mund t'i arratisej ndjenjave, por me siguri nuk do të mund ta shpëtonte dot as atë nga dënimi që po i vuloste.
- Ahriman? Je mirë? - tha ai dhe ajo e përqafoi fortë duke shpërthyer në lot. - Ahriman? Çfarë ndodhi?
- Thjesht... dua të mos e bëjmë më këtë!
- Çfarë?
- Le të largohemi Erien! Unë dhe ti! Bashkë diku larg prej këtu!
- Ahriman mos je çmendur gjë? Çfarë je duke thënë?!
- Jam mirë Erien, thjesht nuk më duket diçka që mund ta përballoj! Ajo kuti... ishte... organ për transplant apo jo?
- Ahriman...
- M'u përgjigj Erien!
- Po. Ti e di shumë mirë që kjo është puna jonë.
- Ktë dua të them! Le të ikim prej saj. Të arratisemi diku të dy.
- Nuk funksionon kështu rrëmuja ime...
- Thjesht nuk do.
- Nuk dua? Mendon se e pëlqej gjithë këtë?
- Nuk thash këtë...
- Mund të arratisemi Ahriman, por kjo s'do të thotë se kjo gjë nuk do t'na ndjekë. Kështu që ja vlen të luftojmë këtu!
- Për çfarë po luftojmë Erien? Ne jemi dy skllevër në duart e atij maskarai!
- Të premtoj se fundi i kësaj do të jetë i bukur.
- Mos më premto diçka që nuk do ta realizosh dot.
- Jam i bindur se do e bëj.
- Si? Ti... nuk të marr vesh. Ti punon për të!
- Do të ta shpjegoj Ahriman, por deri atëherë duhet të luajmë lojën. Shko brenda dhe tregoju se sa trime je. Se ti je Ahriman Miller dhe jo Piter, por askush nuk mund të të ndalë. Shko tani para se të na shikojë dikush. - i tha dhe ajo u nis për të hyrë brenda.
- Erien? - i tha duke u kthyer.
- Po?
- Të kam xhan! - i tha duke u afruar me hapa të vegjël, por të shpejtë duke e puthur lehtë dhe u largua prej rrezes së tij të shikimit.
- Ah sikur ta dije sa të dua rrëmuja ime! Ndaj dhe ndihem i lidhur në ktë dreq pune, por të premtoj: do ja dal të të shpëtoj.
YOU ARE READING
Mafia e Bardhë | ✓
Romance✁ - Mos u bëj qesharak! Do vallëzojmë këtu? - E ç'të keqe ka? - Sepse njerëzit normalë do sodisnin yjet. - Ne nuk jemi njerëzit normalë, ndaj janë yjet ata që na sodisin neve. - tha duke lëvizur nën tingujt e violinës.