Kapitulli 30

225 28 6
                                    

Shumica prej nesh jetojnë çdo ditë me shpresën se ajo çfarë janë duke pritur është rrugës. Dhe kur ajo vjen, dalin në përfundimin se nëse do e dinin rrjedhën që ngjarjet do të ndiqnin, do i kishin kaluar ato minuta pritjeje në një mënyrë tjetër.

Ahriman Miller nga ana tjetër, shfrytëzoi afro 3 muaj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tashmë ishte koha të kthente faqen drejt një kapitulli të ri.

U zgjua në mëngjes nën dehjen e parfumit të tij dhe ndjeu rrezet e diellit t'i puthnin sytë. U çua dhe shkoi në kuzhinë, por sapo ndjeu aromat e ushqimeve stomaku ju trazua. Sado që e urrentev atë gjendje, e dashuronte arsyen përse ndodhte. Një foshnjë po rritej brenda saj.

- Ahriman, je mirë? - i tha ai duke e ndihmuar të pozicionohej në tualet për t'mos u bërë pis.

- Më fal që të zgjova, thjesht jam bërë shumë e ndjeshme ndaj aromave. - i tha ajo dhe ai e puthi në ballë.

- E di rrëmuja ime. E di. Eja ulu se do të të gatuaj unë.

- Nuk kam uri, thjesht do gatuaja për ty.

- Ahriman, brenda teje po rritet një filiz i vogël. Duhet të hash. - i tha ai dhe e dorëzuar ndoqi hapat e tij drejt kuzhinës.

Po vështronte lëvizjet e tij sa të shpejta, aq edhe të matura kur gatuante dhe mori frymë thellë.

- Je e sigurtë që gjithçka është mirë? - e pyeti ai.

- Mhm... Thjesht kam pak frikë.

- Nga çfarë ke frikë?

- Nuk e di. Për punë orësh do i japim fund realitetit të dy muajve.

- Ahriman, - i tha ai duke lënë çfarë kishte në duar dhe u afrua pranë duke ju ulur në gjunjë. - Gjithçka që do t'marr fund është ajo dreq pune. Asgjë tjetër.

- E di. - tha dhe lotët filluan t'i hanin fjalët. - E di, por sërish kam frikë. Më duket sikur fluturat në stomak janë kthyer sërish në grerëza.

- Në grerëza?

- Po. Duket sikur më shpojnë vetëdijen si një paralajmërim.

- E bukura ime! Është thjesht bebi, jo grerëzat. Shtatëzania të ka bërë më të ndjeshme. Pastaj, ç'ka për t'u frikësuar? Derisa unë jam këtu, asgjë nuk ju ndodh juve. Ju jeni drita, ajri dhe oazi im i qetësisë! - i tha ai duke e futur në një përqafim. - Si thua sikur t'më ndihmosh pak me gatimin? Ndoshta të ndihmon të heqësh pak mendjen para se të dalim.

- Okay, por më parë duhet të bëj një telefonatë.

- Diçka që duhet ta di?

- Jo, thjesht pyeta gjinekologen për disa vitamina.

- Okay. Shko! - i tha ai duke vazhduar gatimin me mendjen tek ajo.

Kjo ishte një ditë e madhe për të. Kishte 1 jetë që e priste, por për arsye të panjohura një perde nuk e lejonte të gëzonte. Ndoshta lotët e saj pikonin gjak mbi zemrën e tij e nuk e linin të buzëqeshte. Ndërkohë që gëzimi i saj ishte ngjitës.

Pasi hëngrën mëngjes, folën edhe njëherë planin bashkarisht dhe u bënë gati.

- Sa kohë ke që qëndron aty? - i tha ajo pasi ishte veshur tërësisht.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now