Kapitulli 11

276 45 28
                                    

Doli nga tualeti vrullshëm dhe ashtu e skuqur siç ishte, shkoi në dhomën ku rrinin infermieret, por nuk ndodhej askush aty

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Doli nga tualeti vrullshëm dhe ashtu e skuqur siç ishte, shkoi në dhomën ku rrinin infermieret, por nuk ndodhej askush aty. Madje as Misheli. Hodhi sytë nga dritarja dhe pa Erien tek po ndihmonte një zonjë të vjetër të shkonte te taksia.

Gjestet e vogla.

Si një detajiste e dashuroi atë veprim. Të kujdeseshe për dikë pa e pasur detyrim apo pa kërkuar diçka në këmbim ishte diçka që vetëm njerëzit e mëdhenj mund ta bënin. Dhe në fakt, Erien dukej i tillë. Ndonëse i ftohtë ishte ai që e kishte ndihmuar që ditën e parë. Duke mbajtur vështrimin jashtë, një moment duket se ai e pikasi dhe e përshëndeti nga poshtë.

Si të turpërojmë veten, pjesa 147.

U largua nga dritarja dhe papritur dera u hap.

- E shyqyr që dole! - i tha Misheli.

- Do dilja një ditë tek e fundit. - tha ajo duke buzëqeshur. - Mishel sa kohë ke që punon këtu?

- Diku te 5 vite. Fillimisht më pushuan 3 herë të mira, por falë Dr. Piter u vendosa përfundimisht këtu.

Sa më shumë dëgjonte, aq më pak i besohej ajo çfarë Luçiano tha për të. Si mundej dikush që tregohej kaq human të fshihte nën vete vetë djallin?

Ndoshta po e gjykonte dhe asgjë nuk ishte e vërtetë.

- Duket njeri shumë i mirë ç'është e vërteta. Dr. Luçiano do më kishte shfarrosur tashmë.

- Në fakt ai dhe e bën. S'e di nëse e ka menduar ndonjëherë të vetëvizitohet. - tha Mishel dhe Ahriman qeshi.

- Po Erien? - pyeti ajo, kurioze për të mësuar diçka më shumë rreth tij.

- Erien ai tipi i zymtë?

- Erien nuk është i zymtë.

- Po flasim për të njëjtin person? Atë simpatikun me sy jeshil dhe një të çjerrë në cep të syrit?

- Sa mirë e paske skanuar! Po, ai.

- Nuk e di ku ja pe mungesën e zymtësisë atij. Gjithsesi, ai punon me Dr. Piter.

- Më tha se kishte biznesin e vet.

- Kjo nuk e mohon atë që thash më parë. Besoj do e marrësh vesh. Thjesht s'më takon mua ta them.

- Sa e rëndësishme qenka privatësia e ktij tipit. - tha Ahriman, kurse ajo i dha thjesht një buzëqeshje të zbehtë. - Unë po shkoj të marr një amita te makinetat. Të duhet diçka?

- Jo, shko dhe eja!

- Okej, nëse vjen Dr. Piter i thua pak të lutem?

- As mos e diskuto!

Doli nga dhoma dhe nisi të zbresë shkallët kur një forcë e kapi nga duart dhe e tërhoqi në një cep. Trupi i saj u ngjesh me të tij dhe zemra sa nuk i plasi nga frika.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now