Kapitulli 5

268 36 5
                                    

Pas një farë rruge vendosën të uleshin në një kafene të vogël meqënëse ishin ende shumë shpejt për të nisur punën

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Pas një farë rruge vendosën të uleshin në një kafene të vogël meqënëse ishin ende shumë shpejt për të nisur punën.

- Diçka për të pirë? - e pyeti ai.

- Një ujë do ishte mjaftueshëm.

- Ujë?

- Po ujë.

- Në rregull. - tha ai dhe bëri porosinë.

Më pas një qetësi vrastare pushtoi sërish momentin.

- Mendoj se është koha kur unë nis të flas? - e theu ai më në fund qetësinë dhe ajo pohoi me kokë. - Atë ditë, nuk e dija por gruaja ime kishte shkuar të abortonte fëmijën tonë. Kam qën i martuar me të prej 5 vitesh, një martesë që sa vinte dhe bëhej më mbytëse. E tradhëtoja dhe më tradhëtonte vazhdimisht, por nuk pranonte asnjëherë të ndaheshim. Ishte e fiksuar pas reputacionit që as nuk e kishte. Kur e njoha isha thjesht një student, kurse ajo vajza e pedagogut tim. Dukej... e çlirët. U lidhëm dhe pas 3 vitesh vendosëm të martoheshim. Fillimisht gjithçka ishte shumë bukur, por kur nisëm të tentonim për fëmijë nuk po funksiononte. Problemi ishte ajo. Debate, të bërrtitura e sherr. Kur unë mërzitesha shkoja dhe dehesha. Derisa nisëm të tradhëtonim njëri tjetrin duke u parë në sy. Para disa javësh kishim përvjetorin dhe kur të dy u kthyem në shtëpi vendosëm ta mbyllnim në krahët e njëri tjetrit. Kush e dinte se do të ishte hera e vetme që një fëmijë do të ngjizej. Nuk e doja, ndaj kisha kërkuar divorcin më parë. Kur ajo e mori vesh shkoi dhe abortoi pa më pyetur më parë dhe ma tha pasi doli nga klinika. Aty dola nga puna të arratisesha në alkool. Nuk e di si, por ti i ke parë të gjitha. Rreth orës 1 më vjen një telefonatë. Për gjyshin tënd. Kisha pirë, por isha ende i kthjellët mendërisht. Gjërat që po bëja, isha duke i bërë me vetëdije.

- Isha në bibliotekë. Nga atje të pash. - tha ajo dhe mund të dalloje lot në sytë e saj.

- Aq vonë?

- Jetoj vetëm dhe muret e shtëpisë duken mbytës natën.

- E kuptoj. - tha ai dhe vuri re se asaj po i dilte gjak nga hunda. - Je mirë?

- Më falni! - tha ajo duke u çuar nga tavolina menjëherë dhe u drejtua nga tualeti.

Kurse ai nuk dinte si të vepronte. Duhej të shkonte pranë saj? A di ishte gjëja e duhur?

Ishte ose jo vendosi ta bënte.

- Ahriman? Aty je? - tha duke trokitur lehtaz mbi derë. - Ahriman? Nëse nuk përgjigjesh do më duhet të hyj pa leje. - foli ai sërish, por asnjë zë. Mori frymë thellë dhe hyri të shikonte atë pa ndenja përtokë.

I kontrolloi frymëmarrjen dhe pulsin dhe ishte në rregull, por vuri re se ishte duke u djegur nga temperatura.

E mori ashtu në krahë teksa u kërkoi klientëve aty t'i thërrisnin një taksi.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now