Pasi u mendua për disa minuta, vendosi të shkonte në kuzhinë, por çfarë dreqin të vishte? Nuk është se ai i ofroi diçka veç fjalëve. Gjithsesi i erdhi diçka në mendje. Hoqi sutjenat dhe rrethoi shpatullat dhe trupin me çarçaf. Më pas i veshi sipër për ta mbajtur të fiksuar pas trupit copën dhe në bel vendosi rripin e pantallonave të saja tashmë të rreckosura. Dukej pak si ato indianet në filma kur e pa veten në pasqyrë, por ishte më mirë se pa të fare. Bëri të dalë nga dhoma, por ktheu kokën pas dhe pa rrëmujën aty. Rrobat e saj të grrisura mbi tokë, krevatin e prishur. U skuq. Nëse do e kishte parë nga larg do kishte menduar se ishte skena e përfituar pas seksit. Mblodhi rrobat dhe rregulloi krevatin kur dëgjoi atë t'i thërriste në emër.
- Erdha! - tha dhe doli.
- Jam poshtë! - tha ai dhe ajo nisi të zbresë shkallët duke vështruar përreth shtëpinë.
- Luçiano?! - tha duke hyrë në kuzhinë dhe shfryu e lehtësuar kur pa se më në fund kishte veshur një bluzë.
- Besoj se duhet ta ndash mendjen se si ke në plan të më thërrasësh. - tha ai pa kthyer ende kokën nga ajo.
- Më falni, doktor! - tha ajo duke u ndjerë si idiote. Nga e gjeti konfidencën për t'i thërritur në emër një burri 8 vjeç më të madh se ajo?
- Nuk ta thash në atë kuptim! - tha duke u kthyer nga ajo dhe buzëqeshi kur e pa. - Veshje interesante meqë ra fjala. - tha ai duke shtruar tryezën.
Tani po mendonte se do kishte qenë më mirë sikur të vinte pa gjë fare sesa kështu me çarçaf poshtë.
- Nuk kisha çfarë tjetër të vishja.
- Jo më fal mua, harrova të të lija diçka. Ulu të hash. - tha ai dhe ajo u bind si të ishte një instrument muzikor që luante notat që ai donte.
- Duket e shijshme! - i tha.
- Provoje atëherë, ç'pret? - tha ai duke e parë në sy.
- Më fal për reagimin tim pak më parë.
- S'ka gjë, ke të drejtë! Duhej të kisha menduar më pak për çfarë do thoshin të tjerët dhe më shumë se çfarë ishte e drejtë të bëja.
- Jo, jam e lumtur që zgjodhe këtë rrugë. - tha dhe ai vetëm pohoi me kokë. - Dhe desha të kërkoj falje. Nuk patëm mundësi në kafe për ta mbyllur ktë bisedë. Më fal që të gjykova, thjesht...
- Kishe të drejtë të reagoje ashtu, pavarësisht arsyes, sjella ime nuk ishte e drejtë. - tha dhe ktë herë ishte ajo që pohoi me kokë. Ndihej më e qetë tani që e dinte se gjyshin e saj nuk e vrau ai, por sëmundja dhe as vet nuk e kuptonte përse.
- Kam menduar të të marr sërish në grupin tim.
- Çfarë? Po Dr. Piter?!
YOU ARE READING
Mafia e Bardhë | ✓
Romance✁ - Mos u bëj qesharak! Do vallëzojmë këtu? - E ç'të keqe ka? - Sepse njerëzit normalë do sodisnin yjet. - Ne nuk jemi njerëzit normalë, ndaj janë yjet ata që na sodisin neve. - tha duke lëvizur nën tingujt e violinës.