Kapitulli 19

251 32 15
                                    

Ktë kapitull e keni qyl meqë "Ndjenjë e dehur" vajti 1K vota kështu që shijojeni🙂‍↕️🤚

Pasi dushit, veshi kombinimin që ai kishte përzgjedhur për të duke buzëqeshur si një fëmijë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Pasi dushit, veshi kombinimin që ai kishte përzgjedhur për të duke buzëqeshur si një fëmijë.

- Si dukem? - i tha duke shkuar në sallon ku gjeti një Erien që kishte hedhur vështrimin larg në oborr.

- Dukesh... si një ëndërr. - i tha ai me sy të buzëqeshur duke u ngritur nga kolltuku që ishte ulur.

Prekja e tij e butë dhe e pafajshme mbi lëkurën e saj e qetësoi si të ishte duke fjetur në lëndina kamomili.

- Me lejen tënde duhet të dal tani.

- Do të të çoj unë.

- Mendoj se do ishte më mirë sikur të shkoja vet dhe të mos krijonim shumë thashetheme.

- E dashura ime e zgjuar. - tha ai duke e puthur në ballë.

- Shihemi Erien! - tha duke puthur buzët e tij dhe duke dalë prej shtëpisë e lumtur pas kaq shumë kohësh.

Rrugën vendosi ta bënte në këmbë dhe kujtimet e netëve të fundit i lundronin në mendje. Papritur dëgjoi zilen e telefonit dhe e dinte se ishte ai.

- Më thuaj Luçiano!

- Ahriman! Je mirë?

- Unë? Po. Ju si jeni?

- Ju? Mesa kuptoj mbrëmja e kaluar paska shkuar mirë. - tha ai nga ana tjetër dhe ajo qëndroi e heshtur. - Nejse, përpara se të shkosh në spital, ndalo në kafenenë ku u ulëm atëherë. Duhet të vendosim menjëherë gjurmuesit dhe përgjuesit.

- Është vërtetë e nevojshme?

- Sigurisht që është Ahriman. Pse duhej të ta thosha nëse jo?

- Okay, vij aty për pak. - i tha dhe mbylli telefonin.

Duke ecur rrugës, sytë i zunë Kristelin.

- Ahrimannn!!! - dëgjoi zërin e saj prej së largu.

- Kristel? Këtej jeton ti?

- Poo. Ti ç'do këtej?

- Isha me një shoqe mbrëm dhe tani po shkoj nga praktika.

- Shoqe? Si quhet? Se mund ta njoh.

- Nuk mendoj se e njeh. - i tha ajo e vendosur.

- Si të thuash ti... Si ndihesh për sot?

- Mirë, normalisht.

- Do pyesja nëse ke stres, por s'besoj se aftësia jote të lë hapësirë të kesh.

- Çfarë thua Kristel? Ç'aftësi! Thjesht hera e fundit qëlloi një rast i njohur për mua.

- Offf Ahrimannn!! Boll qëndrove kaq modeste! Je e aftë dhe pikë! Imagjino vet Dr. Luçiano mori ndihmën tënde në sallë!

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now