Kapitulli 21

258 33 8
                                    

Duke ju uruar mirëseardhjen lexuesve të rinj dhe falenderuar ata që ishin këtu prej fillimit ju paraqes kapitullin e ri♥︎ Më kishte munguar vërtetë një watt plot notifications♥︎

Duke ju uruar mirëseardhjen lexuesve të rinj dhe falenderuar ata që ishin këtu prej fillimit ju paraqes kapitullin e ri♥︎ Më kishte munguar vërtetë një watt plot notifications♥︎

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Orari zyrtar i punës kishte përfunduar dhe ishte nisur së bashku me Erien për në shtëpinë e organeve. Gjatë ditës kishte reflektuar gjatë me veten dhe ja kishte dalë ta bindte ndërgjegjen e saj se gjithë ky gjak ne duart e saja ishte që të pastroheshin të ardhmet e njerëzve të pafajshëm. Sa për Erien, nuk mund t'i ndrydhte ndjenjat për të dhe nëse do i duhej të priste në pafundësi për të, do e bënte me gjithë qejf.

Hodhi vështrimin e tij që ishte fokusuar nga rruga dhe mundohej të deshifronte ndonjë lëvizje të tijën. Kërkoi në sy për ndopak ankth, por nuk e gjeti. Pa nëse duart i dridheshin, por ato që qendronin më stoike se kurrë.

- Ahriman po më dëgjon?! - tha ai duke kthyer pak kokën nga ajo.

- Çfarë?

- Ku ishe me mendje?

- Te ty. - i tha pa dashur dhe ai buzëqeshi.

- Po thosha që sonte do të duhet të përballesh me punën nga afër dhe do të duhet të tregohesh e fortë. Ti e di: mbijetojnë ata që përshtaten.

- Fatkeqësisht, e di. Po ti a do të jesh aty?

- Piter nuk lëviz as gurë pa djeninë time, kështu që do jem me patjetër, veçse duhet të vazhdojmë lojën e sjelljes ftohtë.

- Përse e fsheh prej tij?

- Nuk e fsheh prej tij, por prej mënyrës se si ai mund ta përdori si informacion. Ndaj është me mirë të mos e dijë askush që jemi bashkë. - i tha me zë të lartë dhe po shpresonte shumë që Luçiano të mos ishte duke e dëgjuar ktë bisedë nga përgjuesi.

Jo se ndjente diçka kundrejt tij, por nuk ndihej rehat.

- Je gati? - e pyeti para se të hapte derën e makinës.

- Nëse të kam ty pranë, po. - i tha dhe buzëqeshën të dy duke u drejtuar brenda godinës.

- O mirëmbrëma fëmijë! - foli Piter, i cili ishte ulur në tryezë me sytë nga televizori.

- E solla. - i tha Erien ftohtë.

- Studentja ime! Ulu! Duhet të hamë diçka para se të fillojmë. Nuk duam që të shndërrohemi në pacientë apo jo? - pyeti ai dhe Ahriman qeshi lehtë.

U pozicionua ngjitur me Erien në tryezë dhe dëgjonte bisedën rreth shpërndarjes së djeshme rreth Piter dhe Erien.

- Ahriman, se nuk të pyeta: si t'u duk shfaqja në sallë sot.

- Mbreslënëse!

- Një moment mendova mos të ktheu mendja kur dole ashtu nga salla.

- Jo, jo! Më paskeni keqkuptuar. Thjesht u ndjeva pak jashtë planeve që nuk më treguat më parë doktor. Si t'ua them... Nuk më pëlqen të mos jem në koherencë me planet tuaja.

- E dëgjon Erien? Kjo është ambicie! Fiks si ty në javët e para. - i tha i vetëkënaqur Piter.

- Ambicia e tepruar është vrasëtare Piter. - ju përgjigj  Erien me një kunjë që vetëm Ahriman mundi ta kuptonte.

- E vërtetë, e vërtetë. Se nuk të pyeta: Ahriman si shkon rruga me Erienin?

- Mirë, por do preferoja dikë më pak të ftohtë. - i tha ajo duke dashur të ngacmonte Erien dhe ndjeu dorën e tij mbi kofshën e saj.

- Hahahaha! E vërtetë! I kam thënë që kështu nuk e ka mirë se do vdesi vetëm, por nuk më dëgjon. Ti Ahriman ke ndonjë bandill në krah? - e pyeti Piter ndërkohë që dora e Erien kaloi poshtë fundit që ajo mbante veshur.

- Jo, doktor. Kam fillimisht shkollën dhe karrierën.

- E ke gabim! Jeta nuk është vetëm kaq e dashur. Duhet të mësosh si të punosh dhe shijosh.

- Po ju doktor? Meqë kaluam në tema private, a keni ndokënd në jetën tuaj? - e pyeti Ahriman dhe ndjeu Erien të ngrirë nga lëvizjet sikur diçka nuk shkonte.

- Oh, më kape në befasi. Kisha dikur. - i tha ai.

- Çfarë ndodhi me të? - e pyeti Erien, por mund të dallonte diçka ndryshe në zërin e tij. Jo ironi, por një nënsiguri në fjalë sikur ta dinte përgjigjen.

- Ka ndërruar jetë.

- Më falni! - i tha Ahriman duke vështruar me cep të syrit shikimin e Erien ndaj tij.

- Eh, nëse keni mbaruar duhet të çohemi! - u tha ai dhe u ngritën nga tryeza duke u drejtuar në një korridor që dukej i pafundmë, kur dëgjoi një derë të rëndë të hapej në atë dritë të dobët.

Sa hyri brenda, pa rreth e qark dhjetra shtretër frigoriferik prej xhami dhe njerëz në to. Nga ana tjetër qëndronin në kutitë e posaçme organe nga më të ndryshme.

- Kjo është dhe pasuria ime Ahriman!

- Duket... sureale! - i tha ajo duke kërkuar në mendje fjalën e duhur.

Rrënqethëse. E llahtarshme.

- Po e marr si kompliment!

- Veçse bën pak ftohtë... - tha dhe ndjeu shikimin e Erien mbi trupin e saj dhe u fokusua te fundi pak mbi gju që kishte veshur.

- Zonjushë Miller, kushtet janë ato që na falin cilësi dhe besueshmëri. Erien, ndihmoje doktoreshën me një veshje të përshtatshme. Po ju pres në sallën e diseksionimit. - tha ai dhe u largua duke i lënë të dy aty.

- Eja pas meje. - i tha Erien butë dhe mbërritën në një dhomë e cila lexonte se ishte për veshjen dhe i drejtoi një palë streçe të zeza, një bluzë të bardhë dhe uniformë kirurgjikale.

- Mendon se do ja dal? - e pyeti ajo teksa ai zbërthente kopësat e uniformës që ajo do të vishte.

- Mendoj se ja ke dalë tashmë.

- Erien? - i tha ajo kur ai bëri për të dalë.

- E njihje atë?

- Kë?

- Gruan e tij.

- Jo.

- Mirë. Erien? - i tha sërish tek ai mori të largohej dhe ai buzëqeshi lehtë.

- Rri pak sa të ndërrohem? Më duket se do më zihet fryma vetëm këtu. - tha dhe ai pohoi me kokë duke u ulur në stolin aty ndërkohë që ajo hoqi fundin që mbante veshur dhe veshi streçet që i tregonin aq mirë hijeshinë femërore. T'mos ishte për vendin, kohën apo situatën do i ishte afruar pa pritur e t'i gjuante me shuplaka të pasmeve të saj ndërsa e shijonte, por fatkeqësisht, gjithçka e kishte një farë limiti.

- Mos shiko më ashtu!

- Ahriman, nëse s'të shikoj kështu do dua të bëj diçka tjeter dhe Piter po na pret. - i tha ai, kurse ajo u bë gati dhe po shihej në pasqyrë.

U çua duke u vendosur pas saj, i la një puthje mbi qafë dhe u larguan për në sallën ku Piter ndodhej.

Dhe si gjithmonë: mori frymë thellë dhe vazhdoi me hapa të lehtë t'i afrohej.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now