Kapitulli 29

199 28 2
                                    

La çelësat e makinës mbi tryezë dhe u ul në kolltuk duke marr frymë thellë.

- Zonjushë Miller! - tha ai kur ajo u rehatua në kolltukun pranë tij. - Çfarë doje ti atje?

- Erien... mund të shpjegohem... Unë...

- Nuk po të kërkoj llogari rrëmuja ime. Thjesht ti je kaq... e paparashikueshme. Kemi 3 muaj që njihemi, së shpejti do të bëhemi prindër dhe paravërisht kësaj nuk e kisha kuptuar. Je thjesht... një enigmë!

- Është diçka e mirë apo e keqe?

- As vet nuk e di. Dua të të njoh Ahriman. Jam xheloz që dikush tjetër mund të di më shumë për ty sesa unë.

- Erien, askush nuk më njeh aq sa ty.

- Por Luçiano e dinte gjithë këtë, kurse unë mendoja se e urreje atë.

- E urreja në fillim. Sidomos pas vdekjes së gjyshit. Më pas m'u shpjegua për situatën dhe se ishte i pafajshëm për vdekjen e tij.

- Si lindi ideja të merrje pjesë në gjithë ktë?

- I doli papritur informacion për Piter dhe insistova të bëhesha pjesë e planit. Në fillim, mendoja se do i provoja të kundërtën, orë më vonë doli që ai më provoi fjalët që thoshte.

- E kuptoj. - tha ai dhe një heshtje pllakosi ajrin. Nuk kishte tension, nuk ndjente ankth. Ishte thjesht një bisedë të rriturish.

- Më fal nëse të kam lënduar. Erien të betohem se nuk do të shtypja ty për të fituar planin. Studiova një dosje duke...

- E di. Më tha Marku. Unë bëra të njëjtën gjë me ty, - i tha dhe ajo u ndje e vlerësuar, e dashuruar.  - Kam dhe një pyetje.

- Çfarë?

- Ka pasur diçka midis teje dhe Luçianos?

- Nga doli kjo?

- Ahriman, e pash si të shikonte apo se si më vështroi kur thash se je e dashura ime.

- Nuk kam pasur diçka të mirfilltë... Thjesht një puthje të vogël. Por ndodhi para teje. Të betohem se as nuk ndjej për të.

- Ahriman, boll u betove vazhdimisht. Të besoj rrëmuja ime.

- Thjesht nuk dua të të humbas tani që e di se në fund të kësaj ti do jesh aty.

- Eja këtu lulja ime. - i tha dhe ajo ju afrua duke u ulur në prehër dhe e përqafoi.

- Të dua shumë e di?

- Sikur ta dije sa shumë të dua unë Ahriman.

- E di. - tha ajo dhe ai ngriti njerën vetull. - E ndjej. - tha duke afruar buzët e saja mbi të tijat dhe në sinkronë lëviznin butë.

- Si kaluan sot dy princeshat e mia? - i tha ai në puthje duke i ledhatuar barkun.

- I poshtër! - i tha duke u çuar prej tij.

- Çfarë ndodhi?

- Ishim duke u puthur Erien!

- E çfarë bëra unë?

- E prishe momentin!

- Për atë Zot! Për ju pyeta.

- Jo! Ke filluar të mos më duash më. Nuk të pëlqej më si parë!

- Ahriman pash Zotin eja këtu! - i tha por ajo u largua nga salloni. E ndoqi dhe e pa të shkonte në dhomën e gjumit duke vështruar veten në pasqyrë.

- E dija! Jam shëndoshur! - tha ajo dhe ai qeshi. - A po e pohon madje?

- As nuk fola moj!

- Qeshe! Ik! Më lër vetëm! Nuk të dua më! - tha dhe dalloi lot në sytë e saj.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now