Kapitulli 13

264 33 4
                                    

Ndaloi makinën para një shtëpize të bukur me oborr plot drita e gjelbërim dhe ashtu si pa kuptuar, u ndje sikur po shikonte diellin në një ditë me dëborë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ndaloi makinën para një shtëpize të bukur me oborr plot drita e gjelbërim dhe ashtu si pa kuptuar, u ndje sikur po shikonte diellin në një ditë me dëborë.

- Kjo është shtëpia jote? - tha ajo duke qeshur butë ktë herë e me sy që i shkëlqenin.

- Po. Eja.

Dolën nga makina dhe kur ngjitën ato pak shkallë vuri re se Erien kishte marrje mendsh. Një i huaj do thoshte se kishte pirë dhe këmbët nuk po e mbanin më, por ja që nuk ishte kjo.

- Kujdes! - tha ajo duke prekur lehtazi krahun e tij, ndërkohë që ai e largoi prej vetes.

- Erien, nuk je mirë. Vendose krahun rreth qafës sime sa të hyjmë brenda për atë Zot! - tha ajo dhe ai e pa me sytë e tij të thellë që i ngjasonin një pylli të dendur me pemë e lule.

Gjithmonë e kishte pasur frikë pyllin, por në sytë e tij dukej kaq i bukur dhe paqësor.

Pa folur, bëri atë çka ajo i tha teksa Ahriman hapi derën. Ndonëse shtëpia dukej e vogël nga jashtë, hapësira brenda provonte të kundërtën.

Eci në drejtim të kolltukut dhe i kërkoi të shtrihej qetë. Vendosi dorën mbi ballin e tij dhe nuk u habit kur vuri re se po digjej.

- Po dal të marr çantën time dhe ilaçet. - tha ajo dhe ai thjesht pohoi në pamundësi për të folur.

U kthye brenda dhe nxori një termometër nga çanta e saj për ta kontrolluar. Tre minuta më vonë temperatura e tij shënonte 39,8ºC.

- Sa e kam?

- Shumë.

- Më bëj gati një antigripal nga ata që solla dhe mjafton. - tha ai dhe ajo u habit si ai edhe në gjendje të tillë ja dilte të ishte kaq vigjilent.

- Mund ta përdor kuzhinën? - tha ajo dhe ai pohoi lehtë me kokë duke mbyllur sytë.

Shkoi me vrap në kuzhinën e dukshme që aty dhe i pregatiti çfarë ai i kërkoi. Kur u kthye të çojë gotën mori një tas nga ato që ishin mbi banak dhe e mbushi me ujë të ftohtë. Nxori një napë nga çanta e saj, e ndau në pjesë të vogla dhe shkoi sërish te ai, i cili po flinte qetësisht.

Në momentin që vendosi mbi ballë kompresën e parë ndjeu dorën e tij ta kapte fortë nga kyçi.

- Jam unë!

- E di që je ti, por s'është nevoja.

- Jam unë mjekja zotëri.

- Tani e kuptoj pse deshe të vije.

- Pse?

- T'më ktheje në kavjen tënde eksperimentale. - tha ai dhe ajo qeshi pa kuptuar. - Ti qesh bukur.

- Faleminderit! Do thosha të njëjtën për ty, por s'para të kam parë të qeshur.

- Sepse kemi shumë pak ditë që njihemi.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now