Kapitulli 7

270 37 4
                                    


Duke bërë sot një përjashtim të vogël si kërkesë e juaja, po dalim pak nga të ashtquajtura "rregulla" me ktë kapitullin e tretë brenda ditës.

Gjithsesi, shpresoj t'ju pëlqejë! Mos harroni të votoni dhe komentoni!

Lexim të këndshëm dhe më thoni për çdo sugjerim që mund të keni! 🫶🏻

Për pak sekonda asnjë nuk foli, por të dy mund të dallonin tensionin midis tyre

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Për pak sekonda asnjë nuk foli, por të dy mund të dallonin tensionin midis tyre. Vështroi për herë të fundit buzët e saja mishtore dhe u largua prej saj duke mos e lejuar të kuptonte se në të vërtetë edhe atij po i zihej fryma.

- Është i asaj apo jo? - pyeti ajo pas pak minutash kur ai bëri të dalë nga dhoma pa dhënë ndonjë shpjegim.

- I kujt?

- Gruas suaj.

- Ish-gruas sime? Jo. E bleva për të, por nuk ja dhash kurrë.

- Pse?

- Sepse nuk ndihesha rehat ta bëja. Sikur fustani refuzonte të ishte i saj. Përmasa ishte fikse apo jo? Thjesht nuk doje ta vishje.

- Nuk ndihem rehat. Në fund të fundit... ajo mbetej ende gruaja juaj në letra dhe unë...

- Ti çfarë Ahriman? Nuk është se ka diçka midis nesh. Thjesht po mundohesha të të gjeja një veshje më të përshtatshme se bluza që mban ende veshur.

- Nuk desha të them atë.

- Eja si të duash. Do të çoj në shtëpi.

- Okay. - tha ajo paksa e zgjënjyer. A ishte ajo që e djallosi situatën apo ishte e vërteta që ju plas në fytyrë që e vrau paksa?

Hoqi sërish bluzën dhe u drejtua nga garderoba ku e pa të merrte veshjet që i dha më parë. Gjeti një këmishë të bardhë dhe e veshi duke e modeluar në mënyrë të tillë që të dukej si fustan. Hoqi sutjenat duke përfituar nga fakti se nuk kishte shumë gjoks që të dukej keq dhe i futi në çantë pasi po e bezdisnin. Në fakt, thjesht po ndihej në siklet nga ajo që ndodhi dhe i dukej sikur po i ngushtonin kafazin e kraharorit.

Zbriti poshtë dhe pa atë që kishte hedhur vështrimin në faqen me xham të shtëpisë me një gotë ujë në dorë. Kur i thirri, shikimi i tij u takua me të sajin dhe sytë e skanuan të tërën. Priste t'i bërrtiste. Tek e fundit ajo çfarë bëri nuk ishte e hijshme, por në vend të kësaj ai thjesht i dha një qeshje të vakët duke hapur derën e shtëpisë.

Nuk e dinte përse, por po i dukej sikur po largohej nga foleja e saj. Sikur të kishte vite aty dhe jo veçse 8 orë. Gjithsesi doli në oborr dhe vuri re oborrin e zymtë ku ndodhej porsche i tij. Tashmë ishte errësuae dhe për herë të parë paas kaq shumë kohësh po i mungonte vera dhe ditët e saj të gjata.

- Hip para. - i tha ai dhe ajo u bind pa bërë zë. Kur hyn në makinë ju duk sikur temperatura po rritej.

- E ndez pak kondicionerin?

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now