Kapitulli 15

251 34 10
                                    

- Je e lirë në darkë? - e pyeti ai teksa ishin rrugës për te shtëpia e saj

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

- Je e lirë në darkë? - e pyeti ai teksa ishin rrugës për te shtëpia e saj.

- Pse u mësove me kujdestare? - tha dhe ai qeshi. - Dhe ti qesh bukur.

- Kisha kohë pa qeshur.

- Kujdes se po më ushqen egon.

- Do të thotë kjo se je e lirë në darkë?

- Po më ftoni për darkë zotëri?

- Po, zonjushë.

- Ndoshta jam.

- Po e marr si po.

- A nuk ke punë sonte Erien? - tha ajo duke sjellë atë dhe veten në realitet.

E vërteta është se gjithçka ishte kaq e bukur. Do donte sikur të jetonte brenda mëngjesit gjithë jetën. Pa Piter, pa trafikim organesh dhe pa Luçiano.

Mendoi se ndihej i tërhequr ndaj tij, por e vërteta është se ai njeri e streson.

- E rregulloj atë. Nuk është problem.

- Do doja të mos ekzistonte fare.

- Mbase merr fund një ditë. Ajo punë desha të them.

- S'besoj se do të hynte në xhep.

- Ndoshta po.

- Çfarë do të thuash?

- Po hidhja ide ashtu kot.

- Okay. Mund t'më lësh dhe këtu.

- Edhe 20 metra nuk do më prishnin punë.

Heshtje sërish. Kishte përshtypjen se në atë fjalë gjendej diçka ose thjesht donte të kishte diçka në to në mënyrë që në fund kur të mbaronte, ai t'mos duhej të largohej.

Ndaloi makinën dhe u kthye nga ajo.

- Të të marr në 8 sonte?

- Flasim për ktë më mirë. Dua të dal, por s'e di.

- S'ka gjë. - tha duke ju afruar dhe e puthi në faqe.

Buzëqeshi.

- Mirupafshim Erien.

- Mirupafshim Ahriman.

Doli nga makina, pa përreth, por gjithçka mund të gjente ishte makina e Luçianos, por jo vet ai.

U ngjit lart dhe pa se para derës po qëndronte ai.

- Luçiano! Mund të të kishte parë dikush! - tha duke hapur derën me shpejtësi dhe u futën brenda.

Sapo mbylli derën, dora e tij e kapi nga qafa dhe puthiti buzët e veta me të sajat. Diçka që atë vet e neveriti. E shtyu pas dhe dalloi në sytë e tij zhgënjim. Por përse të ishte i zhgënjyer?

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now