Shikonte nga ora që shënonte tashmë 11 dhe vriste mendjen çfarë të ishte duke bërë Luçiano. A po e mendonte atë çfarë ndodhi po aq sa edhe ajo? Apo kishte fjetur ose e kishte mbytur veten në punë? Sa më shumë mendonte, aq më të lagur e ndente veten poshtë. Hapi telefonin dhe klikoi video pornoje në internet, diçka që kishte kohë që nuk e kishte bërë. Mendoi se mund ta shuante pulsin poshtë saj, por nuk ndodhi asgjë. Në atë moment në errësirën e asaj nate bëri atë që se kishte menduar kurrë më parë: po prekte veten duke imagjinuar se në fakt ishte prekja e tij. Nisi të rënkonte butë derisa u ndje idiote dhe shkoi në tualet të pastrohej. U shtri të flinte dhe ashtu e kaploi gjumi.
Kur u zgjua në mëngjes, nuk ishin më dëshirat seksuale ato që e mundonin, por ideja se si do t'i dilte atij para sot. Tek e fundit, kishin një plan për të ndjekur.
Duke parë orën se ishte shpejt bëri një dush dhe më pas i rregulloi flokët e saj me onde. U vesh, vendosi kufjet ndonëse pa muzikë dhe doli nga shtëpia duke e marr rrugën në këmbë. Në kthesë shikon Esrën.
- Ahriman! Ndalo pak, të lutem! - e dëgjoi dhe u bind ndonëse nuk e kuptoi përse.
- Mirëmëngjes edhe ty!
- Ahriman, më vjen keq për ato çfarë thash në inat e sipër. Vërtetë nuk doja, thjesht isha shumë e çoroditur nga ndjesia pranë Luçianos dhe fola kot. Gjithashtu, më vjen keq për gjyshin. Të gjithë e dinim sa e lidhur ishe me të. - tha ajo dhe Ahriman e lodhur nga fjalët e kota thjesht pohoi dhe i ktheu përqafimin.
Pas një farë rruge me biseda të kota duke kaluar rrugën dëgjuan një borie makine. Ishte ai. Ndjeu zemrën t'i rrahë më fortë se zakonisht, kur takoi sytë me të. Ai ndërkohë ngriti dorën dhe e hoqi vështrimin prej saj.
- A e pe?!?!?! - tha Esra duke psherëtirë me entuziastëm.
- Çfarë?
- Më përshëndeti Ar! Zottt!! Dita e sotme duket që do jetë e bukur. - i tha e shoqja dhe ndonëse donte t'i thoshte se jo, e mbylli gojën për të mos prishur planin.
- Ah po! E pash. Normal që sillet mirë me ty. Studente e tij je tek e fundit.
- Ose mund të bëhem dhe më shumë. Do e lija t'më zhvigjëronte!
- Esra për atë Zot ai burrë është 8 vjeç më i madh se ne!
- E çfarë pastaj? 8 vite nuk janë shumë. Si prindërit e tu dhe të mitë kanë 9 dhe duken ende të dashuruar. - ju kundërpërgjigj ajo dhe në fakt, kishte të drejtë.
- A s'është i martuar gjithsesi?
- Mesa dëgjova dje infermieret kur ai mungonte, po divorcohet. Kushedi me çfarë do jetë marr dje. - i tha dhe ajo u gëlltit dhe e mblodhi veten kur pa Dr. Piter së largu.
- Mirëmëngjesi doktor! - e përshëndeti.
- Ahriman mirëmëngjes! Më bëhet qejfi që erdhe. Shoqja juaj? - tha ai duke parë nga Esra. Ndonëse arsyeja pse ai pyeti nuk ishte ajo, gjithmonë e kishte adhuruar pamjen e Esrës. Trupi i saj ishte më femëror, flokët në biond dhe tipare të bukura. Me pak fjalë gjithçka që ajo nuk ishte.
- Esra, është një moshë me mua. E bën praktikën me Dr. Luçianon. - tha ajo.
Pas shakave të Dr. Piter të dyja vajzat po qeshnin kur ajo dalloi së largu atë tek vinte. Buzëqeshja ju venit paksa. Ndihej më keq se në gjemba. Duket se Dr. Piter e vuri re pasi ktheu kokën të shikonte pas dhe më tej i buzëqeshi. Tek e fundit ajo sjellje po i hynte në punë planit.
- Esra! Eja me mua! - tha ai ftohtë pa e parë as në sy dhe pa e përshëndetur.
- Mirëmëngjes dhe ty Luçiano! - i tha Piter me një nënqeshje dhe ajo gëlltiti lotët pa kuptuar as pse ishin aty. Ndërkohë në një moment më pak se një sekondë u panë në sy.
- Je gati për sot Ahriman?
- Po doktor.
- Eja pas meje. - i tha ai dhe ashtu bëri ajo. Ju bashkua grupit të saj dhe gjatë ditës asistoi së bashku me dy nga miqtë e saj në një operacion teksa grupi paralel, ai i Luçianos dhe pjesa tjetër e grupit të saj i ndiqnin nga xhami sipër sallës së operimit.
- Ka dikush dëshirë ta qepi plagën? - foli Dr. Piter duke parë nga ajo.
- Unë nëse mundem doktor. - tha ajo me një buzëqeshje në fytyrë.
- Patjetër që mundesh. Po ju pres jashtë ndërkohë që kolegët mund të rrinë këtu e të ndjekin ose ndihmojnë nëse e ke të nevojshme. Ishit të tre shumë mirë sot. Jam i kënaqur nga ju. - tha ai. - Sidomos nga ty Ahriman. - vazhdoi dhe buzëqeshja e saj u dallua akoma edhe më shumë poshtë maskës.
Sytë e saj po buzëqeshnin më shumë se buzët.
Duke qepur, ngriti kokën një moment dhe si për dreq takoi sytë me të i cili e shikonte zymtë.
- Ahriman? - i tha shoku që ndodhej aty. - Mund ta vazhdosh?
- Si? Po! Thjesht m'u kujtua diçka. - tha duke i buzëqeshur dhe pasi mbylli plagën doli jashtë sallës. Po lante duart kur miqtë e grupit të saj ju bashkuan duke brohoritur për të 3 miqtë e tyre.
Ishte bukur. Të shikoje kolegë që festonin suksesin tënd si të ishte i tyre.
- Ahriman!! Ja dole për mrekulli gocë!!! - i tha Kristeli, një ndër shoqet më të afërta që kishte zënë në grup.
- Pooo!!! - thanë të gjithë njëzëri dhe po qeshnin derisa Luçiano erdhi dhe u foli për zhurmën e krijuar. Tashmë ishte radha e grupit të tij. Ishin përzgjedhur Esra dhe dy të tjerë që nuk i njihte. I uroi suksese kur u shkëmbye teksa u drejtua për në dhomën e xhamit nga ku mund të ndiqje operacionin.
- Ari, mund të vish me mua te makinetat? - i tha Kristel dhe ajo pohoi.
- Ishe vërtetë e mrekullueshme sot Ahriman!
- Ma the mickë! - i tha Ahriman duke qeshur.
- Ta them prap. Unë nuk mendoj se jam te kirurgjia. Sesi ndihem. Por ti po! Ke për t'u bërë një kardiokirurge e zonja!
- Nëse e fitoj specializimin.
- Nëse jo ti, kush do e fitoj?
- Boll më bëre qejfin!! - i tha ajo duke qeshur teksa ngjisnin shkallët.
- Nuk po të bëj qejfin. Madje dhe Dr. Luçiano dukej i mahnitur nga lart.
- Ai literalisht më urren. Ta kam treguar pse.
- Ohoo!! Mua sot m'u duk sikur po të shikonte me adhurim, sepse punove mirë! Dhe ai e pohoi një moment.
- Po, po!
- E kam seriozisht! Po fliste me mjekun tjetër dhe kur ju desh të zgjidhte se kush ishte më i aftë, tha emrin tënd.
- Rrezik veç atë ka mbajtur mirë.
- Mirë beso ça të duash! - tha dhe hynë në sallë.
Tashmë më në fund kishte mundësinë ta vështronte nga larg pa rënë shumë në sy. Gjithçka po shkonte mirë, apo jo?
YOU ARE READING
Mafia e Bardhë | ✓
Romance✁ - Mos u bëj qesharak! Do vallëzojmë këtu? - E ç'të keqe ka? - Sepse njerëzit normalë do sodisnin yjet. - Ne nuk jemi njerëzit normalë, ndaj janë yjet ata që na sodisin neve. - tha duke lëvizur nën tingujt e violinës.