Një javë më vonë
Jeta i ngjason diellit. E plotfuqishme dhe plot dritë.
Pas pushimeve po afronte më në fund dita ku gjithçka do të mbaronte dhe rrezet e diellit do të lindnin sërish.
Dëgjoi zërin e telefonit teksa po bëhej gati dhe shkoi të shikonte kush po i telefononte. U habit kur pa emrin e Luçianos në ekran.
- Alo! Ka ndodhur diçka?
- Ahriman! Jo. Mirëmëngjes! Thjesht desha të të lajmëroj për atë pjesën e planit.
- Ah po! Më falni, thash mos kishte ndodhur diçka.
- Jo. Gjithçka është mirë vetëm se sot duhet të bëjmë një mbledhje të fundit. Kjo histori po vjen drejt mbarimit. - i tha ai me një zë neutral.
- Më në fund! Ku do të takohemi?
- Do të ta çoj vendodhjen me mesazh kur t'ma nisi ndonjë prej stafit policor.
- Okay! Shihemi!
- Mirupafshim Ahriman! - tha dhe mbyllën telefonin pas disa sekondash heshtjeje të sikletshme.
Sado mundohej të tregohej e lirshme me të, për arsye të panjohura nuk mund ta bënte. Do qëllonte gjithmonë të ndihej në gjemba. Ndoshta falë ndjenjave që ajo dinte se ai i kishte për të. Ndoshta për shkak të asaj që kaluan atë natë. Këtë nuk mund ta thoshte me siguri, por diçka e brendshme e bluante vazhdimisht dhe qetësohej vetëm kur ndodhej pranë Erien.
Mbaroi make up-in dhe telefonoi Erien duke i thënë se sot nuk do të ndodhej në spital dhe ai nuk e pyeti më shumë. Ndoshta një ndër gjërat që e qetësonte më shumë në praninë i tij ishte besimi që ai kishte ndaj saj. Edhe ajo i besonte, por kishte përshtypjen se disa gjëra kishin kohën e vet për t'u thënë me zë të lartë. Mezi po priste të hidhte pas krahëve kto ditë dhe ti vinte kapakun kësaj historie. Kishte siguruar një sërë dokumentash edhe për Erien në mënyrë që ai të dilte i pastër prej kësaj. Maksimumi do i duhej të paguante një pagesë mujore kundrejt shtetit, por nuk mendonte se ky ishte problem.
Doli e buzëqeshur prej shtëpisë dhe u nis për në vendndodhjen që i dërgoi Luçiano. Kur mbërriti pa se ishte e fundit që kishte mbërritur.
- Përshëndetje grupi! Më falni për vonesën!
- Mirë se erdhët znjsh. Miller! Uluni! - i tha kryeorganizatori i planit dhe ajo u bind.
- Përse jemi ende duke pritur? A s'jemi të gjithë? - pyeti ajo duke parë nga Luçiano.
- Në fakt, desha t'ju informoj i lumtur se këtij rrugëtimi do i bashkohen edhe pjesëtarë të forcave sekrete, ose të njohura ndryshe si FBI.
- FBI? - thanë si ajo ashtu edhe Luçiano njëkohësisht.
- A kanë mbulim edhe në Europë? - pyeti Ahriman e habitur dhe ai pohoi.
- Pyetja e vërtetë është: a kemi vërtetë nevojë për ta? Personalisht, më duket më shumë se i mjaftueshëm informacioni i siguruar nga Ahriman.
- E vërtetë, por në ktë moment kemi të bëjmë me më shumë se ego profesionale organizative. Bashkimi me ta në ktë finalizim do na ndihmonte. Ju kujtoj se kemi përballë një organizatë kriminale të fuqishme dhe sulmi do jetë i vështirë.
- E vërtetë. Tek e fundit, ju e dini më mirë. - tha Luçiano dhe të gjithë personat prezent ranë dakort me fjalët e tij.
- Duhet t'i presim edhe shumë? - foli Ahriman.
- Jo, besoj se do jenë duke ardhur. Ah, ja ku janë! Kujto mikun, bëj gati petanikun! - tha kryeorganizatori dhe të gjithë u kthyen të shikonin se kush ishte. Me shumë mundësi, ajo e kishte parë diku të infiltruarin e tyre ndonëse nuk e ka pikasur.
- Erien...?! - psherëtiu kur pa se ai ishte pjesë e forcave sekrete.
- Ahriman?! - tha ai duke u afruar pranë saj.
- Zoti Laurier! - tha kryeorganizatori duke i dhënë dorën ndërkohë që Luçiano hidhte vështrimin sa te Erien dhe te Ahriman. - Njiheni me zonjushën Miller?
- Po. - tha ai dhe trupi i saj u tendos prej përgjigjes së tij. - Është e dashura ime.
- E dashura? - ndërhyri Luçiano duke tërhequr vëmendjen e tij.
- Doktor? Edhe ju këtu?
- Ta mendosh që ju shikoja çdo ditë Erien.
- Zoti Laurier doktor. Zoti Laurier. - tha ai duke zënë një vend pranë Ahriman dhe duke kaluar dorën pas shpinës së saj.
- Sigurisht, zoti Laurier.
- Epo mendoj se s'është e nevojshme t'ju prezantoj. Zoti Laurier është i infilturari dhe njëkohësisht shefi që forcat sekrete kanë caktuar për këtë çështjeje. U bë rreth një vit që punoni për këtë punë apo jo?
- Më shumë se një do thosha.
- E paskeni pasur shumë të vështirë mesa shoh, ndryshe nga ne. - tha Luçiano duke u krekosur dhe mund të nuhasje tensionin në ajër midis tyre.
- Gjithçka ka kohën e vet doktor. Ashtu si ju në mjekësi ndiqni metodat tuaja, ne ndjekim të tonat.
Diskutan gjatë rreth planit dhe sulmit që do të realizonin të nesërmen dhe Ahriman nuk mund të fshihte të qeshurën në sytë e saj. Pra kjo paska qenë ajo që ai i mbante të fshehtë. Arsyeja pse ishte kaq i sigurtë se do ja dilnin ta mposhtnin mizorinë e Piter.
E shikonte me adhurim kur fliste dhe shpjegonte një nga një hapat e planit dhe ndihej krenare që kishte dikë si ai në krah. Në fakt, gjithmonë ishte ndjerë ashtu.
- Atëherë besoj se plani u kuptua. - tha kryeorganizatori i cili quhej Mark. - Gjithsesi po ju bëj edhe njëherë një përmbledhje. - tha ai dhe pikërisht në atë moment ndjeu dorën e Erien mbi kofshën e saj.
Ndjeu frymëmarrjen t'i vështirësohej dhe e pa në sy, kurse ai i buzëqeshi.
- Ahriman, kam makinën aty. Merr çelësat dhe më prit brenda. - i tha Erien pasi mbaruan mbledhjen.
- Pse?
- Ahriman, të lutem! - i tha ai qetë dhe ajo ja ndoqi fjalën.
U fut në makinë dhe pa se Erien priti derisa Luçiano doli dhe i komunikoi diçka. Nuk e dinte se çfarë, por një moment sytë e tij të qeshur e panë prej së largu. sikur të ishin duke folur për të. Më pas Luçiano u kthye drejt saj dhe e pa me një shikim po aq të butë sa edhe të dashurisë së saj.
- Çfarë folët? - e pyeti ajo kur ai u fut në makinë dhe ai qeshi lehtë.
- Asgjë të rëndësishme rrëmuja ime.
- Erien, për këtë...
- Jo tani Ahriman. Flasim kur të shkojmë në shtëpi. - i tha dhe ndezi makinën duke u larguar prej aty.
YOU ARE READING
Mafia e Bardhë | ✓
Romance✁ - Mos u bëj qesharak! Do vallëzojmë këtu? - E ç'të keqe ka? - Sepse njerëzit normalë do sodisnin yjet. - Ne nuk jemi njerëzit normalë, ndaj janë yjet ata që na sodisin neve. - tha duke lëvizur nën tingujt e violinës.